Anti-Monitori, homologu i keq i Monitorit, lëshohet në Multiversin DC dhe fillon të shkatërrojë Tokat e ndryshme që e përbëjnë atë. Monitori përpiqet të rekrutojë heronj nga i gjithë Multiverse për të luftuar.
Një grua e re me emrin Sem, e gjen veten të bllokuar në qytetin e Nju Jorkut, gjatë fazave të hershme të një pushtimi nga krijesa aliene me dëgjim ultra të ndjeshëm.
Një djalosh i ri takon për herë të parë miqtë e të dashurës së tij të re në mbrëmjen e tyre të zakonshme të lojës, duke e vënë atë nën presion për të lënë një përshtypje të mirë. Por më pas papritur shfaqet edhe ish-i i saj.
Një grup miqsh të vjetër universiteti ribashkohen në një udhëtim zhytjeje
në Karaibe për të eksploruar rrënojat e një luftanijeje të Luftës së Dytë Botërore
dhe e gjejnë veten të bllokuar brenda labirintit
nënujor të anijes së ndryshkur të rrethuar nga peshkaqenë të mëdhenj.
Psikologu social amerikan, Ben Monro, heton një kult vendas të lidhur me ngjarje shqetësuese. Teksa ai përfshihet në punwn e tij, vajza e tij rebele, Mazi, përfshihet me një djalë vendas të mistershëm, i cili e prezanton me festat e fshehta të qytetit. Teksa këto dy botë kryqëzohen, Mazi e gjen veten në një rrezik të madh dhe Benit do t'i duhet të luftojë me kohën për ta shpëtuar.
Pas një albumi të dështuar, ylli i rokut Xhon Allmani,
arratiset në një ishull mesdhetar, vetëm për të zbuluar
se shtëpia e tij e re buzë shkëmbit ka një famë fatkeqe,
që tërheq vizitorë të padëshiruar dhe një romancë të vjetër.
Hakmarrja nuk ka qenë kurrë më e ëmbël. - Kur 93-vjeçarja Thelma Post mashtrohet nga një mashtrues telefonik që pretendon të jetë nipi i saj, ajo nis një kërkim të pabesë nëpër qytet për të rimarrë atë që i ishte marrë.
Kur emri i kapitenit të tyre të ndjerë lidhet me kartelet e drogës, policët e Majamit, Majk Lauri dhe Markus Burnet, nisin një mision të rrezikshëm për të pastruar kujtimin e tij.
Pas vdekjes së shpikësit të çuditshëm Vladislav, një familje mblidhet për të trashëguar pasurinë e tij. Papritur, ai përgatit një lojë të fundit për të testuar ribashkimin dhe punën e tyre në grup.
Kur Smajli, Kristofer Coxi merr përsipër Kompaninë e drogës 'Vala'
nën udhëheqjen e gjyshit të tij të ndjerë
Eduard Coxit, një vigjilent i maskuar, 'Rendeli', hakmerret për vrasjen e familjes së tij'.
Ardhja dhe vendosja e njerëzve në Amerikën e para dhe pas Luftës Civile, duke eksploruar Perëndimin amerikan. Historia zhvillohet në vitin 1859 në territore që shtrihen nga Uajoming në Kanzas.
Instinktet e mbijetesës së një familjeje që udhëton në rrugë vihen në provë,
kur nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të kalojnë natën në një shtëpi të largët.
Titrat u rregulluan!Detektivi Ma Seok-do bëhet pjesë e një grupi hetimi të krimeve kibernetike, me synimin për të arrestuar Baek Chang-ki, një ish-mercenar dhe drejtuesin e një rrjeti kazinosh.
Xhei Xhei, një agjent veteran i CIA-s, ribashkohet me të mbrojturën tij Sofin, në mënyrë që të parandalojnë një skemë katastrofale bërthamore
që synon Vatikanin, e cila shkatërron një udhëtim të korit të gjimnazit në Itali.
Një milioner egocentrik vendos të ftojë fëmijët e tij në përvjetorin e 75-të të ditëlindjes. Në fakt, bindja e tij është se shtëpinë tyre e kanë magjepsur.
Ndiqni Red, vajzën e Mbretëreshës së Zemrave, dhe Kloen, vajzën e Hirushes, ndërsa bashkohen për të shpëtuar Auradon duke udhëtuar pas në kohë duke përdorur orën e xhepit të Lepurit të Bardhë, për të ndaluar një ngjarje që do të shkaktonte pasoja të rënda.
Pas një ribashkimi të papritur me babanë e tij të humbur prej kohësh, macen e rrugës Vik, Garfieldi detyrohet të lërë pas jetën e tij shumë të rehatshme. Së bashku me Vikun dhe Odin, ai planifikon një grabitje të çmendur.
Pasi i vrasin vajzën në një mënyrë të tmerrshme, një grua e kthen shtëpinë e saj në një kurth për vrasësin, duke filluar kështu aventurën e hakmarrjes ndaj tij.
Kur një medaljon hiqet nga një kullë zjarri e shembur në pyll, që mban kufomën e kalbur të Xhonit, një shpirt hakmarrës i nxitur nga një krim i tmerrshëm 60-vjeçar, trupi i tij ringjallet dhe është i dëshpëruar për t'u hakmarrë.
Tifani "Reks" Simpson gjithmonë ka ëndërruar të shkojë në hapësirë dhe aplikimi i saj "i ndryshuar" e ul atë në programin e trajnimit ultra-konkurrues të astronautëve të NASA-s. Mundet kjo vajzë nga Florida të mbështetet në zgjuarsinë e saj dhe vendosmërinë për të kaluar përmes stërvitjes dhe në kozmos para se të zbulohet?
E kaluara e dhunshme e një predikuesi laik vihet në pikëpyetje dhe besimi i tij vihet në provë, kur përfshihet në një luftë të përgjakshme midis fiseve maori, pasi mbërriti në një vendbanim britanik në vitet 1830...