Dy kushërinj, kriminelë të rëndomtë përfitojnë 4 ditë lirim nga burgu. Fati i keq do i ndjekë nga pas edhe në këto 4 ditë ku ata vetë do mësojnë që janë më të sigurtë në burg se në liri.
Kur një kamion përplaset në një tunel në Norvegji në mes të një stuhie dëbore, është në duart e të mbijetuarve dhe të skuadrës së shpëtimit të sigurohen që dita të mos përfundojë në tragjedi.
Nikita, një ish-operativ rus, është punësuar për të neutralizuar forcat private të sigurisë në një fabrikë të zonës,
në mënyrë që punëdhënësi i tij të mundë të zhvatë biznesin nga pronari i fabrikës.
Nikita dhe grupi i tij i luftëtarëve të mirë-trajnuar marrin më shumë sesa ranë dakord
kur rezulton se fabrika në të vërtetë është në pronësi të një komandanti të rrezikshëm lufte të lidhur me ushtrinë ruse.
Një histori e vërtetë e cila përshkruan sfidat që ushtarët afro-amerikanë duhet të përballojnë në fillim te Luftës së Parë Botërore. Revolta kundër epërsisë së njerëzve te bardhë krijon Lëvizjen e të drejtave civile gjatë viteve 50-60.
Pas 5 vitesh martesë, Beni vazhdon të jetë i dashuruar marrëzisht me gruan e tij, deri ditën kur ai poshtërohet dhe zbulon në publik se ajo po e tradhton. Kështu ai bashkohet me shokët e tij që kanë probleme martesore dhe formojnë klubin e të divorcuarve.
Njeriu poshtë maskës, i vendosur për të marrë hak për shkatërimin e shtëpisë së gjyshërve. I lodhur nga intrigat dhe manipulimet e shtetit ku jeton, vendos të marrë gjithçka në dorë dhe të luftojë i vetëm.
Të arrish të mbash gjallë një mardhënie te fortë dhe të qëndrueshme, duke përballuar sfida të mëdha. Humbja e vetvetes dhe kujtimeve që të shoqërojnë në çdo hap të jetës që fshin historinë e dashurisë si pasojë e përhapjes së një "misteri" shkatërues.
Gjatë një stuhie të furishme dëbore, Stivi kthehet në shtëpinë e tij.
Kur ai ofron t'i shlyejë një borxh të vjetër një banakieri të thinjur, duke i treguar një histori,
ngjarjet e natës shumë shpejt kthehen në dyshime dhe identitete të dyfishta.
Në vitin 1917 Ip Man erdhi për herë të parë në Hong Kong për të studiuar, por jeta e tij paqësore në kampus u prish papritur. Një situatë tronditëse pengmarrje ndodhi ditën kur shkolla zhvilloi një konkurs të fjalimit në anglisht.
Të takosh të dashurin dhe ish të dashurën gjatë një funerali, historia e një studenteje të cilës i duhet të durojë për hir të prindërve turpin e veprimeve të saj.
Një grua e trazuar në prag të divorcit kthehet në shtëpi tek motra e saj e vogël pas viteve të ndara. Por kur motra dhe kunati i saj tradhtojnë besimin e saj, ajo fillon një kryqëzatë të egër hakmarrjeje.
Pas daljes në treg të romanit të saj të ri, shkrimtarja 35-vjeçare Kejt është e ftuar nga ish-profesori i saj të flasë në universitetin ku ka studiuar. Pasi pranoi ftesën, Kejt e gjen veten të zhytur thellësisht në jetën e një grupi studentësh kolegji.
Agjenti federal Aron Falk kthehet në qytetin e tij pas njëzet vjetësh për të marrë pjesë në varrimin e shokut të tij të fëmijërisë. Por kthimi i tij hap një plagë të vjetër tek banorët e qytetit, çështjen e pazbardhur të vdekjes së një vajze adoleshente.
Ndihma është shpresa e vetme për një vajzë, jeta e së cilës lidhet vetëm me një baba dhe kujtesën e tij të dobët. Refuzimi i karrierës dhe jetës për të shpëtuar njeriun më të rëndësishëm për këtë, babain.
Pjesëtarët e një skuadre shpëtimi brenda Gardës Bregdetare Kineze, janë të detyruar të lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre personale për të zgjidhur disa misione të rrezikshme.
Një adoleshente e arratisur merr pjesë në një studim të gjumit,
që bëhet një makth në thellësitë e mendjes së saj
dhe një ekzaminim i frikshëm i fuqisë së ëndrrave.
Aida është një përkthyese për Kombet e Bashkuara në qytetin e vogël të Srebrenicës, në Bosnje. Kur ushtria serbe pushton qytetin dhe merr kontrollin, ajo kërkon të shpëtojë familjen e saj në kaosin e një lufte të dhimbshme.
Në 93 vitet e jetës së tij, Atenborou ka vizituar çdo kontinent të globit, duke eksploruar vendet e egra të planetit dhe duke dokumentuar botën e gjallë në gjithë larmishmërinë e saj. Por gjatë jetës së tij, Atenborou ka parë me sytë e tij edhe ndikimin monumental të njeriut mbi natyrën. Ky dokumentar është dëshmia e jetës së tij.