Kur Dasti mëson se motori i tij është dëmtuar dhe mund të mos garojë më kurrë, bashkohet me një njësi zjarrfikësish pyjorë që të trajnohet si zjarrfikës.
Erik Love, 19 vjeç, futet në burg. Në ditën e tij të parë, ai sulmon një tjetër të burgosur dhe disa roje. Atij i ofrohet terapi në grup dhe babai i tij, gjithashtu një i burgosur, përpiqet ta ndreqë djalin e tij . A a ja del ai të rehabilitohet?
Lulu i kalon ditët duke ngrënë ushqim të porositur, duke luajtur me macen e saj dhe duke spiunuar një fqinj të çuditshëm, por kur nëna e saj bie në dashuri, jeta e saj merr një kthesë të papritur.
Mateu është një shkrimtar i ri 25-vjeçar i cili ëndërron të botojë romanin e tij. Një ditë ai gjen dorëshkrimin e një plaku që sapo ka vdekur dhe e boton në emër të tij, por sekreti i tij zbulohet shpejt.
Një ish komando që është shtirur si i vdekur për të kaluar një jetë të qetë në Boston lë mënjanë qetësinë për të shpëtuar një vajzë të re dhe e gjen veten përballë gangsterëve rusë.
Një biznesmen i rëndësishëm i apasionuar pas gjuetisë dhe një djalosh i ri, guidë vendase, luajnë një lojë të rrezikshme gjatë gjuetisë në shkretëtirën Mojave.
Një natë, Kripa është në arrati nga seksi dhe dhuna kur takon Sadhavin, një grua që çuditërisht i ngjan nënës së tij të vdekur. Ajo i jep atij strehë dhe e mëson të udhëtojë brenda përmes seksit.
Pilotët Gjermanë dhe ata Britanike rrëzojnë njeri tjetrin në dëbore, dhe e gjejnë veten në të njëjtën kabinë, në përpjekje për t’i mbijetuar acarit të Norvegjisë.
Në vitet 1820, Hugh Glass, një banor i zonave kufitare, nis hakmarrjen e tij ndaj atyre që e braktisën duke e menduar të vdekur pasi u sulmua në pyll nga një ari.
Çapman, një ish-marins, pasi i rrahin motrën për vdekje në një nga lagjet e varfëra të Brazilit, ai do të kërkojë autorët e kësaj ngjarjeje dhe do të zbuloj disa fakte tronditëse.
E mërzitur me martesën e saj me një mjek fshati dhe e mbytur nga jeta në një qytet të vogël, Ema Bovari, ndjek ëndrrat e saj pasionante pavarësisht se sa mund ti kushtojnë ato.
Një vigjilent i maskuar që zbulon anën e errët të heroizmit. Shkuarja pas super-kriminelit më famëkeq të vendit e lë jetën dhe reputacionin e Sparks në gërmadha.
Nje bankier i suksesshëm humbet gruan në një aksident tragjik. Së bashku me ndihmën e një punonjëse të shërbimit të klientit, ai fillon të rindërtojë jetën e tij nga fillimi.
Doni dorëzohet para policisë dhe ia mbath nga burgu bashkë me Vardanin, e cili rekruton një skuadër për të vjedhur pllakat e kartëmonedhave nga një bankë në Berlin.
Toka është e pushtuar nga robotët. Të mbijetuarit janë të mbyllur në shtëpitë e tyre dhe duhet të vendosin impiante elektronike, duke rrezikuar vdekjen nëse kapen nga robotët jashtë shtëpisë së tyre.
Në një vend të shkretë ku njerëzimi është skllav i ujit, dy rebelë mund të jenë në gjendje të vendosin rregullin: Maksi, një ish polic fjalëpak dhe Furiosa, një grua e guximshme, e cila kërkon të shkojë në vendlindjen e saj.
Marcus Luttrell dhe ekipi i tij dërgohen në një mision për ta kapur ose vrarë liderin famëkeq të Talibanëve Ahmad Shah, në Qershor të vitit 2005, por thuajse të gjithë mbeten të vdekur…
Dima Nikitin është një hidraulik i zakonshëm i ndershëm që papritmas vendos të përballet me sistemin e korruptuar të politikës lokale, në mënyrë që të shpëtojë jetën e 800 banorëve të një konvikti të vjetër, i cili është gati të shembet.