Rreshteri i parë Charles Monroe King, u thirr në luftë në Bagdad. Lufta është gjithnjë e papritur. Përpara se të vritej në aksion në Bagdad, i shkruan një ditar djalit të tij me synimin t'i tregonte se si të bëj një jetë të denjë pavarësisht se mund rritej pa baba.
Kur një magji e lashtë, bie në duart e gabuara, një grup heronjsh nga periudha dhe kultura të ndryshme duhet të bashkohen për ta mposhtur atë me çdo kusht.
Një platformë nafte bie në mënyrë dramatike në bregdetin Norvegjez dhe studiuesit përpiqen të zbulojnë se çfarë ndodhi kur kuptojnë se ky është vetëm fillimi i diçkaje edhe më serioze.
Një prift amerikan që punon në Meksikë pushtohet gjatë një ekzorcizmi dhe përfundon duke kryer një akt të tmerrshëm. Tetëmbëdhjetë vjet më vonë, pasojat e mëkatit të tij rikthehen ta ndjekin atë, duke nisur betejën më të madhe brenda tij.
Peter Parker është i demaskuar dhe nuk është më në gjendje të ndajë jetën e tij normale nga rreziku i të qenit një Super Hero. Kur ai kërkon ndihmë nga Doctor Strange, rreziku shtohet, duke e detyruar atë të zbulojë se çfarë do të thotë me të vërtetë të jesh Spider-Man.
Ngjarjet zhvillohen disa vite pas vdekjes së Ogami Shogos, ku detektivi Hioka ka ekzekutuar me sukses planin e Shogos dhe mban kontrollin e Jakuzës dhe parandalon luftën mes bandave. Situata ndryshon plotësisht kur një djalë i ri përfundon dënimin dhe lirohet nga burgu.
E cilësuar si tradhtare nga bashkatdhetarët e saj, shtetasja franceze, Mari Duzhardon, shpëtohet nga ushtarët amerikanë me një kusht: për të mbijetuar, ajo duhet t'i çojë ata në një depo ari të gjuajtur nga nazistët dhe rezistenca franceze.
Pas vdekjes së gjyshit të saj, 20-vjeçarja Alma vendos të kthehet në shtëpinë e saj të fëmijërisë, një ishull i vogël në zemër të një pylli madhështor. Ndërsa atje, ajo shpëton dy këlyshë të pafuqishëm: një ujk dhe një luan. Ata krijojnë një lidhje të pandashme, por bota e tyre së shpejti shembet kur një rojtar pylli zbulon kafshët dhe i merr me vete. Dy këlyshët tani duhet të nisin një udhëtim të pabesë nëpër shkretëtirë për t'u ribashkuar me njëri-tjetrin dhe Almën.
Duke besuar se është ujk i ngecur në trupin e një njeriu, Xhejkobi ha, fle dhe jeton si i tillë. Kur familja e dërgon në një klinikë, ai dhe bashkëmoshatarët e tij detyrohen t'iu nënshtrohen formave gjithnjë e më ekstreme të terapive kurative. Megjithatë, kur takon macen e egër misterioze, Xhejkobi duhet të vendosë nëse do të heqë dorë nga vetvetja për dashurinë.
Pas marrëdhënies së saj të trazuar, Julie fillon të zgjidhë dashurinë e saj të madhe në realizimin e filmit të saj të diplomimit, duke ndarë faktet nga fantazia e ndërtuar me hollësi.
Jeta e një Romeoje dhe Zhuljete moderne, në bandat e rrugëve të Nju Jorkut. Në rrugët e ashpra të anës së sipërme perëndimore, dy banda luftojnë për kontrollin e terrenit. Situata ndërlikohet kur një anëtar bande bie në dashuri me motrën e një rivali.
Kur motra e tij i kërkon atij të kujdeset për djalin e saj, një gazetar radioje nis një udhëtim jashtë vendit me nipin e tij energjik për t'i treguar atij jetën larg Los Anxhelosit.
Trologjia vazhdon në përfundimin e filmit 'True 2'. Xhina zgjohet dhe zbulon se shpëtimtari i saj misterioz është Kadiri. Përpara se të jetojnë të lumtur, Xhina ka kohë 72 orë për tu kthyer në Filadelfia të shpëtojë Brian dhe gjyshe Gitin.
Matilde, Cencio, Fulvio dhe Mario janë të bashkuar kur Lufta e Dytë Botërore godet Romën. Izraeli, pronari i cirkut të tyre, zhduket në përpjekje për të gjetur një vend jashtë shtetit për të gjithë.
Sapo ka përfunduar Statuja e Lirisë, Gustave Eiffel është në kulmin e karrierës së tij.
Gjithçka ndryshon ditën kur ai kryqëzon rrugët me dashurinë e tij. Marrëdhënia e tyre e ndaluar e frymëzon atë të ndryshojë horizontin e Parisit përgjithmonë.
Një përkrenare magjike e fut Nolanin në një botë kalorësish të ditëve moderne, që luftojnë të keqen e mbinatyrshme. Ndonëse e ka të vështirë të besojë se historitë e fisnikëve ekzistojnë vërtet, ai është i detyruar të bëhet kalorësi hero, siç ishte i destinuar që në lindje.
Filmi zhvillohet në sfondin e betejës së liqenit Çaxhinit në fushatën e dytë të luftës kundër Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut dhe tregon historinë dramatike të trupave luftarake të Frontit Lindor të cilët me vullnet të çelikut dhe shpirt luftarak të guximshëm, përmbysur situatën e fushëbetejës, prestigjin ushtarak dhe kombëtar duke çuar në fitore.
Mircea, një ish-oficer i Shërbimit të Inteligjencës që ka dalë në pension, zbulon se djali i tij është zhdukur në mal. Atë e presin disa ditë të vështira kërkimesh...