Pasi jeta e tyre në shtëpi kthehet përmbys, tre fëmijë dhe gomarët e tyre lëvizin për në Anglinë Veriore, duke u përballur si me natyrën e ashpër, ashtu edhe me atë që do të thotë të jesh vëllezër e motra.
Historia e katër ushtarëve amerikanë, të cilët, pasi janë dëshmitarë të një vrasje të egër të një civili të pafajshëm nga duart e Rreshterit të tyre, dërgohen në një mison vetëvrasës të udhëhequr nga një partizan i zonës.
Faye, një ish-aktore që humbet shikimin për shkak të një operacioni lazer sysh, lufton për të vendosur në vijë jetën e saj, ndërsa jeton vetëm në shtëpinë e saj të ëndrrave në Hollywood Hills. E shtyrë nga shoqja e saj Sofia, ajo fillon të hapet me Luk, një trajner personal që është memec dhe mund të komunikojë vetëm përmes telefonit të tij celular. Kur shfaqet një i panjohur i maskuar me emrin djali i bukur, Fej kupton se nuk është aq e vetme sa mendon.
Në prag të pensionit, një sipërmarrës për ceremoni varrimi, tregon disa nga historitë më të çuditshme, që ka hasur në karrierën e tij të gjatë. Por gjërat marrin një kthesë tjetër, kur ai mëson se historia e fundit - është e tija.
Biografia e peshëngritësit turk dhe kampionit të Lojërave Olimpike, Naim Sulejmanollu, turku i lindur në Bullgari, që e shndërroi karrierën e tij në mision human, në ndihmë të bashkatdhetarëve.
Kur dy shoqe të pandara përballen me jetën dhe përgjegjësitë e të qenit në një lidhje, i duhet të vendosin nëse duhet të vazhdojnë jetën e tyre të mbushur me festa dhe pije apo të zgjedhin një jetë më të shtruar, duke u ndarë kështu nga njëra-tjetra.
"MURI I MEKSIKES" Një familje e pasur meksikano-amerikane vendos të ndërtojë një mur përreth fermës së tyre, për të ndaluar banorët e qytetit t'u vjedhin ujin, për të cilin flitet se ka veti të çuditshme.
Një ish-avokat dhe skuadra e tij drejtojnë një organizatë të botës së krimit, duke siguruar kriminelë të rremë për të marrë përsipër krimet e njerëzve të tjerë. Por një klient i ri i rrezikshëm e kthen botën e tij përmbys kur ata përballen me gënjeshtra, mashtrime dhe vrasje gjatë një nate.
Pasi një eksperiment shkencor çon në krijimin e klonit Mjutu, ky i fundit i vë qëllim vetes të shkatërrojë botën. Ashi dhe miqtë e tij vendosin të prishin planet e liga të Mjutusë.
Një shitëse kanabisi mbetet pa punë, kur qeveria kanadeze vendos ta legalizojë drogën. Mes vështirësive për të siguruar jetesën, ajo përballet me gangsterët më të mëdhenj në qytet: qeverinë.
Në agimin e Luftës së Dytë Botërore, Winston Churchill, i dëshpëruar, urdhëron agjensinë e tij të re të spiunazhit, për të trajnuar gratë për operacione të fshehta. Së bashku, këto agjente femra, ndihmojnë në minimizimin e regjimit nazist në Francë, duke lënë një trashëgimi të jashtëzakonëshme.
Çelsi, një adoleshente, rrëmbehet përmes një aplikacioni në rrjetet sociale nga Bred dhe mbahet rob me vajzat e tjera që do të bëhen viktima të vrasjeve të filmuara të tij.
I infiltruar për të kapur një trafikim njerëzish, agjenti i FBI-së, Ueid Dalton, kap Serik Ibrajevin, një kriminel i mistershëm nga bota e krimit mongole, të cilin duhet ta çojë në gjykatë për të dëshmuar kundër sindikatës, kriminale që do bëjë gjithçka për t'i ndaluar.
Për katër adoleshentë, dënimi për të kryer gjatë verës do të jetë caktimi i një vendi për të pastruar shkollën e tyre të mesme pas një incidenti të tmerrshëm. Por ata nuk janë vetëm; një bandë makabre e veshur me petkat e katër kalorësve të Apokalipsit - uria, murtaja, lufta dhe vdekja i ka mbyllur brenda dhe po i gjuan nëpër korridoret e shkatërruara të shkollës. Ndërsa katër studentët luftojnë për të mbijetuar, secili duhet të përballet me jehonat e mbinatyrshme të traumave të kaluara që ata janë përpjekur të harrojnë dhe mund të dënohen të rijetojnë.
Një grup mbështetës për vrasësit organizon takime të rregullta. Pjesëmarrësit ulen në rreth dhe tregojnë për mëkatet e tyre. Gjithçka fillon të bëhet e dyshimtë kur pjesë e grupit bëhet një vajzë e cila merr pjesë për herë të parë.
Një aktor i famshëm duhet të rinovoj patentën e tij dhe inspektori i autoshkollës është një fans i tij, por pas disa keqkuptimesh shumë të papritura ndodhin.
Një vrasës serial famëkeq është paguar për të rrëmbyer vajzën e Shefit të policisë së Pittsburgh pasi ai merr çeshtjen kundër trafikimit të qenieve njerëzore në qytetin e tij.