Pasi humb prindërit e tij, një prift udhëton në Kinë ku fiton një fuqi mistike që e lejon atë të shndrrohet në dinozaur. I tmerruar në fillim nga fuqitë e tij, një prostitutë e bind që të luftojë kriminelët dhe disa ninxha.
Një përkthyes librash i kërkon ndihmë një shkrimtari që jeton në një ishull të izoluar për shkrimin e një libri. Situata fillon të ndërlikohet kur sekrete të errëta fillojnë të dalin në pah.
E vendosur në Kaliforninë Veriore të rrënuar nga thatësira në 1976, The Divide tregon historinë e Sam Kincaid, një plak me një kujtim, vajzën e tij Saren, dhe Luke, një ndihmës i ri i fermës që e gjen veten në mes të një krize familjare.
Një organizatë kriminale fton një kampion të tërhequr MMA për të marrë pjesë në dyluftime të jashtëligjshme, por pasi ai refuzon dhe një kriminel i vret shokun dhe i përdhunon gruan, Xhejkob detyrohet të luftojë për të vendosur drejtësi.
Zhdukja e një vajze të re nga fisi indigjenë “Kri” në Toronto, traumatizon familjen e saj. Motra e saj binjake, Eni Bërd, pranon ftesën e një shoqeje për të shkuar në Toronto për pushime, edhe për të ndjekur gjurmët e motrës së saj dhe për të zbuluar se çfarë i ka ndodhur.
Një shkencëtare dhe njëkohësisht medium, bashkë me ndihmësen e saj, përpiqen të kryejnë një seri testesh mbi fantazmat, por këto të fundit, vetëm në dukje janë miqësore...
Një version modern i mitologjisë greke, ku shihet një histori dashurie e formuar në botën e të gjallëve, por që vazhdon deri në botën e përtejme dhe mënyra se si udhëtojnë njerëzit për të shkuar aty.
Në prag të dështimit të biznesit të ngritur nga i vëllai, Tomi takon Kleir. Afrimiteti me Kleir e detyron atë të përballet me frikën e tij më të madhe, atë të braktisjes.
Surja ka lindur me një sindromë të rrallë shëndetësore. Ai nuk mund të ndiejë dhimbje. Kjo e kushtëzon shumë në jetë, por nga ana tjetër, i jep dëshirën për të mësuar artet marciale, që ta përdorë këtë aftësi kundër kriminelëve.
Një vajzë e guximshme zbulon një botë të re të çuditshme, kërcënuese dhe misterioze përtej derës së shtëpisë, pasi i shpëton kontrollit mbrojtës dhe paranojak të babait të saj.
Kjo është historia e një samurai të ri, që vendos të lë jetën e qetë në fshat për t’u bashkuar me një grupi luftëtarësh që do shkojnë në kryeqytet. Ai fillon dhe të kuptoj që jetë e një samuarai nuk është aq e thjesht sa ai mendonte dhe që vendime të rëndësishme duhet të merren.
Pasi del në internet informacioni personal i shumë qytetarëve të një qyteti të vogël, qyteti humbet kontrollin. Ndërkohë katër vajza të reja përfshihen në situatë duke u bërë shënjestër e qytetarëve.
Mariana e lë Abelin për Polin, mikun e tij më të mirë dhe babanë e fëmijës së saj të palindur. Nëntë vjet më vonë, Poli vdes dhe Mariana kthehet me Abelin. Por, gjërat kanë ndryshuar për të dy dhe marrëdhënia e tyre s'mund të jetë më si dikur...
E vendosur në vitin 1825, Clare, një grua e re irlandeze e dënuar, ndjek një oficer anglez përmes egërsisë Tasmaniane, e shkaktuar nga një akt i tmerrshëm dhune që kishte kryer ndaj familjes së saj. Gjatë rrugës ajo rekruton një gjurmues vendas të quajtur Billy, i cili është gjithashtu i përndjekur nga trauma që i ishte shkaktuar familjes së tij.
Bota e një sportisti të UFC-së kthehet përmbys kur zbulon një grup elitar atletësh dhe shkencëtarësh të njohur botërisht, të cilët i provojnë se gjithçka që ai kishte mësuar mbi proteinat ishte një gënjeshtër.