Xhoni sapo ka mbush 15 vjeç dhe do te rikthehet në shkollë, ku e presin shokët e tij. Së bashku, të çmendurit do kalojnë peripeci të papara e të paharrueshme këtë vit shkollor.
Një film plot imagjinatë për fëmijë, mbi një djalë të vogël Australian dhe dashurinë e tij për fluturimin. Dhe sfidën e të konkuruarit në kampionatin botëror të aeroplanëve të letrës në Japoni.
Kung Fjuri, polici më i fortë i arteve marciale në Majemi, udhëton pas në kohë për të vrarë kriminelin më të keq të të gjitha kohërave - kung fyhrer Hitlerin.
Jack Sparrow dhe Barbarosa ne nje kerkim per te gjetur burimin e rinise te perjetshme. Telashet fillojne kur zbulojne se Mjeker Ziu dhe Vajza e tij (ish e dashura Jack) gjithashtu po kerkojne “Fontanen e Rinise.
Xhimi një ish kampion i MMA pasi ka pësuar një aksident nuk mund të luftojë më. Ai detyrohet të kujdeset për disa fëmijë në një qendër komuniteti, së shpejti ai lë karrierën e tij sepse fëmijët i hyjnë në zemër.
Zemërthyer nga jeta e kaluar që humbi çdo gjë përpiqet të filloj jetën nga e para, ku shpresa për të filluar s'ka të ndalur jeta e hidhur që kaploje për gjithë atyre vitet, bëri që t'i mbete sa do pak një shpresë për të ardhmen e Manglehornit njeriut të çuditshëm.
Tomi dhe Xherri po kalonin nje dite te bukur ne plazh derisa erdhen Xhoni Kuest, Hadxhiu dhe Banditi. Ata duhet te ndohmojne qe te ndalojne nje ushtri me mace te keqija qe duan te vjedhin shpikjen me te re te Dr.Kuestit.
Kur Semi rimerr vetëdijen e tij diku, ai nuk e di si arriti dhe pse ndodhet aty. Ai kërkon vazhdimisht të gjejë se çfarë i ndodhi dhe zbulon se jeta e tij është në rrezik.
Pasi përpiqet për tu lidhur me nenën e saj te vdekur, adoleshentja Kuin Brener, i kërkon psikologës Elise Rainier për ta ndihmuar, por ajo e refuzon. Kuin fillon te shikoje ngjarje te pazakonta ne shtëpinë e saj. Pas sulmeve te furishme nga një djall babai i saj i kërkon Elise Rainier qe me aftësitë e saj t'i japë fund këtyre sulmeve.
Me martesën, diplomimin, dhe botën e vërtetë që po i shfaqen në horizont, Kaleb Fuller, përsëritësi i vitit të fundit, mbledh skuadrën e vjetër për një garë të fundit në futbollin amerikan intrashkollor.
Vëllezërit Samuel dhe Beket Emerson me zor po mbijetojnë. Babai i tyre luan bixhoz dhe pi alkool. Beket zbulon një mundësi për të bërë para që të shlyejë borxhet e babait të tij. Kur plani i tij dështon familja duhet të vendosi të ndryshojë mënyrën e jetesës ose të paguajë me jetë.
Një film triler me spiunazh dhe nuk është kurrë e qartë na cila anë janë të mirët. Koleta arrestohet nga një agjent pasi që është një anëtare e dyshuar e IRA-s dhe shërbimet sekrete britanike do t'i shmangin burgun dhe largësinë nga djali i saj, në shkëmbim të informacioneve.
Dy hajdutë bankash të dale në pension, bien dakord për një punë të fundit. Një fytyrë nga e kaluara e tyre ju vjedh paratë dhe i ndan ato në 7 valixhe, ku secila lihet me një person që ata njohin. Nëse ata marrin valixhen, viktima vdes, nëse ata nuk arrijnë në kohë, viktima vdes, nëse ata ngatërrohen me kurthet, vdesin të gjithë.
Njëzet e dy vjet pas ngjarjeve të Jurassic Park (1993), ishulli Nublar tani përmban një park dinosaurësh plotësisht funksional, Jurassic World, i parashikuar fillimisht nga John Hammond. Pas 10 vitesh funksion dhe normat e vizitorëve në rënie, u krijua një atraksion i ri për të rizgjuar interesin e vizitorëve në një mënyrë të tmerrshme.
Dy vjet pas festes se beqarisë ne Las Vegas, Fili, Stjuja, Alani dhe Dagu shkojnë ne Tailande për dasmën e Stjuse. Stju planifikon një dreke te qete paramartesore megjithatë ndodh diçka me shume se kaq.
"Po sikur": Demetris, një burrë i pavarur bën një jetë normale. Në një çast të caktuar, zgjedhja që ai do të bëjë do ndryshojë gjithçka. Çfarë ndikimi do të ketë ajo për dashurinë dhe miqësinë që ai ka me një qen? Historia në këtë film tregohet nga dy këndvështrime të ndryshme.
Ngjarjet zhvillohen në kohën kur republika e sapoformuar e Hollandës sulmohet nga Anglia, Franca dhe Gjermania dhe për më tepër vet vendi është në prag të luftës civile. Në të tillë situate emergjente vetëm një njeri mund të drejtoj armën më të fortë të vendit, flotën holandeze. Dhe ai njeri quhet admiral Mishiel de Ruiter.
Një grua e vetmuar japoneze pasi zbulon një kopje të fshehur të filmit Fargo (1996) në kasetë VHS, vihet në kërkim duke besuar se thesari që përshkruhej në të është i vërtetë.