Një agjente e luftës ndaj drogës bashkëpunon me vajzën e saj për të shpëtuar mbesën e saj të rrëmbyer nga kryetari i një organizate kriminale të fuqishme.
Eriku dhe Shelli, dy shpirtra binjakë, vriten brutalisht nga demonët e së kaluarës së errët të Shellit. Duke pasur mundësinë për të shpëtuar të dashurën e tij duke sakrifikuar veten, Eriku kthehet për të kërkuar hakmarrje kundër vrasësve, duke përshkuar botën e të gjallëve dhe atë të të vdekurve...
Caroline, një dizajnuese e brendshme beqare, zhvendoset në atë që duket si apartamenti i përsosur vetëm për t'u zgjuar çdo natë nga fqinji i saj, 'mur-goditësi,' duke shkaktuar një lidhje të papritur, plot tension.
Policët e një qyteze të vogël mendojnë se një ish marins është shënjestër e lehtë kur i sekuestrojnë kursimet e tij. Ata nuk e kanë idenë se çfarë është në gjendje të bëjë ai për të arritur drejtësinë që meriton.
Esteticistja e famshme Hope Goldman është gati ta çojë karrierën e saj në një nivel tjetër duke lançuar linjën e saj të kujdesit të lëkurës. Megjithatë, ajo së shpejti përballet me një sfidë të re kur një rival hap një butik direkt përballë dyqanit të saj.
Një familje që jeton në një shtëpi në Indiana, zbulon disa ndodhi të çuditshme dhe djallëzore që i bind ata dhe komunitetin përreth, që ajo shtëpi është një portal ferri.
Brenda librit të tij, Haroldi aventurier mund të sjellë çdo gjë në jetë thjesht duke e vizatuar. Pasi rritet dhe tërhiqet nga faqet e librit dhe në botën fizike, Haroldi zbulon se ka shumë për të mësuar rreth jetës reale.
Njerëzit udhëtojnë nëpër portat yjore. Një anije kozmike bllokohet në Humnerën e Yjeve.
Vetëm 4 nga 15 pasagjerë mund të përdorin kabinat e letargjisë.
Në panik, dikush lëshon një përbindësh alien për të vrarë të tjerët për mbijetesë.
Në një kasolle thellë në pyll, një fundjavë gjuetie kthehet në kaos dhe në luftë për mbijetesë, kur një tufë ujqërsh sulmojnë një burrë, shoqen e tij më të mirë dhe të fejuarin e saj.
Në muajin e fundit të pushimeve verore, një 13 vjeçar aziatik, mëson ato që familja s'mund t'ia mësojë dot. Si të patinojë me skateboard, si të flirtojë dhe si të respektojë e të dojë mamanë e tij.
Tri histori. Robert Fletcher duhet të realizojë qëllimin e shefit të tij, ky i fundit drejton gjithë jetën e tij. Një punonjës policie dyshon se gruan e tij, Liz e ka zëvendësuar një tjetër person. Emily është në kërkim të një njeriu që ka parë në ëndrrat e natës.
Duke u rikthyer në planetin e saj të lindjes, një gjuetare famëkeqe shpërblimesh formon një aleancë të papritur me një ekip të çuditshëm. Së bashku, ata luftojnë banditët e rrezikshëm, për të zbuluar një nga sekretet më misterioze të planetit të Pandorës.
Pronarët e martuar të një palestre funksionale në vështirësi, rekrutojnë atletët më të mirë për të konkurruar në Lojërat për çmimin e madh në para. Por një figurë nga e kaluara me një sekret kërcënon të shkatërrojë ekipin e tyre, palestrën dhe jetën e tyre.
Agjentja e FBI-së, Li Harker, caktohet në një rast të pazgjidhur të vrasësit serial që merr një kthesë të papritur, duke zbuluar prova të magjisë. Harker zbulon një lidhje personale me vrasësin dhe duhet ta ndalojë atë përpara se të godasë përsëri.
Kur vëlla e motër shkojnë të takojnë babanë e tyre të dënuar në një burg të Tajlandës, nuk e dinin fatin e keq që i priste. Të dy burgosen me një akuzë të rreme dhe detyrohen të ndeshen me të burgosur të tjerë në këmbim të jetës së tyre.
Në një fshat të vogël anglez të shekullit XVI, gruaja e pafajshme e një farkëtari akuzohet padrejtësisht për shtrigëri dhe farkëtarit i duhet të gjejë shtrigën e vërtetë për të shpëtuar gruan.
Një grup grabitësish të pathyeshëm të drejtuar nga Chang Bojun, në mënyrë të fshehtë kryejnë një vjedhje prej 1 miliard juanë natën e Vitit të Ri. Papritur, ata u ndeshën me një bandë grabitëse, dhe ish e dashura e Chang u përfshi aksidentalisht në këtë çështje.
Një agjent i CIA-s që është edhe lojtar i Kickboxing, dërgohet në një turne të arteve marciale, ku dyshohet se bëhet tregti armësh kimike. Detyra e tij është veçse të dorëzojë një pajisje, por gjërat marrin një kthesë tjetër dhe ai e gjen veten të përfshirë në një mision të rrezikshëm.
Në vitin 1985, vrasja e një superheroi të sponsorizuar nga qeveria, i tërheq kolegët e tij të jashtëligjshëm të dalë në pension, në një mister që kërcënon të përmbysë jetët e tyre personale dhe vetë botën.
Vazhdojnë telashet me të riun Chan Lok-kwun ndërsa aksidentalisht ai hyn në qytetin e rrethuar me mure, zbulon rendin në mes të kaosit të tij dhe gjatë rrugës mëson mësime të rëndësishme të jetës.
Majk, një punëtor i thjeshtë ndërtimi, futet në botën e rrezikshme të super spiunëve dhe agjentëve sekretë, kur e dashura e shkollës së mesme, e rekruton për një mision të inteligjencës amerikane.