Baba ariu jeton në pyll me djalin e tij Si Ha, por kur vogëlushi i tij kapet nga një kriminel për t’u shitur në tregun e zi, baba ariu niset në qytetin e madh për ta kërkuar.
Tregohet historia e gazetares Hope Jensen, e cila zbulon sekretin pas 'Kavanozave të Krishtlindjes' të cilët mbushen me para dhe dhurohen në mënyrë anonime për bamirësi. Ky fenomen ka ndryshuar jetët e shumë njerëzve. Një rrëfim human në një atmosferë të ngrohtë Krishtlindjesh.
Një dyshe kriminale kundër patriarkalizmit. Bonnie and Bonnie paraqet zhvillimin e miqësisë së vërtetë mes dy femrave të forta (një shqiptare dhe një gjermane) dhe të pavarura, të vendosura për të lënë gjurmët e tyre në botë.
Është një natë të përgjakshme në një vend ku duhet të ndihen të sigurt, një i ri dhe e dashura e tij përpiqen të mos shkojnë në spital, por të largohen prej tij. Ata përpiqen ti mbijetojnë natës.
Ilya Gorjunov është 27 vjeç dhe shtatë vitet e fundit i ka kaluar në burg për shkak të një akuze false. I nxitur nga dëshira për hakmarrje ndaj Petjas, djalit të pasur që i shkatërroi jetën, Ilya impulsivisht merr smartphone-in e Petjas, duke aksesuar kështu fotot, videot, bisedat me prindërit dhe të dashurën e tij dhe disa mesazhe të çuditshme nga kolegët plot me fjalë dhe kërcënime të pathëna. Ilya zë vendin e Petjas. Të paktën virtualisht.
Naota është një djalë të cilin e kanë injoruar gjithmonë. Çihiro është e vetmja që e thërriste atë në emër. Ai ëndërronte për të që një ditë ta takonte sërish. Pas 11 vitesh ai e gjen ate por ajo nuk është më e njëjta. Ai fiksohet pas saj duke u futur fshehurazi poshtë shtratit të saj.
Një dramë romantike e vendosur në Gjermaninë e vitit 1961. Filmi paraqet përpjekjet ambicioze të një studenti të ri për t'u ribashkuar me vajzën franceze që dashuron pas ndërtimit të Murit të Berlinit.
Nikki është një vajzë e re, e dashur që luan me meshkujt në jetën e saj në kërkim të dashurisë së vërtetë. Ajo futet në një botë imagjinare ku nuk arrin dot më të dallojë realitetin dhe fantazinë.
Iljas Bazna punon si shërbetor në Ambasadën Britanike në Turqi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pasi Bazna fillon të punojë si një spiun gjerman ai do të përjetojë një sërë ngjarjesh të papritura.
Një djalosh vendos që të bëjë roje, gjatë natës, të kufomës së një ish-anëtari të komunitetit Ortodoks Çifut, dhe e gjen veten kundër një force të ligë, nën debutimin e tiparit elektrizues të shkrimtar-regjisorit Keith Thomas.
Një çift i të njëjtit seks lëvizin në një qytet të vogël për të shijuar një jetë më të mirë dhe për të rritur vajzën e tyre me vlera të forta shoqërore. Por kur fqinjët bëjnë një aheng shumë të çuditshëm, asgjë nuk është siç duket në lagjen e tyre piktoreske.
12 vjeçari Mitja Privalov ëndërron të bëhet një artist. Por prindërit e tij inxhinierë të robotikës duan që ai të ndjekë hapat e tyre. Mitja kurrë nuk do ta kishte imagjinuar se do të gjente mbështetje dhe mirëkuptim në robotin e krijuar nga prindërit e tij A-112, ose Robo. Këta të dy ndërmarrin aventura të mahnitshme së bashku ndërsa Robo mëson të besojë në veten dhe ëndrrat e tij dhe i mëson Mitjas guximin dhe përgjegjësinë.
Thriller psikologjik që ndjek hetimin e detektiv Reeves pas vdekjes së Laura Bennett dhe zhdukjen e vëllait të saj Xhek. I dyshuari në fjalë është misteriozi Andre Bennett.
Pasi e pushojnë papritur nga puna,
një DJ i njohur radioje shkon të jetojë me hallën e tij,
duke sjellë me vete edhe katër fëmijët e tij të llastuar dhe një plan për tu rikthyer në transmetim.
12 vjeçari Marko është i fiksuar me iPad-in e tij dhe vështirë se del nga shtëpia. Pasi gjyshja e tij vdes dhe gjyshi zhvendoset në shtëpinë e tij, jeta e Markos kthehet përmbys dhe ai detyrohet të dalë të luajë jashtë. Me sport, të qeshura dhe dashuri, Marko fillon të krijojë lidhje me njerëzit e tjerë dhe mbledh një ekip me fëmijët e lagjes për të sfiduar gjyshin dhe miqtë e tij.
Elena dhe Xheiku njihen rastësisht mbrëmjen e Vitit të Ri, duke u zënë për të njëjtën taksi. Gjithsesi, në vend që të vazhdonin jetët e tyre pas ndarjes së taksisë, nisin një marrëdhënie pasionante.