Në vitin 1206 Norvegjia është e pushtuar nga lufta civile. Djali jetim jashtë martese i mbretit, Hakon Hakonsson, të cilin e do të vdekur gjysma e mbretërisë, ruhet fshehurazi nga dy burra. Një histori që ndryshoi të ardhmen e vendit.
Historia e vrasjes së një tregtari, e cila lidhet me historinë e një romani që përshkruan një krim të ngjashëm, zbulon të fshehta në lidhje me njerëzit e përfshirë në këtë ngjarje.
Gana, një ish-ushtarak, lufton kundër njerëzve të korruptuar dhe të pasur, që i shpëtojnë dënimit të ligjit. Ai është shpresa e vetme e njerëzve kundër kriminelit të mbështetur nga babai i tij kryeministër, që vret brutalisht të gjithë ata që i zënë rrugën marrëveshjeve të tij të pista.
E dëshpëruar për të hequr qafe fëmijën e saj të vogël,
një shtëpiake prej Manhatan-it punëson një të panjohur
për tu kujdesur për të dhe situata precipiton më keq
se ç'mund ta imagjinojë.
Xhordan Xhei është një adoleshent i famshëm i cili ka filluar karrierën e tij që 8 vjeç dhe ka kohë larguar nga jeta reale. Takimi me Emilinë do ndryshojë jetët e të dyve.
Për t'i mësuar mbijetesën, një baba i mëson të bijës se si të përdorë armën dhe
të gjuajë kafshë. Pa dashje, ajo vret Shqiponjën simbol të vendit. Me këtë veprim ajo nis një hetim policor dhe ndryshon fatin e saj,
por a është vërtetë ajo shkaku, apo është thjesht një viktimë për të larguar vëmendjen nga krimet e vërteta?
Kryeministri belg rrëmbehet. Ai dhe familja e tij mbahen nën kërcënim të vazhdueshëm. Nëse dëshiron të lirohet dhe të shpëtojë gruan dhe fëmijët, duhet të vrasë presidenten amerikane. Ç'do të ndodhë?
Dominik dhe Dresden janë dy vëllezër nga Minesota që kërkojnë mënyra te ndryshme për të bërë jetën qe ëndërrojne. Ata fillojnë xhirimet e një filmi të frikshëm i cili do u sjellë shumë të papritura.
Plani i çmendur
Një burrë dhe gruaja e tij futen në një borxh të madh në lojëra fati dhe pastaj aksidentalisht përfshihen në një garë me disa gangsterë për të marrë një pasqyrë magjike.
Fijet e kuqe të fatit janë të padukshme dhe lidhin dy njerëz të destinuar për t'u takuar me njeri-tjetrin.
Një tregtar vere takohet me një stjuardesë gjatë një udhëtimi me avion, një puthje jepet, por fati i largon nga njeri-tjetri.
Pas shtatë vjetësh ata takohen rastësisht dhe pasioni i lënë përgjysmë nuk është shuar akoma...
Xhejk dhe Mati janë dy të huaj në Porto që kanë përjetuar një lidhje delikate. Momentet e përjetuara nga ata mbeten një mister, teksa ata rijetojnë natën e tyre më të bukur duke u përballur me pasojat e kohës.
Historia e një mësuese filozofie, që me pasion ndikon tek studentët e saj ndonëse në jetën personale i ka vdekur e ëma, e kanë pushuar nga puna dhe ka zbuluar se i shoqi e tradhtonte.
Dy të rinj, marrin pjesë në një projekt gueril rruge, me anë të së cilës udhëtojnë gjithë vendin në kërkim të lidhjeve dhe përgjigjeve të pyetjeve më të rëndësishme të jetës.
Ove, një pensionist i mbyllur në vetvete kalon ditët e tij duke ndjekur rregullat e shoqërisë dhe duke vizituar varrin e bashkëshortes. Ndërkohë që heq dore nga jeta zhvillon një miqësi me komshinë e tij optimiste për jetën...