“Filmi është një Komedi, Aksion që kombinon luftime me budallallëk. Me situata vërtet zbavitëse në të cilat dy karaktere të kundërta duhet të bashkojnë forcat për të arritur të njëjtin qëllim. ”
Një mesazh i fshehtë nga e kaluara e Bondit e dërgon atë në një shteg të ri për të zbuluar një organizatë keqbërëse. Ndërkohë që M lufton forcat politike për të mbajtur gjallë shërbimin sekret, Bond përpiqet të zbulojë të vërtetën e tmerrshme prapa Spektrit.
Rik, një skenarist në LA, është në kërkim të diçkaje tjetër, diçkaje përtej jetës, por nuk po gjen mënyrën si. Vetëm femrat dukej se dinin më shumë se ai dhe asgjë nuk e kënaqte, as festat, as luksi as karriera por vetëm ato. Dhe çdo femër i shërbente si udhërrëfyese.
Një doktor telepatik, punon me një agjent special të FBI-së, në kërkim të një vrasësi serial. Gjatë hetimeve ata kuptojnë që ai nuk është një vrasës si gjithë të tjerët.
Viti 2004. Nenadi 10 vjeçar, është i vetmi nxënës i klasës së tij dhe familja e tij jeton në një “enklavë” serbo-krishtere në mes të një komuniteti të madh shqiptaro-mysliman ku përballen me vështirësi të vazhdueshme: atyre u duhet të lëvizin me automjete të blinduara nën mbrojtjen e komunitetit ndërkombëtar”, të rrinë pa energji elektrike, u vjedhin bagëtitë dhe të vetmit fëmijë në zonë janë ‘armiq’, por dëshira për të luajtur së bashku i mban afër.
Filmi tregon historinë e gangsterëve binjakë identike Reggie dhe Ronnie Kray, dy nga kriminelët më famëkeqë në historinë e Britanisë, dhe perandorinë e tyre të krimit të organizuar në lindje të Londrës gjatë viteve 1960.
Hakeri i njohur Drju Reinolds kapet nga CIA dhe i propozohet që të punojë për ta ose ta kalojë jetën në burg. Ai pranon me kushtin e vetëm që skuadrën e tij ta zgjedhë vetë, duke mbledhur disa “të flakur”, njerëz që nuk i hyjnë më në punë askujt…
Historia e vërtetë Xhejms "Bardhoshi" Bolxhër, vëllai i senatorit të shtetit dhe krimineli më famëkeq në historinë e Jugut të Bostonit, i cili u bë informator i FBI-së për të spiunuar familjen mafioze që i kishte zënë territoret.
Një vit pas Luftës IV Botërore, një bombë shpërthen në Newport City-n, duke vrarë një komisioner armësh i cili dyshohet të ketë lidhje me organizatën misterioze 501. Oficeri i Sigurisë Publike, Aramaki, punëson hakeren e jashtëzakonshme me trup të plotë kibernetik, Motoko Kusanagi, për të udhëhequr hetimet.
Në këtë thriller psikologjik një sekretare e bukur vjedh makinën sportive të shefit të saj. Ajo shkon të vizitojë një qytet bregdetar në të cilin betohet se nuk ka qenë asnjëherë, por të gjithë e njohin. Kur një kufomë zbulohet ne bagazhin e makinës, ajo bëhet e dyshuara kryesore për një vrasje për të cilën ajo nuk di asgjë. Mos është duke u çmendur?
Në një të ardhme të afërt disutopike, sipas ligjeve të qytetit, beqarët dërgohen në Hotel, ku janë të detyruar të gjejnë një partner romantik brenda 45 ditëve, përndryshe ata i shndërrojnë në kafshë dhe i dëbojnë në pyll.
Një polic i Detroidit me ndihmën e një ish të denuari duhet ta mposhtin një kriminel dhe ta parandalojnë komplotin e tij për ta shkatërruar gjithë qytetin.
Është e vështirë të jetosh kur nuk mund të vdesësh. Xhekut i ndodh diçka që ia ndryshon jetën dhe e rikthen atë tek ajo çfarë ai ka bërë në të shkuarën.
Kanë kaluar disa vite që nga fundi I luftës Shinobi. Naruto Uzumaki është Hija e Shtatë e Zjarrit në këtë epokë. Djali I tij, Boruto Uzumaki do të hyjë në provimin përzgjedhës, së bashku me Sarada Uchiha dhe Mitsukin misterioz.
Kur babai i saj vdes papritur, Ela e re gjeten veten në mëshirë të njerkës së saj mizore dhe vajzave të saj. Por fati i saj do të ndryshojë pasi të takojë një të panjohur...
Adam Jones (Bradley Cooper) është një shef kuzhine i cili e shkatërroi karrierën me drogën. Por ai kthehet në Londër me synimin për ta rifituar stimën e humbur duke hapur një restorant të cilësisë së parë.