Film i bazuar në jetën e famëkeqes Griselda Blanko, një nga tregtaret më të mëdha të kokainës në Majami. Filmi ritregon historinë e një jete, gjatë së cilës ajo sundoi me grusht të hekurt një nga tregtitë më të rrezikshme në botë.
Ngjarjet e jashtëzakonshme në këtë Film janë bazuar në ato që kanë ndodhur vërtet. 12 Ushtarë norvegjez stërviten nga forcat e armatosura britanike për të ndërmarrë një mision sabotimit në Norvegji kundër nazistëve. Misioni i tyre ishte të shkatërronin aeroportet dhe fortesat gjermane. Por pasi misioni i tyre zbulohet nga nazistët, a do t'ia dalin ata ta kryejnë me sukses misionin e tyre, apo do të vriten të gjithë? Këtë e zbuloni vet duke parë këtë film të jashtëzakonshëm.
Katerina Uelldon, piktore portretesh nga Bruklini i 1890-ës, shkon në Dakota për të pikturuar portretin e Siting Bullit dhe ngatërrohet në problemin e njerëzve të Lakotës mbi të drejtën e tokës së tyre.
Ka kaluar një vit që kur banda e Pietro Zinit u arrestua për prodhim dhe shpërndarje droge. Tani, një kërcënim i ri detyron Pietron dhe bandën e tij të arratisen nga burgu për të parandaluar një ngjarje me përmasa katastrofale.
Ciro është një pjoktues grafik i aftë. Pas shumë përpjekjeve për të gjetur punë në Itali, ai vendos të marrë pjesë në një konkurs dhe t'i dërgojë rezymenë e tij alienëve.
E dëshpëruar sepse nuk po merr lajme për burrin e saj, i cili është arrestuar nga nazistët, një shkrimtare, pjesë e Rezistencës bëhet pjesë e një loje të rrezikshme psikologjike me një bashkëpunëtor nazist.
Vetëm dy ditë para ditës së sulmit të forcave aleate ndaj nazistëve, Uinston Çërçilli, i frikësuar nga përsëritja e gabimeve të së kaluarës, nuk pranon të fillojë fushatën, nga e cila varet e gjithë lufta. Ndërsa përplaset me kundërshtarët e tij politikë dhe mes një luhatjeje të fortë mendore e fizike, udhëheqësi i trazuar merr mbështetjen e palëkundur të gruas së tij. Me forcë dhe zgjuarsi, ajo përpiqet të parandalojë rënien e tij fizike, mendore dhe shpirtërore, ndërsa e frymëzon, për të arritur madhështinë.
20 vjet pas zhdukjes së tre adoleshentëve nga dritat misterioze që u shfaqën mbi Feniks, Arizona, publikohen pamje të reja të orëve të fundit të ekspeditës së tyre fatale.
Një shkrimtar i suksesshëm, Abhimanju Roi, i ngecur në problemet e shkrimit, kthehet në zanafillën e tij për të shkruar një histori dashurie të modës së vjetër.
Maksimo, që e kalon jetën duke shkuar pas femrave të pasura dhe të moshuara, ndahet nga një martesë 25 vjeçare dhe fillon të jetojë tek shtëpia e motrës së tij. Aty fillon të kuptojë vlerën e familjes.
Pas vdekjes së prindërve, dy motra kthehen në shtëpinë e tyre të fëmijërisë. Ato përballen më shumë se kurrë me një shqisë të re kur ndjejnë se shtëpia e tyre mund të jetë e banuar edhe nga një fuqi e padukshme.
Një grup të rinjsh marrin një udhëtim me autobus për të shkuar në një festival erotik. Por kur autobusi u prishet në mes të shkretëtirës ata përballen me një grup satanikësh.
Sara ndërpret pushimet me babanë e saj, kur ajo zbulon komplotin e shokut të saj më të mirë për t'i dhënë fund jetës së tij ndërkohë që ajo është larg.
Për shkak të disa problemeve personale, Endi vendos të kaloj një periudhë pushimi në fermën e tezes e saj, por ajo e gjen veten duke punuar me bashkëshortin e saj të heshtur dhe grindavec, Eruin. Këta dy njerëz të ndryshëm, secili me shqetësimet e dhe vuajtjet e tij, formojnë një miqësi të çuditshme dhe mbështesin njëri tjetrin në momentet më të vështira të jetës.
Qyteti Batavia, një qytet i bukur që po frikësohet çdo ditë nga rritja e krimeve. Në mes të këtij tmerri, një regjisor Bono dhe shoku i tij, Uauan, gjejnë Srimajën, një kameriere të thjeshtë. Kjo është historia se si një vajzë e thjeshtë kthehet në heroinën e një qyteti.