Jafar Panahi është përjashtuar së bëri filma nga qeveria Iraniane, kështu që ai luan rolin e një shoferi
taksie, dhe realizon një film për problemet sociale në Iran.
I bazuar në historinë e vërtetë të betejës së një njeriu për mbijetesë dhe liri. Në Shtetet e Bashkuara të para-Luftës Civile, Solomon Northap, një zezak i lirë nga periferitë e Nju Jorkut, rrëmbehet dhe shitet si skllav. Duke u përballur me mizorinë, si dhe mirësitë e papritura, Solomoni lufton jo vetëm për të qëndruar gjallë, por për të mbajtur dinjitetin e tij. Në vitin e dymbëdhjetë të odisesë së tij, takimi i rastësishëm i Solomonit me një abolicionist kanadez do t'i ndryshojë përgjithmonë jetën.
Katër ekspertë të botës së financës parashikojnë krizën financiare të kredive dhe të banesave në mes të viteve 2000 dhe vendosin ti shpallin luftë bankave të mëdha për lakminë dhe mungesën e largpamësisë.
"NË ZEMËR TË DETIT", bazuar në ngjarjen e vitit 1820, ku një ngjarje e pabesueshme ndodhi: një anije gjuetare balenash u sulmua nga një balenë gjigande me përmasat dhe forcën e një mamuthi, duke e lënë ekuipazhin e anijes 90 ditë në det, mijëra kilometra larg shtëpisë.
Kejfër dhe Donald Sathërlend ndajnë ekranin në këtë film perëndimor për një armëmbajtës të zemëruar, i cili përpiqet të pajtohet me babain e tij të largët ndërkohë që komuniteti i tyre është i rrethuar nga marrës tokash të pashpirt.
E thënë nga perspektiva e Igor, ne shohim origjinën errët të asistentit të ri, miqësinë e tij shpenguese me studentin i ri të mjekësi Viktor Von Frankenstain, dhe ata bëhen dëshmitarë të shfaqjes së si Frankenstain u bë njeriu dhe legjenda që ne njohim sot.
Një zhytje në mendjen e çmendur të një femre të re e dëshpëruar për të vënë jetën në vijë, Strik fillon punë si roje sigurie në turnin e natës në një kompleks apartamentesh të braktisura. Por gjatë natës së parë në detyrë ajo zbulon prezencë të tmerrshme në thellësi të ndërtesës. Goxha e tensionuar, Strik i duhet të përballet me demonët, realë dhe imagjinarë, teksa mundohet të ruajë qetësinë.
Heidi, një DJ radioje, merr një dhurate, një kuti me disqe me muzike. Por ata nuk janë kënge të zakonshme ata janë kënge të "The Lords" dhe pyetja qe lind është qe a po çmendet Heidi apo "The Lords" janë kthyer për tu hakmarrë?
Një detektiv duhet të luftojë për shpëtimin e shpirtit të tij, kur shokët e tij e gjejnë të zënë kurth në një spital misterioz që shërben si një portë mes parajsës dhe ferrit.
Një skuadër hetimesh kundër terrorizmit në rritje, së bashku me eprorin e tyre, ndahen kur zbulojnë se vajza adoleshente e tyre është përdhunuar dhe vrarë brutalisht.
Një grup ushtarësh paqeruajtës danezë në Afganistan gjenden ne një përplasje armësh me talebanët e zonës. Gjatë dyluftimit mbeten të vdekur disa civilë dhe për vdekjen e tyre gjykohet si përgjegjës komandanti i ushtarëve, i cili rrezikon dënim të përjetshëm.
Dejvid Klarku një shpërndarës i vogel droge grabitet nga disa të panjohur. Më pas ai kërcënohet nga shefi i tij për paratë e mallit. Për ti dhënë zgjidhje gjithë kësaj rrëmuje, ai krijon një familje false, si pjesë për planin e tij për të lëvizur një sasi të “vogël” marihuane nga Meksika në SHBA….
Një histori imagjinare dashurie e frymëzuar nga jetët e artistëve danezë, Ajnër Vejnër dhe Gerda Vejnër. Martesa e Ajnërit dhe Gerdës zhvillohet ndërkohë që ata lundrojnë në udhëtimin nismëtar të Ajnërit, si një pionier transgjinor.
Viti 2004, vazhdon operacioni Liria e Irakut. Një batalion i përbërë nga ushtarë polakë dhe bullgarë gjenden të rrethuar nga kryengritësit irakianë, besnikë të udhëheqësit shiit Muqtada al-Sadr . Me furnizimet me ushqime dhe municion për luftën vetëm për 24 orë ata u luftuan për tri ditë...
Ish Kampioni Botëror “Rocky Balboa” bëhet trajneri Adonis Xhonson "Krid", i biri i mikut të tij të ndjerë dhe ish rivalit Apollo Krid, i cili ka probleme të mëdha në jetën private dhe në të njëjtën kohë pavarësisht talentit nuk arrin të ketë sukses në botën e boksit.
Mark Duval, një emigrant francez në Gjibraltar punon si agjent i fshehtë për doganën franceze. Pak nga pak fiton besimin e Klaudio Lanfredi, një trafikanti të madh të kokainës kolumbiane. Sa më thellë në botën e trafikut të drogës, aq më i madh rreziku, por edhe gjen luksin, pushtetin dhe para të lehta.
Tamasha flet për udhëtimin e dikujt që ka humbur veten duke u përpjekur të sillet në përputhje me normat e shoqërisë. Filmi bazohet në temën qëndrore të konsumimit dhe humbje së vetvetes në përpjekje për t'u përshtatur me veten përsëri.
Legjenda thote se dikur, ne Kine, gjate periudhes se luftrave te Perandorive, varferia kish mbjelle vuajtje. Perandori Mozhin krijoi nje grup te cilet hapnin varre per te vjedhur arin ne to. Keshtu njerezit e tij mund te ushqeheshin. Kjo tradite u ndoq me breza, deri sa tre miq te mire te stervitur si Mozhin, Hu, Uang dhe Shirli perplasen me Lulen e Ekuinoksit. Ajo lakmohej nga kushdo per magjine e jetes, Por shume te verteta zbulohen rruges. E ekziston lulja e Ekuinoksit?