Gjatë udhëtimit për një trajnim pune me kolegët, Semi sheh një vizion të tmerrshëm: Ura në të cilën qëndron autobusi i tyre dhe shumë makina të tjera fillon të shembet. Pasi ky vizion mbaron, Semi kupton se çdo pjesë e vizionit po realizohet menjëherë. Ai fillon të veprojë, duke shpëtuar disa nga miqtë dhe të dashurën e tij. Megjithatë, së shpejti të mbijetuarit do të kuptojnë që nuk mund të shmangësh dot Vdekjen.
Në Londër, një shpërndarës droge humb kontrollin e jetës së tij brenda një jave. Gjithçka nisi me borxhin që ai i mori furnizuesit të tij, një borxh që do ti kushtojë shumë. Frenku bën përpjekje të shumta për të gjetur paratë si dhe për të mbrojtur jetën e tij. Këto përpjekje kalojnë çdo kufi, megjithatë, nuk dihet nëse do e shpëtojnë Frenkun.
Kler dhe Rajan, një çift i sapomartuar, shpërngulen në një shtëpi tjetër brenda vendit, vetëm për të kuptuar se problemet martesore ishin nder te paktat probleme që kishin. Pa dijeninë e tyre, pronari i tyre i zymte dhe epshor i ka spiunuar që prej ditës së parë.
Një roje perandorake dhe tre miqtë e tij tradhëtarë të fëmijërisë të urdhëruar për ta kapur, varrosen aksidentalisht dhe ngrijnë në kohë. 400 vjet më vonë, ata shkrijnë dhe vazhdojnë betejën që kishin lënë përgjysëm.
Një grua e pafajshme, akuzuar për vrasjen e djalit të saj dhe e varur si një magjistare, mallkon një pemë dhe fëmijët që luajnë rreth saj. Efektet e këtij akti hakmarrës zgjasin nëpër vite dhe shekuj. Një familje e cila shkon në shtëpinë e saj të re fillon të zbulojë të vërtetën e tmerrshme pas "Pemës së Shtrigës"
Pas kthimit nga shërbimi në Marinë në Luftën II Botërore, Fredi Kuell vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik. Më në fund ai zbulon një kult që merret me ushtrime për t'u zbrazur nga emocionet dhe ai përfshihet thellësisht me ta.
Lufta e II-të Botërore: Direkt pas 'Ditës D', tre ushtarë amerikanë dhe dy infermiere të ushtrisë janë bllokuar në kufijtë e armiqve. Ata marrin një oficer gjermanë të gradës së lartë si të burgosurin e tyre dhe përpiqen të organizojnë një arratisje.
Vrasësit ndërkombëtarë që janë kapur mbahen në një bunker të quajtur Dhoma e Vrasjes. Për të dalë nga ky ferr betoni ata duhet të duelojnë me njeri-tjetrin të luftojnë ninxha vdekjeprurës dhe maniakë të maskuar. Dhe nëse mbijetojnë, duhet të ndeshen me Kokë-gjarprin: një kokëkrisur i cili s'ndalon para asgjëje para se t'i vrasë të gjithë.
Stefen Eliot, një shkrimtar me probleme në jetën e tij por dhe në familje, i varur nga drogëra të ndryshme, dhe me trauma nga fëmijëria, fillon të shqyrtojë një gjyq të çuditshëm, që ngjason me jetën e tij.
Fat, një njeri, ekzorcizmi i cilit regjistrohet nga dikush në internet dhe fjala merr dhenë, e jeton jetën duke parë shpirtra dhe në fund bën zgjedhjen e tij.
Tre skaut, në prag të kampit të fundit të tyre, zbuluan kuptimin e vërtetë të miqësisë, kur ata përpiqen për të shpëtuar qytetin e tyre nga një epidemi zombish.
Jo Tae-Oh është një djalosh i llastuar, i rritur në një familje të pasur. Ai kryen çdo lloj krimi që dikush mund të imagjinojë. Ai përpiqet të blejë çdo gjë në rrugën e tij, gjë e cila pothuajse gjithmonë funksionon, por detektivi Seo Do-Keol s’do ta lejojë këtë herë.
Që prej ardhjes së tij në fron, mbretëria e Mathajusit ka rënë. Tani një vrasës me pagesë, ai duhet ta mbrojë mbretërinë nga një tiran i keq dhe luftëtarët e tij hije për të rimarr lavdinë e dikurshme.
Një njeri i zënë ngushtë financiarisht por një qytetar i moshuar krenar, pasi detyrohet të shesë fermën e familjes së tij, arrin të takohet me nipin dhe përfshihet me shpërndarës droge.
Filmi tregon jetën e një djaloshi duke kaluar nëpër fazat e jetës, deri tek adoleshenca e tij. Veçantia e këtij filmi është se ka filluar së xhiruari qysh në vitin 2002 dhe vit për vit e percjell zhvillimin e atij djaloshi, pothuajse për 12 vite.
Atë që gjaku ndan, gjaku do të bashkojë." Një histori me në sfond pemën familjare të një prej punëtorëve më të zellshëm të kolonive spanjolle në Guine. Një dashuri e pamundur që lufton politika, njerëz e traditën për të mbijetuar. Ndonjëherë jeta ndan në hapsirë e kohë, por kurrw në zemër.
Një grup policësh duhet t'i mbijetojnë natës në një motel të shkretë, kundra një turme njerëzish të ashpër. Ata shumë shpejtë zbulojnë se e arratisura e tyre, një grua kineze misterioze, është më shumë e rëndësishme se ç'mund të duket.
Disa të panjohur i rrëmbejnë të dashurën Slaterit. Ai mundohet t'i gjejë ata dhe përballet me një organizatë të teknologjisë së lartë që zëvendësojnë njerëzit e zakonshëm me identikët e tyre në një jetë tjetër.
Duke kërkuar të pastrojnë aktivitetet e botës së krimit në qytet, kryeministri dhe ministri i brendshëm vendosin të ngrenë një skuadër policie dhe të rivendosin në krye Sadhu Agashe, i cili së shpejti e gjen veten shënjestër të politikës së brendshme.
Kur Tomas zgjohet, ai e gjen veten në kurth në një labirint gjigand së bashku me një grup të tjerë djemsh. Pa asnjë memorie ai shikon në ëndërrat e tij pjesë nga e vërteta dhe shumë shpejt mbledh copëzat duke zbuluar qëllimin dhe rolin e tij të vërtetë në labirint si dhe rrugën për të shpëtuar nga ky mankth qe e ndjek nga pas.