Kur roja i natës Antonio Guzman vritet në mënyrë misterioze, Evani organizon një ekip për kontrollin e lagjes me fqinjët e tij Bobin, Frenklin dhe Xhamarkusin për të mbrojtur lagjen dhe për të gjetur vrasësin e Antonios. Shumë shpejt ata zbulojnë se vrasësi është një racë aliene që janë duke u përgatitur për pushtimin e Tokës, dhe kështu ekipi i kontrollit bëhet shpresa e fundit e njerëzimit në Tokë.
Qentë e Tërbuar. Një grup burrash vjedhin një bankë edhe marrin arratinë duke marrë peng një grua, një burrë dhe një vajzë të vogël të sëmurë. Ata tentojnë të kalojnë kufirin të ndjekur nga policia, duke u ndeshur me vështirësi në rrugën e tyre, por a do e arrijnë në fund qëllimin e tyre?
Getaway është aksioni-triler më emocionues dhe guximtar në të cilin ish-piloti i makinave të garave Brent Magna vihet kundër kohës ndërsa nget një Mustang Shelby Cobra të ndërtuar vetë, duke e çuar atë dhe pronaren e saj në një aventurë me shpejtësi të larta në komandën e një të keqi misterioz në një garë kundër kohës për të shpëtuar jetën e gruas së tij të marrë peng.
Kjo është historia e Edi Boijd, veteranit të luftës së dytë botërore i cili u shndërrua në një makth për bankat kanadeze duke i grabitur. Edi, duke u përpjekur për t'i plotësuar familjes së tij një ëndërr të paplotësuar, për t'u bërë një yll Hollivudi, merr një rrugë të rrezikshme dhe tragjike.
Një shkencëtar zbulon trupat e ngrirë të tre rusëve të modifikuar gjenetikisht të varrosur në Veriun kanadez. Menjëherë sapo i shkrin, ai kupton se ka lëshuar një kërcënim vdekjeprurës për shoqërinë perëndimore dhe ai duhet t’i ndalojë me çdo kusht.
Një zjarrfikës merr një kthese të papritur aksioni, kur një njeri të cilin ai ka urdhëruar të dëshmojë kundër, pasi u mbajt peng në një dyqan, ai e kërcënon atë.
Film për luftën e kryengritësve të cilët luftonin për lirinë e besimit, e cila ishte mohuar me ligj nga presidenti i Meksikës.
Kjo quhej lufta e të Krishterëve...
Një film aksion në vetën e parë nga perspektiva e Henrit, një njeri i ringjallur me anë të teknologjisë, por nuk mban mend asgjë. Atij i duhet të shpëtojë gruan nga një kriminel telekinetik i cili ka në plan të krijojë ushtarë bio-inxhinierikë.
Ekuilibri i pushtetit në lidhjet e katër çifteve trazohet kur gratë fillojnë të ndjekin këshillën e librit të Stiv Harvit: Vepro si Një Zonjë, Por Mendo si Një Mashkull, për të marrë më tepër se çfarë duan nga burrat e tyre. Kur burrat kuptojnë se gratë kanë shtënë në dorë “udhëzuesin” e marrëdhënieve, vendosin se mbrojtja më e mirë është sulmi dhe thurin një plan për ta përdorur këtë informacion në interesin e tyre. Le të fillojë beteja e gjinive!
Diku në Afrikën e Jugut, Komona një vajze 14-vjeçare i tregon fëmijës qe ka në bark, historinë e jetës se saj qe kur filloi lufta. Gjithçka filloi kur ajo ishte rrëmbyer nga rebelet në moshën 12-vjeçare.
Bukuroshja e shkëlqyer dhe e patrembur Brit Marling dhe i preferuari i fansave William Mapother luajnë si Roda dhe Xhoni, dy njerëz botat e të cilëve përplasen pas një aksidenti tragjik. Drama e tyre intime zhvillohet përgjatë zbulimit befasues të Tokës së Dytë, një bote paralele që parashtron mundësi provokative dhe mahnitëse. A do të thotë një Tokë e re mundësi për një jetë tjetër? Fat tjetër? Vetë tjetër? Toka Tjetër është një film fantastikoshkencor në kulmin e tij, me një surprizë në fund që nuk do ta harroni kurrë.
"Djali i padukshëm": Mikele është një djalë në klasë të tetë, i cili pas një feste zbulon se ka fuqinë për t'u bërë i padukshëm.
Ndërkohë ai mëson për mistere që rrethojnë jetën e tij dhe për një grup paramilitar, i cili do ta ndjekë atë nga pas për shkak të fuqisë që ai zotëron.
Një ish-sharrëxhi vjen në ndihmë të një vajze që kthehet në qytetin e saj të lindjes në Pacific Northwest e cila ngacmohet dhe bezdiset nga një ish polic, i shndërruar në Zotin e krimit.
Biri i një oficeri të NYPD i cili ishte vrarë iu bashkangjitet forcave, ku bëhet bashkë me partnerin e ish të atit të tij dhe një ekip policësh mashtrues.
Qasje si asnjëherë më parë në arkivin personal me ditare audio të Muhamed Alisë si dhe intervista dhe dëshmi nga rrethi familjar dhe shoqëror përdoren për të treguar historinë e jetës së legjendës
Familja e përçarë e përbërë nga një baba me dy djem, përballet me ndjenja dhe kujtime të ndryshme të gruas dhe nënës së tyre të vdekur, një fotografe e njohur lufte.
Kur njerëzit marrin vesh ekzistencën e klaneve të Vampirëve dhe Likanëve, fillojnë luftën për zhdukjen e të dyja specieve. Vampirja Selena udhëheq betejën kundër njerëzve...
Thori, luftëtari i fuqishëm dhe agresiv dëbohet nga Asgardi dhe dërgohet për të jetuar me njerëzit në Tokë, ku së shpejti bëhet mbrojtësi më i mirë i tokësorëve, por me parë i duhet të ri gjejë fuqitë e tij.
Kërkimi i dëshpëruar i një gruaje për të dashurin e saj të rrëmbyer që e tërheq atë në Koloninë famëkeqe të Dignidad, një sekt prej të clit askush nuk ka shpëtuar dot.
Lufta e lashtë mes njerëzve dhe një racë gjigantësh rindizet kur një fermer nga fshati me emrin Xhek, mundohet të shpëtojë një princeshë dhe pa dashje hap portën e dy botëve me farën e "Fasuleve Magjike"....
Një histori dashurie midis Kamilës dhe Sulivanit, e cila fillon gjatë adoleshencës së tyre dhe vazhdon pas 8 vjetësh mungesë të Sulivanit në eksplorimin e botës...
Një çift që po presin fëmijën e tyre të parë zbulojnë një ndryshim demoralizues mes tyre dhe çiftit që jetojnë në apartamentin një kat më poshtë, të cilët edhe ata po presin një fëmijë.