Gudu është një person, i cili përdor pretekstin se shet larës rrobash për të flirtuar me femrat. Por çdo gjë do të ndryshojë kur njëra
nga ato do ta mallkojë Gudun dhe atij do t'i duhet që të anulojë mallkimin duke gjetur dashurinë e vërtetë.
Sherifi Ouens është një njeri që është tërhequr nga pozicioni i tij në Policinë e Los Anxhelos për të luftuar atë pak krim që ndodh në qytezën e përgjumur kufitare Somerton. Pas një arratisjeje spektakolare nga një autokolonë e FBI-së, bosi më famkeq dhe i kërkuar i drogës po ikën vetëtimthi drejt kufirit me 322 km/orë brenda një makine të modifikuar së bashku me një peng dhe një ushtri anëtarësh bande që po e ndihmon. Por me sa duket, ai po shkon drejt Somertonit, ku e gjithë forca policore e Shteteve të Bashkuara do të ketë mundësinë e fundit për të bërë qëndresë dhe për ta arrestuar përpara se ai të kalojë kufirin dhe të humbasë përgjithmonë.
Një ish oficer i CIA infiltrohet në rrethin e trafikimit të Meksikës Veriore. Pasi mbijeton nga rënia nga një avion, ai niset për tu hakmarrë ndaj personit që ia bëri këtë.
Methju Miller, i cili është në shënjestër të ngacmimeve ndihmohet nga nga një boksier pensionist për të mësuar boks, por ndërkohë që mëson boks dhe përballet ngacmuesve te tij, boksieri i ri…
Në një pasdite të shtune me stuhi, gjashtë studentëve u ndodhin gjëra të tmerrshme teksa po shërbejnë për dënimet që kanë marrë. Mos vallë janë fantazmat e shkollës pas tyre?
Një histori e bukur shoqërie në kohën e luftës së Koresë. Ngjarje plot humor. Nam-bok, një ushtar i Koresë së Jugut i është caktuar të dërgojë një dokument të fshehtë që mund të vendosë mbi fatin e luftës. Pasi Nam-bok e humb këtë dokument, ai takohet me një ushtar të Koresë së Veriut dhe midis tyre do të krijohet një miqësi e pazakontë.
Bazuar në ngjarje të vërteta, alpinisti i famshëm, Hongil, niset me një mision në Everest për të tërhequr trupin e pajetë të kolegut të tij të ri alpinist dhe përballet me sfidën më të madhe të jetës së tij.
Agjenti me përvojë i DEA-s, Kole, futet në tokën e rrezikshme të Tijuanës në Meksikë në kërkim të ish gruas së tij gazetare, e cila është rrëmbyer nga një bosi Karteli me aspirata politike...
Në jug të Laosit, një dorktor vullnetar amerikan, arratiset pasi ka ndërhyrë në abuzimin seksual të një vajze të re. Kur trupi i sulmuesit gjendet në lumin Mekong, gjërat dalin papritur jashtë kontrollit.
Në një ditë të qetë në Tokë, dy të mbijetuar nga ushtria e Frizës të quajtur Sorbet dhe Tagoma, shkojnë për të gjetur sferat e dragoit me qëllim për të ringjallur Frizën. Ia dalin mbanë, dhe Friza më pas kërkon të hakmerret kundër sajanëve.
Një grup shokësh të bllokuar në një fushë misri të braktisur gjejnë strehë në një shtëpi të vjetër, dhe së shpejti zbulojnë se banesa është qendra e një riti mbinatyror.
Polici i infiltruar Lukas Uait bashkohet me bandën e Vin Serentos në garat ilegale të rrugëve të qytetit. Ata janë të shpejtë si era dhe synojnë ta kalojnë të keqin Huan Karlos de la Sol. Plani i bandës është i rrezikshëm, po aq sa qesharak dhe do i vendosi ata në një përballje që mund ti jap fund gjithë qytetit.
Heroi Kapiten Amerika, po përpiqet të përshtatet me jetën normale. Por kur një agjent i agjencisë S.H.I.E.L.D. sulmohet brabarisht, ai bashkon forcat me agjenten bukuroshe Vejusha e Zezë, për të zbuluar një konspiracion të rrezikshëm dhe me ndihmën e Skifterit, ai përpiqet të mposhtë armikun më të fuqishëm, Ushtarin e Dimrit...
Po sikur të kishte kuptim nëse njerëz të zakonshëm do vrisnin njëri tjetrin për para? Më mirë se shkatërrimi financiar dhe e gjitha sipas një kodi strikt. Kjo është Tregtia.
Katër studentë që kanë organizuar një festë diplomimi në Las Vegas bien pre e një Klubi Gjuetie Elitar, të cilët organizojnë lojëra torturash të tmerrshme...
Ndërkohë që një polic është në një turne në Shtëpinë e Bardhë me vajzën e tij të vogël, ai vihet në veprim për të shpëtuar fëmijën e tij dhe të mbrojë presidentin nga një grup pushtuesish paramilitar të armatosur rëndë.
Një force e papërballueshme terrori do t’i lëshohet tokës, duke e lënë kështu botën në gjendje krize. Flotat dhe ekuipazhi do te shkaterrohen. Kapiteni Kirk do të përpiqet të krijoje një armë për ta luftuar gjithë këtë. Një luftë dërrmuese mes jetës dhe vdekjes, dashuria, miqësia do të vihen në pikëpyetje. Kirk do të luftoje për të vetmen familje te mbetur: ekuipazhin!