Edward kërkon për familjen biologjike në Portugali. Ai gjen një vilë dhe ribashkohet me nënën dhe binjakun e humbur prej kohësh. Por e kaluara e tyre e përbashkët mban një sekret të errët që do të ndryshojë përgjithmonë kuptimin e tij për identitetin dhe origjinën.
Nëntë të huaj, të bllokuar në një aeroport gjatë pushimeve, bashkohen për një udhëtim rrugor për Krishtlindje në Denver. Fatkeqësitë çojnë në lidhje të papritura dhe biseda të përzemërta.
Annika dhe Caro, përfshihen në një rrjetë ngjarjesh të paparashikueshme, pas një nate jashtë në qytet. Për t'iu larguar së bashku policisë dhe trafikantëve të drogës, ato përballen me përplasjen e dy botëve.
U RREGULLUAN TITRAT! E ardhmja për pijetoren e fundit të mbetur, ‘’Lisi i Vjetër’’, në një fshat të Anglisë verilindore, ku njerëzit po largohen nga toka ndërsa minierat janë mbyllur. Shtëpitë janë të lira dhe të disponueshme, duke e bërë kështu një vend ideal për refugjatët sirianë.
Ndërsa fillon pushtimi rus, një ekip gazetarësh ukrainas të bllokuar në qytetin e rrethuar të Mariupolit luftojnë për të vazhduar punën e tyre duke dokumentuar mizoritë e luftës.
Gaspari është një detektiv që punon për çështjen e një masakre masive. Gjatë punës, një informator i jep një pistë për zhdukjen e shoqes së tij të fëmijërisë Kirana, hakmarrja për të cilën bëhet qëllimi i 24 orëve të fundit të jetës së tij...
Një i njohur i vjetër kthehet për të zgjidhur një llogari të hapur me Freddyn; Bobby vendos të tërhiqet dhe dëshiron që Eddie dhe Susie të bëjnë marrëveshjet e nevojshme për shitjen e biznesit të tij...
Akoma e trazuar nga e shkuara e saj, një grua do të përjetojë një makth, të cilin nuk e priste kurrë, në të cilin përfshihen trafikantë droge dhe peshkaqenë.
Një ekipi veprimesh speciale të kryesuar nga pilotë elitarë, i jepet urdhër të testojë avionë të rinj luftarakë. Pas çdo fluturimi provë, ata sfidojnë kufijtë e qiellit dhe të vetvetes.
Diktatori kilian Augusto Pinoshet është një vampir dyqind e pesëdhjetë vjeçar. Tani i lodhur nga jeta e tij, ai dëshiron të vdesë, pas turpërimit dhe krizave familjare që ka shkaktuar.
Historia e pabesueshme për evolucionin fantastik të Bela Baxterit,
një grua e re e rikthyer në jetë nga shkencëtari brilant dhe jo ortodoks Dr.Gaduin Baxter.
Pesë veteranë ushtarakë, miq të mirë që nga fëmijëria, mblidhen së bashku për të mbështetur mikpritësin e tyre të trazuar dhe fantazmat e së kaluarës së tyre bëhen bashkë.
Kur shfaqet një mundësi e artë për të rritur të ardhurat e një qyteti të harruar peshkatarësh, banorët e tij vendosin të mashtrojnë për të arritur qëllimin e tyre.
Pasi një provë eksperimentale e drogës shkon keq, subjektet e testimit përballen me një efekt anësor të tmerrshëm: nëse bie në gjumë, vdes. Të bllokuar në një strukturë të izoluar, pason paniku ndërsa përpiqen të arratisen dhe disi të qëndrojnë zgjuar.
Një familje bën një udhëtim në fundjave me miqtë e vjetër dhe dy fëmijët e tyre të vegjël, por ata dyshojnë për diçka të mbinatyrshme kur fëmijët sillen në mënyrë të çuditshme pasi zhduken në pyll gjatë natës.
Beteja e një nëne emigrante indiane kundër sistemit norvegjez të kujdestarisë dhe makinerisë ligjore lokale, për të rifituar kujdestarinë e fëmijëve të saj.
Friga, e cila përpiqet të balancojë punën e saj të rrezikshme si menaxhere sigurie në minierën e Kirunavarës me jetën e saj familjare, duhet të luftojë për jetën e saj dhe të njerëzve të dashur kur qyteti fillon të shembet në minierë.
Një baba e merr vajzën e tij në një udhëtim në një përpjekje
për ta nxjerrë atë nga telashet. Gjatë rrugës ata takojnë të gjitha llojet e të huajve,
pasi marrëdhënia e tyre e tensionuar vihet në provë.
Në mes të një vale të nxehti, shfaqet një re kërcënuese dhe bashkë me të, një shi acid vdekjeprurës. Një familje e ndarë do të duhet të bashkohet për t'i shpëtuar kësaj murtaje që po shkatërron botën.