Beksi burgoset pasi shkaktoi një aksident të rëndë. Për të rehabilituar të burgosurit, burgu u ofron atyre kurs për kërcimin e rrugës, të drejtuar nga Ava. Tashmë, mes vuajtjeve që i shkakton gabimi i bërë dhe pasionit që ka për kërcimin, ajo duhet të gjejë rrugën e saj në jetë...
Ngjarja zhvillohet gjatë një fundjave në Malet e Atlasit të Lartë të Marokut dhe analizon jehonat në jetën e myslimanëve vendas për shkak të një aksidenti të rastësishëm, dhe të vizitorëve perëndimorë që janë në një festë në një vilë madhështore.
I vendosur në Seattle, OUTSIDE tregon kryqëzimin e dy jetëve: Ramzi, një artist i ri agorafobik që jeton një ekzistencë hermetike në apartamentin e tij në qendër të qytetit dhe Ana, një studente e vetmuar që punon si eskortë. Së bashku fillojnë një miqësi dhe romancë të pamundur.
Historia e një vajze të re që për të dalë nga qyteti i saj i vogël, fillon të punojë si eskortë. Por shumë shpejt zbulon se nuk ka aspak kontroll mbi situatën ku ndodhet.
Pasi u rrëmbye nga një vrasës fëmijësh dhe u mbyll në një bodrum të papërshkueshëm nga zëri, një djalë 13-vjeçar fillon të marrë telefonata në një telefon të shkëputur nga linja, nga viktimat e mëparshme të vrasësit.
Sikur të mos ishte mjaft i parehatshëm takimi i tyre,
i organizuar nga prindërit e tyre indianë tradicionalë.
Ravi dhe Rita janë të detyruar të strehohen së bashku në një shtëpi pasi rastet me covid-19 rriten.
Taranto është një qytet fantazmë ku askush nuk guxon të hyjë. Më të varfërit kanë mbetur duke luftuar për mbijetesë, ndërsa bandat po konkurrojnë për territor. Dy jetimë trembëdhjetë vjeçarë, të cilët janë rritur së bashku, ëndërrojnë t'i bashkohen njërës prej bandave.
Festimet e Ditës së Pavarësisë së Finlandës ndërpriten nga një sulm terrorist në Pallatin Presidencial dhe të ftuarit e shquar merren peng. Ndërsa nis misionin e shpëtimit, oficeri i shërbimit të sigurisë Maks Taner përpiqet të zbulojë se kush po përpiqet të destabilizojë Evropën...
Emili takon Kamij, i cili pëlqen Norën, e cila kryqëzohet me Amberin. Tre vajza dhe një djalë,janë miq,ndonjëherë dashnor dhe shpesh here të dyja së bashku.
Një vëlla e motër të larguar kthehen në shtëpi në fermën e madhe që dikur e njihnin dhe e donin, duke u përballur me një trashëgimi të thellë dhe të hidhur familjare kundër një sfondi mitik amerikan.
Jerrod Carmichael bën debutimin e tij regjisorial dhe luan në On the Count of Three, një film komik i errët për dy miqtë më të mirë, Val (Carmichael) dhe Kevin (Christopher Abbott), në ditën e fundit të jetës së tyre.
Mbi 36 orë në tre luftëra të ndryshme,
një grup i vogël ushtarësh përballet me vdekjen,
dështimin dhe një situatë luftarake gjithnjë e më të paqëndrueshme.
Xhena, Kelli dhe Nesi e kanë gjetur veten të kyçura gjatë izolimit. Me pak për të bërë nëpër shtëpi dhe me shumë kohë në duar, vajzat ndërveprojnë me njëra-tjetrën duke diskutuar dëshirat e tyre të reja seksuale që lindin me partnerët e tyre nëpërmjet internetit.
Synimi i Lusias për një familje perfekte kërcënohet nga e dashura me jetesë të lirshme e djalit të saj, me gojë të pisët dhe me njw familje që nuk janë ashtu siç ajo i kishte imagjinuar për të birin.
Një mbrëmje makthi shpaloset për fqinjët David dhe Robert kur ata godasin aksidentalisht një grua me biçikletë dhe ikin nga vendi i ngjarjes. Ndërsa Davidi është gjithnjë e më i rrënuar nga ndjenjat e fajit, Roberti tregon një tjetër fytyrë të tijën...
Kasandra, një stjuardesë franceze 26-vjeçare në një linjë ajrore me kosto të ulët, bën një jetë pa kuptim, larg familjes. Humbja e papritur e punës, do t’i japë një kthesë të papritur realitetit në të cilin ajo po jeton...
Nga një takim krejt rastësor në një grindje tragjike, lidhja e jashtëzakonshme mes Malkolm X-it dhe Muhamed Alisë vihet nën presionin e peshës së mosbesimit dhe idealeve të ndryshme...
Në Islandën rurale, një çift pa fëmijë zbulojnë një të porsalindur të çuditshëm në hangarin e deleve. Ata vendosin ta rrisin si fëmijën e tyre, por fuqi të errëta janë të vendosur ta kthejnë krijesën në botën nga vjen.