Një të burgosuri lufte i ofrohet një shans për liri nëse ai përfundon një mision të rrezikshëm shpëtimi.
Anija e tij rrëzohet në një hënë të shkretë, duke e lënë të bllokuar. Ndërsa përpiqet të mbijetojë, ai zbulon një sekret vdekjeprurës...
Në vitin 1942, një oficer i inteligjencës Kanadeze në Afrikën e Veriut njihet me një luftëtare të Rezistencës Franceze në një mision vdekjeprurës pas linjës së armikut.
Kur ata ribashkohen në Londër, lidhja e tyre vihet në provë nga presionet e luftës.
Gaj Karter është një arkitekt i talentuar. Ka një grua të bukur dhe pret një fëmijë. Problemi i vetëm? S'i ka gjërat në vijë, gjë që e bën të dyshojë në zotësinë e tij të të qenit baba i mirë. Ai është përpjekur një vit të tërë të gjejë punë në profesionin e tij por s'ka pasur fat. Në fund, gruaja e tij En, i gjen një punë si shofer në Kreigslist. Gaj shkon për intervistë duke menduar se do shpërndante pica, por shumë shpejt kupton se duhet të transportojë prostituta.
Është viti 1943. Lufta e Dytë Botërore po djeg Evropën. Në Nju Jork, Arturo dhe Flora janë të dashuruar, por ajo i është premtuar për martesë djalit të një shefi mafioz. E vetmja mënyrë për t’u martuar me Florën, është që Arturo të marrë lejen nga babai i saj, i cili jeton në një fshat në Siçili. Arturo nuk ka para, kështu që për të ardhur në Siçili atij i duhet të regjistrohet në ushtrinë amerikane, e cila po përgatitet për zbarkimin në ishull.
Dashuria, jeta dhe mundimet e një nëne që rrit një djalë në fillim të viteve ’70. Injoranca e një shpirti të lirë kundër nevojave të një burri të ri që mundohet të gjejë karakterin dhe besimin e tij të vërtetë. Pasi jetonin në një shtëpi boheme, të ndarë me tre njerëz të tjerë të ngjashëm me ta dhe energjikë për të ndihmuar në pagesën e qirasë, mamaja e tij mundohet të vendosë lidhje që ai nuk i përballon dot. Ajo nuk e përballon dot paaftësinë e tij për të folur, dhe kërkon ndihmën e femrave të tjera në jetën e tij për të ndarë barrën e rritjes së tij.
Një violinist e ndan talentin e tij në metronë e Nju Jorkut. Një balerinë i mbush mendjen të marrë pjesë në një konkurs. Atyre u bashkohet edhe një grup kërcimtarësh hip hop.
Dikur një shef kuzhine premtues, tani një djalosh i pamotivuar që jeton në shtëpinë e mamasë së tij, Çarli e fiton jetesën duke punuar si një asistent menaxher në një kinema. Kur ai takon vajzën e ëndrrave dhe babai i tij i larguar prej kohësh kthehet, ai përpiqet të zbulojë atë që do të jetë me të vërtetë.
Një detektiv heton të vërtetën pas vdekjes së kolegut të tij. Kjo çështje e mistershme nxjerr në pah korrupsionin e policisë si dhe një mister të rrezikshëm që përfshin një vajzë të re…
Dy djem vendosin të realizojnë vdekjen e tyre dhe të nisin nga fillimi me identitete të reja. Por mesa duket njerëzit që shtiren janë në telashe më të mëdha.
Filmi tregon historinë e vërtetë të komandantit irlandez Pat Kuinlan i cili drejton togën e tij kundër mercenarëve francezë në Kongo në fillimet e viteve '60.
Kur vlerat morale të një agjenti operacionesh të zeza vihen në provë gjatë operacionit të tij të fundit, ai i nënshtrohet një vlerësimi të pafavorshëm psikologjik. Tani po i jepet një mundësi dhe një mision në dukje i thjeshtë për të mbrojtur sigurinë e një vajze të re që shpall kode, burimet e kodeve dhe stacionin e largët në të cilin janë caktuar. Pas një prite dhe një telefonate më vonë, gjithçka kthehet në një luftë të ndërlikuar për mbijetesë.
Dy dekada pas cenimit të Ditës së Pavarësisë, Toka përballet me një kërcënim të ri jashtëtokësorësh. Por a do të mjaftojnë mbrojtjet hapësinore tokësore?
Një ish ushtarak pasi i ka vdekur gruaja dhe djali gjatë shkëmbimit të zjarrit mes dy bandave kthehet të pastroj rrugët nga mafia. Në të njëjtën kohë nisma e tij kundërshtohet nga ish kolegu i tij në ushtri.
E lindur në botën e prostitucionit, 15 vjeçarja Shara nuk njeh jetë tjetër. Mamaja e saj, një eskortë me karierë por në moshë madhore, kërkon nga Shara të fitojë aq shumë para sa fitonte në rininë e saj. Pas një zënke dramatike me mamanë dhe të dashurin, Shara gjendet e vetme në rrugë dhe shkon drejt të vetmes mundësi që ka.