Frank Martin është më i miri në atë që bënë: transporton gjëra pa bërë pyetje. Por transportimi i tij i fundit, një femër e re dhe e bukur e rrëmbyer nga trafikant klandestinës, sjell komplikime fatale në planin e tij të dorëzimit. Tani, Frank duhet të futet në një luftë të pa ndërprerë aksioni për të shpëtuar ngarkesën e tij të çmuar edhe jetën e tij.
Një zjarrfikës, dy profesorë kolegji dhe një shkencëtare qeveritare seksi punojnë kundër disa organizmave alienë që kanë evoluar me shpejtësi që nga mbërritja e tyre në Tokë me anë të një meteori.
Një grup shokësh e gjejnë veten duke vrapuar për jetën e tyre nga Ray Sawyer, një kufomë e reanimuar e zotëruar nga 13 shpirtra të këqij, e cila ka plane të mbrapshta për ta.
Një thriller që ka në qendër të tij një vrasës të trajnuar dhe trajnuesin e tij. Vrasësi Hallam (Benicio Del Toro), përndiqet nga makthet, që nga pjesëmarrja e tij në luftën e Kosovës dhe, ai nuk arrin dot t’i japë fund manisë së tij për të vrarë… Tashmë, mësuesi do të jetë përballë nxënësit, në një rivalitet ku herë pas here, kufiri mes të mirës dhe të keqes bëhet i padukshëm.
Aftësitë në boks të Fridrih e çojnë atë në një shkollë elitare naziste në një kështjellë në vitin 1942. Ai regjistrohet kundër dëshirës së babait të tij pasi shpreson për një të ardhme më të mirë. Por nuk është ajo që ai priste.
Një nëpunës i zakonshëm punëson një prostitutë të mrekullueshme për një natë. Pasi nata përfundon, ai nuk dëshiron ta lejojë atë të shkojë. Ajo pranon të qëndrojë me të, por shefi i kërkon asaj të kthehet.
Pas një ndarje të tmerrshme, një djalë i ri zotohet se do rrijë 40 ditë e 40 netë i “pastër” pa bërë seks, por në fund ai takon vajzën e ëndrrave të tij dhe nuk mund të bëjë asgjë për këtë.
Një veteran i luftës së Gjirit gabimisht dërgohet në një institucion mendor për kriminelët e çmendur, ku ai bëhet objekt i eksperimenteve të një mjeku dhe jeta e tij preket plotësisht prej tyre.
Një shkrimtar i sapo divorcuar nga ish-grua e tij, ndiqet nga një psikopat i cili e akuzon atë për plagjiature. Por Rainey përpiqet
të provoje pafajësinë e tije, ai fillon të vë në dyshim mendjen e tije të shëndoshe.
Quasimodo është mbrojtësi i këmbanave të çmuara të Notre Dame. Kur Sarousch, një kriminel mjeshtër, planifikon fshehurazi të vjedhë një nga këmbanat, Quasimodo duhet ta ndalojë atë.
Dulli dhe partneri i tij, qeni K-9 janë gati të tërhiqen nga forcat e policisë. Për të fituar jetesën, ish-polici vendos të punojë si hetues privat dhe merr përsipër një çështje që duhet ta zgjidhë, edhe për të shpëtuar nga telashet e veta.
Kjo është historia e një djaloshi të zakonshëm...të quajtur Çarli Baket. Ai nuk ishte më i shpejtë apo më i fortë, ose më i zgjuar se fëmijët e tjerë. Familja e tij nuk ishte e pasur, ose e fuqishme apo me lidhje të forta. Në fakt, atyre mezi i dilte për të ngrënë. Çarli Baket ishte djali më me fat në të gjithë botën. Por ai thjesht nuk e dinte akoma. Shikoni filmin për më tepër...
Pier Nimansi është një inspektor i cili duhet të hetojë një rast shumë të veçantë të një zinxhiri vrasjesh me elemente fetare teksa përballet dhe me rreziqet për apokalipsin.
Në një version të avancuar teknologjikisht të vitit 1939, gazetarja Polli Perkins dhe kapiteni Xhozef Sallivan ndërmarrin një hetim mbi zhdukjen misterioze të disa shkencëtarëve, por sa më shumë të reja dalin në shesh, aq më shumë ndërlikohet mision dhe Polli dhe Xho përfshihen në një aventurë të rrezikshme që mund të ndikojë në jetën e tërë njerëzve në botë.
Rusia është në prag të asgjësimit bërthamor dhe ka vetëm një njeri që mund ta shpëtojë: një operativ elitar i Forcave Speciale të SHBA-së, i cili është urdhëruar të çaktivizojë një termocentral bërthamor Çeçen, para se terroristët të vendosnin një reaktor funksional.