I humbur në një ishull të shkretë, një robot i quajtur Roz duhet të përshtatet për të jetuar me krijesat që e rrethojnë. Roz krijon një lidhje prindërore me një rosak jetim për të cilin kujdeset deri sa rritet e bëhet i zoti i vetes.
Një këngëtar në një krizë besimi e gjen botën e tij të përmbysur kur mësuesja e tij e muzikës në shkollën e mesme rihyn në jetën e tij si nxënësja e tij e ri i rritur në Bat Mitzvah.
Një snajperist profesionist e gjen veten të bllokuar në një apartament tërësisht prej xhami nga një konkurrent vdekjeprurës dhe duhet të gjejë një mënyrë për të mbijetuar dhe për të shpëtuar me pak ose aspak mbrojtje mes tij dhe vrasësit.
Vrasësja e stërvitur Domenikë, duke u arratisur nga e kaluara e saj kaotike,
rrëzon avionin në një qytet kolumbian plot me dhunë. Aty njihet me Hulion, i cili e strehon
në familjen e tij. Por kur një ditë, policia i sjell në shtëpi kokën e Hulios, ajo nis të përballet
me sulme nga policia vendase dhe duhet të zgjedhë midis të vetëmbrohet, apo të mbrojë familjen e Hulios.
Kolonizatorët e hapësirës përballen me formën më të tmerrshme të jetës në Univers, ndërsa përpiqen të gjejnë shpëtim në thellësi të një stacioni hapësinor të braktisur.
Luftëtarët e Çuskas, një skuadër basketbolli amerikano-autoktone, nga Nju Meksiko, duhet të bashkohen pas humbjes së lojtarit të tyre kryesor, nëse duan të fitojnë kampionatin e shtetit.
Teksa një e keqe pushton botën përtej derës së tyre, mbrojtja e vetme për një nënë dhe djemtë e saj binjakë është shtëpia e tyre dhe lidhja mbrojtëse e familjes.
Pas një tragjedie familjare, tre breza të familjes Deetz kthehen
në shtëpi në Lumin Dimëror. Lidia has vështirësi në komunikimin me të bijën,
e cila i kërkon të flasë me të atin e vdekur. Ende e përhumbur nga Bitëllxhusi,
jeta e Lidias kthehet përmbys kur vajza e saj adoleshente,
Astridi, hap aksidentalisht Portalin për jetën e përtejme. Astridi bën një ujdi për të shkëmbyer jetën e saj me
jetën e një të vdekuri, por pa dijeninë e saj. A do ia dalë Lidia të shpëtojë të bijën?
Djali djall dhe një agjentëtfillestar B.P.R.D.dërgohen në vitet 1950 në Appalachians, ku ata zbulojnë një komunitet të largët të dominuar nga shtrigat dhe të udhëhequr nga demoni i keq vendas, Njeriu i Shtrembër.
Një shkrimtar kthehet në qytetin e tij të lindjes, Jerusalem Lot, për të kërkuar frymëzim për librin e tij të ri,
por zbulon se banorët e qytetit po sulmohen nga një vampir i etur për gjak.
Frymëzuar nga një histori e vërtetë. Një peshkatar zemërthyer shpëton një pinguin të lënduar nga një derdhje nafte, i cili i ndryshon jetën.
Ata shpejt bëhen miq të pandarë, aq të lidhur sa që edhe oqeani i paanë nuk mund t'i ndajë. Por biologët kanë një projekt tjetër për pinguinin. A do ia dalë pinguini të takojë përsëri mikun e tij të vjetër?
Pas humbjes së një çmimi të shumëpritur, Nik Kazino vendos të largohet drejt një vendi krejt të huaj. Por atje është duke pritur një tjetër sfidë që do ta bëjë atë të njohë veten dhe karrierën.
Pasi një udhëheqës misterioz imponon ligjin e tij në një sistem brutal burgimi me qeli vertikale, një e burgosur e re, e sapoardhur lufton kundër një metode të dyshimtë të shpërndarjes së ushqimit.
Heather dhe Karla, takohen pas shumë pas shumë vitesh pa folur.
Heather ka një propozim krejtësisht të papritur, që mund të ndryshojë jetën e tyre përgjithmonë.
Dy vëllezër binjakë, e gjejnë veten në një trekëndësh të rrezikshëm dashurie, në një ishull të izoluar grek. Hetimi i jepet "Njeriut Xheloz," një detektivi të lënduar.
Ndërkohë që Birdie dhe Alden Case vazhdojnë të studiojnë për hetues privatë, aftësitë e tyre vihen në provë për zgjidhjen e vrasjes se një personazhi të njohur që mendohet se dinte të fshehtën mbi misterin e një vrasësi serial.
Deadpoolit i ofrohet një vend në 'Universin Marvel Kinematik' nga 'Autoriteti i Ndryshimit Kohor',
por në vend të kësaj rekruton një variant të Wolverinit për të shpëtuar universin e tij nga zhdukja.