Në mbrëmjen e martesës së një prej shoqeve të tyre të vjetra të gjimnazit, tre shoqëruese të papërgjegjshme dhe kapriçioze ribashkohen për një festë të fundit beqarie në Mollën e Madhe. Ato pa dashje shkatërrojnë fustanin e nusërisë së shoqes së tyre Bekit, përpara se ajo të martohet me të dashurin e saj të zemrës Deil. Ato përpiqen ta rregullojnë situatën duke kaluar mbrëmjen dhe mëngjesin përpara dasmës të dëshpëruara për t'ia kthyer fustanin Bekit në kohë, ndërsa zbulojnë vetveten dhe atë çka duan të bëjnë me të vërtetë në jetën e tyre.
Në momentin që vjen fundi i jetës në tokë, një ekip eksploruesish merr përsipër misionin më të rëndësishëm në historinë njerëzore: të udhëtojnë në galaktikë për të zbuluar nëse njerëzimi ka një të ardhme në mesin e yjeve.
Oskar Digsi, një magjistar amator dhe i djallëzuar që punon në një cirk diku në Kansas, hipën në balonën e tij dhe përfundon në Vendin e Ozit. Fati i tij ndryshon sepse aty të gjithë mendojnë se ai është një magjistar i madh. Por shumë shpejt ai do të përballet me tre magjistare të cilat dyshojnë në aftësitë e tij.
Anastasia është një studente në prag të diplomimit në letërsinë angleze. Kur mikesha e saj Kejt, i kërkon që ta zëvendësojë për një intervistë me Kristjan Grej, një biznesmen të fuqishëm, ajo pranon pavarësisht ngarkesës në universitet. Intervista e saj nuk kufizohet vetëm në pyetjet e sugjeruara nga mikesha e saj duke nxitur kështu kureshtjen e Kristjanit. Të dy fillojnë të takohen dhe Anastasia kupton se ai është një burrë misterioz, shkëlqimi i të cilit fsheh sekrete, por sidomos shije erotike dhe praktika seksuale të dyshimta.
Russell Brand rishpik rolin e miliarderit të adhurueshëm Artur Bak, një njeri i papërgjegjshëm i cili është mbështetur gjithmonë në dy gjëra: në pasurinë e tij të pafund dhe në dadon e tij të përjetshme Hobson (fituesja e Academy Award Helen Mirren) për ta mbajtur larg telasheve. Tani ai përballet me sfidën e tij më të madhe: të zgjedhë midis një martese me mblesëri me drejtoreshën ekzekutive ambicioze Suzana (Jennifer Garner) që do t’i sigurojë jetesën e tij luksoze, ose një të ardhmeje të pasigurt me të vetmen gjë që paratë s’mund ta blejnë - Naomin (Greta Gerwig), dashurinë e tij të vërtetë. Me frymëzimin e Naomit dhe pak ndihmë jo tradicionale nga Hobsoni, Arturi do të marrë rrezikun më të shtrenjtë të jetës së tij dhe do të mësojë se ç’do të thotë të jesh burrë në këtë riimagjinim të komedisë romantike që ka fituar çmimin Oscar, Arthur.
Një lider ultrasish kthehet përsëri në Green Street për hakmarrje pasi merr vesh që vëllai i tij i vogël është vrarë, por do mund të përballet ai me një lloj të ri huliganësh dhe a do ta gjejë vrasësin e vëllait?
Një fis autokton i bazuar tek njerëzit që jetojnë në harmoni me natyrën, papritur e gjejnë mënyrën e tyre të jetës të kërcënuar, kur pushtuesit e dhunshëm nga një tjetër kulturë arrijnë në vend, me qëllim kapjen e burimeve të tyre natyrore dhe skllavërimin e tyre.
Një burrë lirohet nga burgu pas një dënimi të gjatë pasi vrau një njeri që donte t'i vriste shokun e ngushtë. Pasi del, ai do që të jetojë një jetë normale, por shoku i tij i ngushtë menjëherë e fut në një seri problemesh serioze.
"Drejt Fundit" me regji e skenar të Drilon Hoxhës është realiteti Shqiptar i sjellë artistikisht. Intriga, ambicia, pazaret e prishura dhe larja e hesapeve janë karakteristika në këtë film
Virusi vdekjeprurës T i kompanisë Ombrella, vazhdon të shkatërrojë planetin, duke i kthyer njerëzit në ushqim për zombi. Shpresa e fundit e njerëzimit është Alisa, e cila zgjohet në zemër të institucionit të operacioneve të kompanisë Ombrella. Alisa duhet të përballet kundra ushtrisë së pafund të Ombrellës dhe njëkohësisht të zbulojë dhe të kaluarën e saj misterioze.
Kjo është kronika e një unaze martese e gjetur në një dyqan pengjesh, që ndërthur histori të çuditshme të një qyteti të vogël duke përfshirë maniakë, drogaxhinj dhe vet imituesin e Elvis Presley.
Agjenti sekret i Shteteve të Bashkuara, Leon S. Kennedy infiltrohet në një vend të vogël të Evropës Lindore për të verifikuar thashethemet se Armët Bio-Organike (B.O.W) janë duke u përdorur në luftë. Menjëherë pas infiltrimit te tij, qeveria amerikane urdhëron që ai të largohet menjëherë. I vendosur për të zbuluar të vërtetën, Leon injoron rendin dhe hyn në fushën e betejës për t’i dhënë fund zinxhirin te tragjedive të shkaktuara nga "Armët Bio Organike"
Takumit i duhet të përballet me disa kundërshtarë garues të rrugës për më të shpejtin mes tyre. Ndërkohë që miqtë e tij vrasin mendjen se si të tërhiqen nga sfida, Takumi nuk ka makinën e tij, 86-ën...
E bazuar në best-sellerin ndërkombëtar nga Amos Oz, A Tale of Love and Darkness (Një Tregim Dashurie dhe Errësire) është historia e rinisë së
tij, e vendosur në fundin e sundimit të Britanisë mbi Palestinën dhe në fillimet e shteti të Izraelit. Filmi hyn në detaje në lidhjen e djalit me nënën e vet dhe në fillimet e tij si shkrimtar, duke parë se çfarë ndodh kur, historitë që tregojmë, bëhen historitë që jetojmë.
Trip Kenedi hyn në një bankë gjatë kohës së mbylljes, menjëherë sapo dy banda të ndryshme shfaqen për ta grabitur. Një përleshje me armë shpërthen dhe Tripi kap sportelisten e zgjuar dhe të bukur Ketlin, për ta mbrojtur. Njëra bandë duket qartë që janë profesionistë ndërsa tjetra vetëm një çift budallenjsh. Sistemi i sigurisë së bankës nis mbylljen e përditshme dhe i mbyll të gjithë brenda në ndërtesë. Ndërsa nata kalon, një lojë gazmore maceje dhe miu zhvillohet ndërsa Tripi dhe Ketlin përpiqen t’i shpëtojnë të gjithë, të mos vriten dhe të mos bien në dashuri me njëri-tjetrin... pothuajse.
Të gjitha kafshët e parkut zoologjik Frenklin e duan mirëmbajtësin e tyre zemërmirë, Grifin Kis. Duke e gjetur veten më rehat me një luan se me një femër, Grifini vendos se mënyra e vetme për ta fituar vajzën e ëndrrave të tij është të largohet nga parku dhe të gjejë një punë më joshëse për t’i fituar zemrën. Kafshët, në gjendje paniku, vendosin të thyejnë kodin e tyre të heshtjes dhe zbulojnë sekretin e tyre më të madh: që mund të flasin! Për ta penguar Grifinin që të mos largohet, ata vendosin t’i mësojnë rregullat e të ardhurit rrotull një femre - sipas stilit të kafshëve!
Jetimi Piter dhe miqtë e tij e nxjerrin jetesën si hajdutë xhepash dhe Xhimi Gremçi, mësuesi i skermës, është tutori i tyre. Duke u munduar të kapte një sferë magjike, i bie nga duart dhe gjithë grupi i tyre transportohet në Askund.