Kur djali i tij adoleshent hyn në telashe, Benxhamin Mi heq dorë nga një gazetë fitimprurëse për t’u shpërngulur me familjen e tij në një nga vendet më të paimagjinueshme: një kopsht zoologjik! Me ndihmën e një stafi eklektik dhe me shumë probleme gjatë rrugës, Benxhamini niset në një fillim të ri për të rivënë në vend lavdinë e dikurshme të kopshtit të shkatërruar, ndërsa ribashkon familjen e tij. Nga regjizori i filmit Jerry Maguire, Blemë Një Kopsht Zoologjik është një kremtim i mrekullueshëm, i ngrohtë dhe i mprehtë i shpirtit njerëzor.
Z. Aleksandër dëshiron të tërhiqet nga jeta e krimit me të cilën kishte ndërtuar perandorinë e tij, por një lojtar i ri hyn në skenë i cili kërkon të marrë perandorinë e tij, duke detyruar Z. Aleksander që t’i rikthehet zakonit të vjetër dhe t’i japi atij një mësim.
Duke menduar se monogamia s’do ishte kurrë e mundur, një grua e angazhuar në karrierë
duhet të përballet me frikërat e saj kur takon një djalë të mirë.
Në një qytet të largët në Irlandë, Niamh njëmbëdhjetë-vjeç e gjen veten i mbijetuari i vetëm i një masakre të përgjakshme që vrau prindërit e tij dhe vëllain e vogël. Te dyshuar jane një bandë e vandalëve vrasës…
Dipak Sing është një fermer nga Raxhastani. Pas një tragjedie, emigron në në Mumbai me bashkëshorten dhe vajzën në kërkim të një jete më të mirë. Megjithatë, pas mbërritjes në Mumbai, zbulon sfidat e jetës në një qytet të madh.
Një film rrëqethës mbi një familje Sike dhe peripecitë që heq ajo në një Delhi të pushtuar nga trazirat anti-Sike që lindën pas vrasjes së kryeministres së atëhershme, Indira Gandi.
Pasi ish-bashkëshorti i saj Karlos e qëllon Çelesten tre herë në bark, është koha për të luajtur në mënyrë të ndyrë. Në betejën për famullin e saj, Robin, ajo punëson tre vëllezër kriminelë për ta kthyer djalin tek ajo. Por asgjë s'mund të jetë aq e lehtë në Jug. Ajo çka fillon si një mision i vogël shpëtimi, kthehet në një betejë të vërtetë jugore. Kjo skuadër e çuditshme duhet të çajë përpara përmes femrash shumë të bukura vrasëse, gjuetarësh amerikanë autoktonë, agjentësh federalë dhe shumë plumbash që po i ndjekin nga pas, ndërsa mbrojnë fëmijën e pafajshëm të Çelestes.
Një mbretëreshë e re, e cila është e martuar me një mbret të çmendur, bie fshehurazi në dashuri me mjekun e saj, dhe së bashku ata fillojnë një revolucion që ndryshon një komb përgjithmonë.
Nje djale nga Nju Xhersi i përkushtuar në familjen e tij, miqtë, dhe kishën, zhvillon pritjet jorealiste duke shikuar pornografi dhe punon për të gjetur lumturinë dhe intimitetin me dashurin e tij të vërtetë.
Para agimit të 29 gushtit 2005, Nolani mbërrin në një spital të Nju Orlinsit së bashku me gruan e tij shtatzënë Abigejl e cila bën lindje të parakohshme. Ajo çka duhej të ishte dita më e lumtur në jetën e Nolanit shumë shpejt del jashtë kontrollit kur lindja shkon tragjikisht keq dhe Uragani Katrina sulmon spitalin, duke detyruar një evakuim. Duke i thënë të qëndrojë me vajzën e tij, e cila është në inkubator, Nolani dhe fëmija i tij i sapolindur shumë shpejt izolohen nga bota për shkak të prerjes së energjisë dhe përmbytjes. Kur askush nuk kthehet për të ndihmuar, Nolani përballet me vendime të shumta jete a vdekjeje, duke luftuar për ta mbajtur vajzën e tij të gjallë, ndërsa minutat kalojnë duke u kthyer në ORË.
Në St. Jude, trafikantët e drogës dhe policët e korruptuar kanë shkatërruar gjithë qytetin, por një shpresë e re lind kur aty mbërrin Hong, një luftëtar i stërvitur nga Tiano (Jean-Claude Van Damme).
"Largo Winch, Drejtori i Përgjithshëm i sapo emëruar i Grupit W,është akuzuar për krime kundër njerëzimit në po atë ditë që ai
njofton qëllimin e tij për të shitur korporatën e tij dhe të përdorë të ardhurat për të krijuar një fondacion humanitar".
Në Bridgend, një qytet në Uells po ndodhin një numër i madh vetëvrasjesh të rinjsh. Sara dhe babai i saj Deiv zhvendosen në qytet ku Sara dashurohet me Xhejmin, një prej adoleshentëve. Ky fenomen do i përfshijë të gjithë.
Pas një kohe të gjatë, Roi sfidohet sërish nga kundërshtari i tij i betuar për të garuar me makinën e tij spotive. Por këtë herë ata do të garojnë 2 mijë kilometra përmes Norvegjisë, nga Oslo për në Kepin e Veriut. Gjatë kësaj kohe Roi duhet të kujdeset edhe për vajzën e tij...