Maj, 1987. Ndërsa kthehej nga një klub nate vajza e re në qytet Sara dhe shoqja e saj Rebe gjejnë një kukull të veshur me një fustan kungimi. Që nga ai moment, jeta e tyre do të bëhet një ferr i gjallë.
Ish-anëtarët e bandës dhe të porsamartuarit Al dhe Liezl ikin me një çantë të madhe parash, por ish-shefi i tyre do të shkojë në skajet e tokës për t'i gjetur.
Bij të emigrantëve nga Karaibet, Majkëlli dhe Fransis përballen me kuptimin e të qenit mashkull, identitetit dhe familjes në kohën e fillimit të rrymës të hip-hopit në Toronto.
Filmi ndjek Luizën, një psikiatre të re, e cila fillon të analizojë një burrë të errët dhe të mistershëm, por pas kësaj, njerëzit rreth saj fillojnë të vdesin.
Bigna dhe Frenku janë dy njerëz me mendime të ndryshme. Kur botët e tyre të ndryshme përplasen, ata përfshihen në mënyrë obsesive në një marrëdhënie pasionante.
Një arkeolog ateist i cili kthehet në besimtar, duhet të garojë me kohën që të provojë ekzistencën e vërtetë të Ram Setut legjendar, përpara se të këqinjtë të shkatërrojnë shtyllën e trashëgimisë kulturore të Indisë.
Një sirenë e re bën një marrëveshje me një shtrigë deti për të shkëmbyer zërin e saj të bukur me këmbët e njeriut, në mënyrë që ajo të zbulojë botën mbi ujë dhe t'i bëjë përshtypje një princi.
Një ish-ushtar elitar lirohet nga burgu vetëm për të zbuluar se bota e jashtme është pushtuar nga një virus i rrezikshëm. I ndjekur nga një tufë zombish, ai lufton në një përpjekje të dëshpëruar për të gjetur dhe shpëtuar familjen e tij.
Një histori aksioni modern ku një vajzë 17-vjeçare
e quajtur Suzume ndihmon një të ri misterioz të mbyllë Portalet
nga ana tjetër që po shkaktojnë fatkeqësi kudo në Japoni.
Për të realizuar plotësisht ëndrrën e tij për të qenë një komedian,
Wei Chenggong (Wei Xiang) aksidentalisht përfshihet në një mashtrim të rrezikshëm nën
"bindjen" e aktores Milan (Li Ma).
Por Wei Chenggongu nuk e dinte se ai tashmë ishte përfshirë në një komplot tjetër të vërtetë dhe qesharak.
Në vitin 1973, një asistent i ri galerie shkon në një aventurë të egër prapa skenave ndërsa ndihmon gjeniun e moshuar Salvador Dali të përgatitet për një shfaqje të madhe në New York.
Kur fluturimi i tyre nga Riadi anulohet, motër e vëlla nisin një udhëtim të rrezikshëm rrugor nëpër shkretëtirë për të marrë pjesë në dasmën e babait të tyre në Abu Dhabi.
Trashëgimtari i një perandorie hotelesh dhe femra dominuese që e ka përgatitur atë për sukses, mbyllen në një dhomë hoteli në një betejë mendjesh dhe vullnetesh ndërsa ai përpiqet t'i japë fund marrëdhënies së tij me të.
Një fotomodele amerikane që shkon turiste në Tajlandë, njihet me një vajzë tjetër dhe shumë shpejt bëhen shoqe, por i besoi njeriut të gabuar, sepse bie në kurthin e frikshëm të ngritur prej saj, një kurth ku përfshihen edhe shumë të tjerë që mbeten viktima të ligësisë së vajzës së panjohur.
Njerëzit ndërtuan motorë të mëdhenj në sipërfaqen e tokës për të gjetur një shtëpi të re.
Por rruga drejt universit është e rrezikshme. Për të shpëtuar tokën, të rinjtë duhet të
përgatiten për të nisur një garë kundër kohës për jetë dhe vdekje.
Në një të ardhme të shkatërruar, një apokalips kërcënon Tokën dhe shpresa e fundit qëndron tek një njeri që është i aftë të udhëtojë në kohë. Ai duhet të kthehet në të kaluarën për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve, por një forcë policore e ndjek atë në çdo epokë.
Zhulia, një vajzë e re e që është e apasionuar pas motorave, takon një ekuipazh garuesish dhe ajo fillon të depërtojë në botën e tyre të dominuar nga meshkujt, por një aksident rrezikon aftësinë e saj për t'u përshtatur.