Dy policë të korruptuar shantazhojnë çdo kriminel që nuk i bën dot ballë atyre. Sidoqoftë, ngjarjet ndërlikohen nga mbërritja e dikujt që duket
më i rrezikshëm se ata.
Bazuar në një ngjarje të vërtetë. Një pneumonologe që punon në një spital të Francës, vëren një lidhje midis vdekjeve të dyshimta dhe një ilaçi të aprovuar nga shteti, i përdorur për trajtimin e diabetit. Duke luftuar vetë kundër sistemit, Frashoni arrin të bëjë të ditur skandalin dhe të zbulojë të vërtetën.
Historia e Florenc Foster Xhenkins, një gruaje të pasur nga Nju Jorku e cila ëndërronte të bëhej një këngëtare opere, pavarësisht zërit të saj të tmerrshëm muzikor.
Duvali punësohet në një organizatë misterioze, për të hedhur në letër biseda të përgjuara telefonike.
Ai e pranon pa dyshime punën, por shumë shpejt kupton që është futur në një komplot politik.
Breezy nuk është një vajzë e zakonshme: seksi, argëtuese, dhe një vrasëse gjakftohtë. Vdekjeprurëse si një nëpërke ajo vret me një unaze helmuese.
Teksa lëviz nga qyteti në qytet, duke kapur viktimat e saj me autostop, ajo vendoset përkohësisht në shtëpinë e një çifti të ri, që nuk e kanë idenë çfarë ujku seksual kanë futur brenda.
Drejt akullthyesit "Mikhail Gromov" po lëviz një ajsberg gjigant. Për t'u larguar nga përplasja, anija ngec në grackën e akullit dhe detyrohet të zhvendoset pranë bregdetit të Antarktidës.
Një peshkatari Koreano Verior i prishet aksidentalisht motori i varkës dhe ai përfundon në Korenë e Jugut. Gjatë hetimeve në Jug, ai kërkon me ngut të dërgohet në shtëpi.
Duke premtuar një festë vizuale të ngjyrave, kostumeve, dritës dhe vendndodhjeve, do t'iu bëjnë të qeshni dhe qani njëkohësisht me shfaqjet e saj të fuqishme të aktrimit, si dhe dialogët e mençur dhe të paharrueshëm të Yilmaz Erdogan.
Pas një takimi rastësor me shoqen e fëmijërisë së të bijës, Hulieta, një grua me zemër të thyer vendos të përballet me jetën e saj dhe ngjarjet më të rëndësishme për vajzën e saj që nuk e ka takuar prej 13 vitesh.
Fabiani një doktor i ri udhëton në Lisbonë për të rifituar të dashurën e tij Doron. Ndërkohë që afrohen përsëri me njëri tjetrin, frika e tyre i ndjek nga pas. Xhelozia e Fabianit do vendosë në provë lidhjen përsëri.
Kur njëri prej tyre humbet gruan dhe vajzën e tij në duart e një vrasësi serial, një skuadër që merret me gjueti fantazmash është e vendosur të kapi shpirtrat e të dashurve të tyre. Në këtë mënyrë shpirtrat e tyre më në fund mund të prehen në paqe. Por sa më shumë që skuadra kërkon në shtëpi, fantazmat bëhen më armiqësore dhe skuadra zbulon sekretet e vërteta të shtëpisë dhe vrasjes.
Vite pasi një fatkeqësi shkatërron planetin dhe e kthen pjesën më të madhe të njerëzimit në kafshë të uritura në gjak, një udhëtar ndihmon një grup të mbijetuarish të shpëtojnë veten.
Kur një radio bie nga qielli në duart e një qeni naiv, ai largohet nga shtëpia për të përmbushur ëndrrën, të bëhet muzikant, duke sjellë edhe një seri ngjarjes të pazakonta.
Pasha është një postier i zakonshëm i cili fillon të shohë ëndrra të pazakonta. Një ditë ai shpëton një vajzë nga një grup sulmuesish. Më vonë ai zbulon se ka një botë të mbinatyrshme nën tokën e Moskës dhe se ai është më tepër se një postier i rëndomtë.
Bill Uilliamson është kthyer, gjallë dhe fuqishëm, për të kryer një mision përreth Uashingtonit. Këtë herë ai do që të shkaktojë një përçarje më të madhe të popullsisë në SHBA, e cila rezulton me pasoja shkatërruese në gjithë botën. Misioni i tij i ri është të vrasë presidentin e Steteve të bashkuara të Amerikës dhe të shkatërrojë Shërbimet Sekrete. Billi sjell me vete ehe fanatikët e dy filmave të mëparshëm.
Një djalë me fuqi të mbinatyrshme kërkon të shkojë ne vendin të cili i përket dhe për të arritur këtë gjë, atë e ndihmon babai i tij. Por e gjithë qeveria i është vënë pas. A do të arrijë ai të largohet?