Billy Covington punësohet nga Air America, një linjë ajrore klandestine që operon jashtë Laosit e drejtuar nga CIA.
Së shpejti ai zbulon se misioni i tij është të transportojë heroinë.
Një regjisor kujton fëmijërinë e tij kur ra në dashuri me filmat në kinema në vendlindjen e tij dhe zuri miqësi me punonjësin e projektorit të kinemasë.
Riçard Martin po udhëtonte me tren, i cili u ndalua nga Billi Kejn, një ish nxënës i Martinit.
Kejn ia kurseu jetën Martinit, por pasi i qëlloi në duar. Vite më vonë, Martini takoi një ish
të dënuar, të cilin e kishin dënuar gabimisht për vjedhjen e trenit. Martini e stërvit ish të dënuarin
dhe të dy kërkojnë Billi Kejnin.
Kris Tajlor, një rekrut i ri në Vietnam, e gjen veten mes një beteje pikëpamjesh midis të mirës edhe të keqes. Një përshkrim i ftohtë i brutalitetit të luftës dhe dualitetit të natyrës njerëzore gjatë konflikteve.
Në vitin 1965, një prezantues i njohur i radios jo-ortodoks me emrin Adrian Kronaur fillon të trazojë ujërat kur ai caktohet në një stacion radioje të Forcave të Armatosura të Sh.B.A në Vietnam. Të gjithë do ta duan por ngjarjet do të marrin një rrjedhë tjetër.
Deri në shekullin VII fiset arabe jetonin të ndara. Pas lindjes së islamit Muhamedit s.a.v.s (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) i erdhi meleku më i dashur i Allahut, i cili bëri thirrje atij ta udhëheq popullin e Mekës dhe t’iu bëjë me dije që ta adhurojnë vetëm atë, por Muhamedit s.a.v.s ju desh të largohet nga Meka drejt Medinës, të marrë armët dhe fuqinë për ta çliruar Mekën nga organizimet fisnore të arabeve.
Detektivi Majkëll Dulej ka për detyrë të kapë një kriminel dhe i jepet për partner një qen inteligjent policie. Të dy përfundimisht krijojnë një lidhje dhe përpiqen të kapin kriminelin së bashku.
Kur tre fshatarë të varfër rrëmbejnë vajzën e një gjykatësi
për ta detyruar atë të ulë taksat e padrejta ndaj tyre, një samurai endacak vendos ti ndihmojë ata.
Një dedektivi i komplikohet së tepërmi jeta kur e Pafrymë Mahoni përparon drejt tij, teksa ai përpiqet të luftojë me bandën e bashkuar të të Madhit Kapriço.
Një grua e bukur, e lënë pas dore nga burri i saj, joshet nga shërbyesja e saj sensuale. La Bonne është tërheqje, eksplorim, dëshirë, forcë dhe kontroll ..
Pasi e gjen një pushkë të vjetër, një djalë i ri i bashkohet ushtrisë Sovjetike dhe përjeton tmerret e luftës së Dytë Botërore kundër forcave të pamëshirshme Gjermane.
Një mashtrim për gjueti monedhash àri bashkon dy burra(Biondi dhe Tuko) në një aleancë të vështirë kundër një të treti(Sy Engjëlli), në garë për të gjetur një thesar të varrosur në një varrezë të largët. Të ashtuquajturit Biondi dhe Tuko janë ortakë të vjetër që përgjatë historisë plot peripeci provojnë nga njëri-tjetri edhe tradhëtinë, edhe hakmarrjen, edhe shpëtimin e jetës dhe janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të shtënë në dorë àrin. Ata detyrohen të bashkëpunojnë për të arritur qëllimin, pasi secili prej tyre di vetëm gjysmën e sekretit,Tuko di emrin e varrezës e Biondi emrin e varrit dhe pa ndihmën e njëri-tjetrit nuk do të mund t'ia dilnin kurrë mbanë. Por, a do të jenë të gatshëm ata ta ndajnë thesarin me njëri-tjetrin?
Një djalosh i varfër me emrin Artur mëson fuqinë e dashurisë, mirësisë, dijes dhe trimërisë me ndihmën e magjistarit Merlin, drejt rrugës për tu bërë mbreti më i dashur në historinë e Anglisë.
Filmi trajton një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar - shpalljen e pavarësisë së kombit Shqiptar. Personalitetet më të famshëm të kombit të udhëhequr nga patrioti Ismail Qemali pas shumë pengesash arrijnë të ngrenë flamurin shqiptar dhe të shpallin kështu Pavarësinë e Shqipërisë në Vlorë në 28 Nëntor 1912.
Një luftëtar duhet të ndjekë dhe të përpiqet t’u japë fund katër Replikantëve të cilët kanë vjedhur një anije në hapësirë dhe janë kthyer në tokë për të gjëtur krijuesin e tyre.
Viktimat e një epidemie të encefalitit shumë vite më parë kanë qenë katatonikë që nga ajo kohë, por tani një ilaç i ri ofron mundësinë e ringjalljes së tyre.
Ndërsa studentët në shkollën elitare të armëve luftarake të Marinës Amerikane garojnë për të qenë më të mirët në klasë, një pilot i ri i guximshëm mëson disa gjëra jashtë klase nga një prej mësueseve.
Spartaku, me origjinë nga Trakia, lindur dhe rritur skllav, vazhdimisht rebelohet kundër autoriteteve që ka mbi krye. Megjithatë natyra e tij rebeluese e udhëheq në një tjetër drejtim, kur blihet nga stërvitësi i gladiatorëve, Lentulus Batiatus.
Luftëtari i Madh Shqiptar Skënderbeu është një film dramatik i vitit 1953 me regjizor Sergei Yutkevich. U prezantua në Festivalin e filmit në Canne, ku fitoi çmimin ndërkombëtar. Filmi tregon prijësin e fiseve shqiptare, Skënderbeun, në qëndresën stoike që i bëri turqve për më shumë se dy dekada...