Një dokumentar imagjinar vë në dukje rivalitetin midis dy lojtarëve më të mëdhenj të tenisit të të gjitha kohërave që luajtën në një ndeshje të vitit 2001 që zgjati shtatë ditë.
Ky film është frymëzuar nga ngjarjet e vërteta, në vitin 1939 ndodhi vala e fundit e emigracionit nga
Afrika e Veriut, për t'i ikur varfërisë, punëtoret nga Algjeria dhe Maroku u tërhoqën ne Paris
për të punuar neper fabrika dhe neper kanotierë ndërtimor, lufta dhe pushtimi Gjerman i
dhanë fund këti emigrimi, shumica u kthyen ne shtepi dhe shume pak veta mbeten pas të papune
dhe të pa shprese, ne Parisin e pushtuar...
Një dokumentar natyre që ndjek një majmun të porsalindur dhe nënën e tij ndërsa luftojnë për të mbijetuar brenda hierarkisë sociale konkurruese të tufës, një grup dinamik i majmunëve që jetojnë në rrënojat e lashta të gjetura thellë në xhunglat e Azisë Jugore.
Dankani i ndrojtur 14 vjeçar, shkon në pushime verore me nënën e tij, të dashurin e saj arrogant dhe vajzën e tij. Duke kaluar një kohë të vështirë për t'u përshtatur, Dankani bën miqësi të papritur me Ouenin, drejtuesi i një parku ujor.
Në një komunitet mes pyejeve, larg rregullave dhe kostumeve moderne, adoleshentja Ada ngel shtatzënë nga vëllai i saj. Kur zbulon nëpërmjet një kane në formë fytyre se ajo është viktima që duhet sakrifikuar nga një krijesë vdekjeprurëse që jetonte në një gropë, ajo vendos të shpëtojë foshnjen e saj dhe vendos kanën në mes të pyllit duke vënë në rrezik jetën e banorëve të tjerë.
Jemi në Skoci, në një kohë të hekurt dhe mitike. Merida është një harkëtare rebele dhe një vajzë e vrullshme e familjes mbretërore. Pas një zgjedhje të pamatur dhe të paqëllimshme, Merida sjell një rrezik për njerëzit e saj dhe detyrohet të hidhet në aksion për të vendosur gjërat në vendin e tyre.
‘Mercenarët’, bashkohen për një mision në dukje të lehtë për të rikuperuar diçka nga një avion i rrëzuar. Por kur njëri prej tyre vritet gjatë misionit dhe ata zbulojnë një komplot që rrezikon miliona njerëz, përballja me armikun kthehet në jetë a vdekje…
Historia heroike e një diktatori i cili rrezikon jetën e tij për të siguruar që demokracia nuk do të vijnë në vendin që ai ka krijuar me shume dashuri.
Një seancë trajnimi e skuadrës speciale të policisë së Los Anxhelosit
nuk shkon siç ishte planifikuar. Papritur e gjejnë veten të paarmatosur
në mes të një sherri mes dy bandave kriminale. Dalja nga ndërtesa do të jetë
një mision i vështirë.
Duke dëgjuar dhe ndjekur zemrën e tij, Efraimi Hanks gjen rrugën e tij në jetë dhe në fund siguron lehtësin dhe shpëtimin për vuajtjet e karrocave të dorës të kompanies Martin. Kjo ngjarja është bazur në një histori të vërtetë.
Rikthimi i një komedie-horror që shfaq ringjalljen në një trup të vetëm të tre grave të cilat ndodhen në një festë. Ato duhet të lënë mënjanë dallimet midis njëra-tjetrës në mënyrë që të gjejnë fajtorin dhe të hakmerren.
Pas vitesh turpërimi dhe përpjekjesh të dështuara për të fituar Çmimin e lakmuar Pirati i Vitit, Kapiteni i Piratëve dhe ekuipazhi i tij i çuditshëm vihen kundër ajkës së piratëve - Belamiut të Zi, Këmbë-drurit Hejstings dhe Katlas Liz - në një garë për të grabitur plaçkat më të shumta. Ata shumë shpejt ndeshen me shkencëtarin që vuan nga dashuria Çarls Darvini, i cili e bind Kapitenin se "papagalli" i ekuipazhit, Polli, mund të jetë përgjigja e "pasurive të panumërta" që po kërkojnë ata.
Tomas është djalë me një dhunti të veçantë, mund të shohë shpirtrat e të vdekurve. Ai do të përballet me një burrë misterioz i cili ka në plan të lëshojë forca të errëta në Tokë.
Rango është një kameleon që jeton si një kafshë e zakonshme shtëpiake dhe që përballet me një krizë të madhe identiteti. Pas së gjithash, sa lart mund ta vrasësh kur i gjithë qëllimi i jetës sate është të përshtatesh me ambjentin që të rrethon? Kur Rangoja aksidentalisht përfundon në qytetin ranor Balta, një post i avancuar i populluar nga krijesat më finoke dhe të çuditshme të shkretëtirës - hardhuca aspak guximtare zbulon papritmas se dallon nga të tjerët. I mirëpritur si shresa e fundit që priste qyteti, Sherifi i ri Rango detyrohet ta luajë rolin e tij plotësisht... derisa fillon të shndërrohet në heroin që dikur shtirej se ishte.