Psikologia Margaret Matheson dhe asistenti i saj studiojnë aktivitete paranormale, të cilat i çojnë në hetimin e një psikiku të njohur botërisht, i cili është rishfaqur vite pasi kritiku i tij më i ashpër u zhduk në mënyrë misterioze...
Pas disa eksperiencave të këqija me të dashurit, Shae bashkohet me ish kolegen e punës, Lu, e cila ka një plan të thjeshtë e vdekjeprurës për t'u marr vesh me seksin e kundërt.
Dy shokë humbasin punën e tyre, më pas edhe shqoërinë e tyre kur ekspozohen si meshkuj eskortë.
Ushtria ka kapur dhe burgosur disa entitete aliene dhe tani do t'i përdorë pa marrë parasysh pasojat...
Pasi vajza e tyre e adoptuar humbet në qytet, Stiveni dhe Shenoni nuk do të ndalojnë para asgjëje për të zbuluar të vërtetën që fshihet pas saj, dhe sekretin e madh që fshihej pas agjencisë së adoptimit së cilës ata i besuan. Duke rrezikuar jetën e tyre, ata do të zbulojnë se ç’do të thotë të jesh prind dhe se deri ku do të arrije për të rimarrë fëmijën tënd.
Rahuli duhet të hedhë hirin e eshtrave të gjyshit në ujërat e Rameshuaramit, por e gjen veten pa dashur në bordin e trenit Çenai Ekspres ku ngatërrohet me Menën, vajzën e një pedagog.
Në fund të viteve 1980, kur Uoll Striti është në kulmin e tij dhe duket sikur i gjithë vendi po fiton para me thes. I neveritur nga materializmi që e rrethon, Met Frenklin, një djalosh tepër i zgjuar i diplomuar në universitetin MIT, ka zënë punë si shitës në një videotekë pavarësisht kundërshtimeve të të atit. Dhe kriza në jetën e Metit vazhdon të rritet. Shoku i tij i ngushtë sapo është pushuar nga puna, motra e tij e zgjuar Uendi nënshtrohet nga i dashuri i saj Kajl dhe bukuroshja Tori Frederking, objekti i adhurimit të Metit për një kohë shumë të gjatë, kthehet papritmas në skenë. Tani, në një mbrëmje të tërbuar dhe të papërgjegjshme, gjithçka do të vihet në vend të vet, me rezultate shpërthyese!
Historia e Pan Sing Tomar, një atlet Indian, i shpallur shtatë herë kampion në garën me pengesa, i cili, pas tërheqes së tij, kthehet në rebelin më të frikshëm në fshatin Çambal.
20 vjet pas provës së parë qe nuk u mbyll me sukses, pesë miq kthehen në qytetin e rinisë për ti shkuar deri në fund maratonës së pijes. Rrugës për tek klubi "Fundi i botës" ata kuptojnë riskun në të cilin ndodhej njerëzimi.
Një tetëmbëdhjetë vjeçar që kishte lënë shkollën, së bashku me mikun e tij njëzetëeshtatë vjeçar, nisin të trafikojnë marijuanë përtej kufirit të Kanadasë për të fituar para. Jetët e tyre ndryshojnë përgjithmonë.
Një mjeshtër i Kung Fu duhet të mundë mjeshtrat e tetë klubeve të arteve marciale në mënyrë që të ndërtojë klubin e vet.
Historia e një djali i cili së bashku me shokun e tij për një jetë më të mirë bëhen pjesë e biznesit të drogës...
Tre histori drithëruese. Dy motra që kanë një parukeri. Një varrëmihës bie në dashuri. Dy drejtora të një kompanie që i pëlqejnë shakatë e frikshme. Tre histori që ndodhin në orën 3 të mëngjesit, në orën më të frikshme, kur shpirtrat dalin në qarkullim.
Kjo është historia e qenit me inteligjent dhe "të lexuar" në botë zoti Pibadi dhe djalit të tij të adoptuar, Sherman. Aventurat e tyre me makinën e kohës WABAC, nuk mbeten vetëm leksione historie të zakonshme kur Peni, shoqja e Shermanit nis udhëtimin e jashtëzakonshëm për të tre ata por që në fund rezulton te jetë një mision i pasigurt drejt rrugës për tu kthyer në shtëpi.
Kur Brajan, një tifoz i ri i pashpresë në mënyrë të magjishme shkëmben talentin me heroin e tij, yllin e basketbollit, Kevin Durant, ai bëhet ylli i ekipit të gjimnazit, ndërkohë që Kevin papritmas, nuk bën dot një kosh as sa për të nxjerrë veten nga telashet.
Një magjistar i ri rrugësh kujdeset i vetëm për motrën e tij të vogël duke u marrë me aktivitete të paligjshme pasi mbeten jetimë...
Një aktor në vështirësi, baba dhe bashkëshort, e gjen veten në një udhëkryq të madh, i cili e detyron të shqyrtojë jetën, familjen dhe karrierën.
Në Greqinë e lashtë, një mbretëreshë i dorëzohet epshit të Zeusit për të lindur një djalë që do të rrëzojë sundimin tiranik të mbretit dhe do të risjellë paqen në tokën e vuajtur. Por ky princ, Herkuli, nuk e di identitetin e tij të vërtetë apo fatin e tij. Ai dëshiron vetëm një gjë: dashurinë e Hebesit, Princeshës së Kretës, e cila i është premtuar vëllait të tij. Kur Herkuli mëson se për çfarë është i destinuar, ai duhet të zgjedhë: të arratiset me dashurinë e tij të vërtetë apo të përmbushë fatin e tij dhe të bëhet heroi i vërtetë i kohës së tij. Historia prapa një prej miteve më të mëdhenj zbulohet në këtë tregim epik plot aksion për dashurinë, sakrificën dhe forcën e shpirtit njerëzor.
Pushoku, një austronaut i ri adoleshent, është i vendosur të gjejë babain e tij të humbur astronaut. Çuditërisht, ai hyn fshehurazi në një raketë amerikane për në Hënë por së shpejti mëson se s'është vetëm, teksa ribashkohet me nënën e tij si dhe njihet me një majmun dhe me një alien të vogël. Së bashku, i gjithë grupi mëson kuptimin e vërtetë të punës në grup teksa mundohen të gjithë të kërkojnë babain e Pushokut.
Kompania Uilli Heindkart udhëton nëpër Amerikë, duke përjetuar shumë sprova dhe vdekje, si dhe 17 mrekulli.
Tek filmi "Sabotazhi" Arnold Shvarcenegër drejton një task forcë elitë të Anti-Drogës që merret me kartelet botërore të narkotrafikut. Kur skuadra ekzekuton me sukses një sulm të armatosur në bazën e tyre sekrete, ata mendojnë se mbaruan... derisa një nga një, anëtarët e skuadrës fillojnë të eleminohen. Ndërsa numri i viktimave rritet, ata janë të gjithë të dyshuar.
Arkini shpëton nga kthetrat e tmerrshme të "Koleksionuesit" gjatë një feste kurth ku ai shton në "koleksionin" e tij bukuroshen Elena. Në vend që të marrë veten nga trauma, arkini rrëmbehet papritmas nga spitali nga disa mercenarë të punësuar nga babai i pasur i Elenës. Arkini detyrohet të bashkohet me mercenarët dhe të gjurmojë magazinën e Koleksionuesit dhe të shpëtojë Elenën.
Historia e DHËNËSIT përqendrohet te Xhonas, një djalosh që jeton në një botë ideale e pa ngjyra. Kur ai fillon të kalojë kohë me Dhënësin, i cili është ruajtësi i vetëm i kujtimeve të komunitetit, Xhonasi nis të zbulojë të vërteta të errëta të së kaluarës. Me fuqinë e tij të njohurisë, ai kupton se rreziqet janë më të larta nga çfarë mendohej – një çështje jetë a vdekje për të dhe për të dashurit e tij. Xhonasi e di se duhet të largohet nga kjo botë për t’i mbrojtur të gjithë, një sfidë që më parë nuk e kishte kaluar askush me sukses.
Ditën e Përzgjedhjes NFL, menaxheri i përgjithshëm Soni Uiver (Costner) ka mundësinë të shpëtojë futbollin në Klivland kur shkëmben zgjedhjen e parë. Ai duhet të vendosë shpejt çfarë do të sakrifikojë për të ndjekur përsosmërinë, teksa jeta e tij personale dhe profesionale mjegullohet në një ditë për disa qindra të rinj me ëndrrën për të luajtur në NFL.