Një i ri Afrikano-Amerikan që jeton në Çikago hyn në botën joshëse të parasë dhe pushtetit në momentin që punësohet si shofer në një familje me një pozitë shumë të mirë, ekonomike e shoqërore.
Kur bota po sulmohet nga disa krijesa të tmerrshme që sulmojnë vetëm duke dëgjuar pasi nuk mund të shohin, 16- vjeçarja Elli që ka humbur dëgjimin që kur ishte vetëm 13 -vjeç, dhe familja e saj, përpiqen të shpëtojnë dhe të kërkojnë një strehë.
Një muzikal i këndshëm i interpretuar nga Donald Glover dhe Rihana, të cilët luajnë rolin e dy personazheve të cilët në mënyrën e tyre duan të ndryshojnë fatin e banorëve të Ishullit të Guavës.
U RREGULLUA ZERI!
Për të kursyer për kolegj, Bruks Ratigani krijon një aplikacion ku kushdo mund ta paguajë për të luajtur rolin e të dashurit të përsosur.
Gjashtë të panjohur e gjejnë veten në një labirint dhomash misterioze dhe vdekjeprurëse. Për të mbijetuar duhet të përdorin aftësitë e tyre, që të jenë fitues edhe të çmimit prej 10 mijë dollarësh.
Nancy dhe shoqet e saj nisen të zgjidhin misterin shtëpisë së pushtuar nga fantazmat në rezidencën Twin Elms. A do të mundet ajo t'i japë shpjegim dritave që pluskojnë, zhurmave dhe te qarave të çuditshme?
Një udhëtim në kohë bën që anëtarë të Legjionit të Superheronjve të kthehen mbrapa në kohë dhe të bashkëpunojnë me Ligën e Drejtësisë për të mposhtur një skuadër që dëshiron shkatërrimin e Tokës. Kjo shndërrohet në një betejë epike që ndryshon jetën e shumë anëtarëve.
Një ndërthyrje e "Unbreakable" dhe "Split"...
Roja e sigurisë, Dejvid Dan, përdor aftësitë e tij të mbinatyrshme për të gjetur Kevin Uendell Kramb, të sëmurin psikik që ka 24 personalitete.
Kur një grup adoleshentësh pa para vendosin të vidhnin dyqanin antik lokal, zbulojnë një varr të vjetër prej druri që përmban një kufomë mumie dhe një stoli të lashtë. Por ajo që ata nuk e kuptojnë është se ky varr është i mallkuar dhe kur stolia është e ndarë nga mjeshtri i tij, ai do të bëjë gjithçka për ta kthyer atë...
Një djalosh 13 vjeçar dëbohet nga shkolla kur familja e tij s'është në gjendje të paguajë tarifën. Ai futet fshehurazi në librari dhe mëson si të ndërtojë një mulli ere për të shpëtuar fshatin e tij nga uria.
Jeta e Markut është e përkryer. Së shpejti do të bëhet multimilioner dhe do të martohet me gruan e ëndrrave të tij Konin, por ajo është thjesht zhvatëse. A do të arrijë ai ta kuptojë në kohë që ajo e do vetëm për para?
Kur Hikapi zbulon se dragoi i tij nuk është e vetmja Egërsirë Nate, ai duhet të gjejë Botën e Fshehur, strehën sekrete të dragonjve. Por për këtë duhet të luftojë me tiranin Grimel.
Programuesi i lojërave kompjuterike Met Buth ka vetëm një shans për të shpëtuar karrierën e tij duke zbuluar projektin e tij më të madh të Çmimeve të Lojërave Kompjuterike në Meksikën e Re. Por pas takimit me një mik në aeroport dhe pirjes së tepërt përpara fluturimit, ai përfundon në Meksikën e thjeshtë, specifikisht në Akapulko. Në momentin që ai mbërrin, e gjen veten të kërkuar nga kriminelë të plotfuqishëm, vrasës, federalë, të gjithë duke kërkuar një pako misterioze të cilën ai e mbart duke mos ditur asgjë për të. Bashkëpunimi me një të zonjë, me një femër shumë të bukur, kanalizimi i heroit të brendshëm të lojërave, dyshja zgjidhë një komplot qe do të trondiste fondacionin e Shteteve të Bashkuara, por edhe githë botën.
Një varrmihës irlandez përfiton kur disa kriminelë pushtojnë një qytet paqësor amerikan. Por familja e tij fillon e kërcënohet, teksa numri i të vdekurve vazhdon e rritet.
Kuini del nga shatërvani i një parku në Vietnam duke mos mbajtur mend se kush është apo se nga vjen. Ndërkohë që vërdalliset nëpër qytet, duke kujtuar copëza nga e kaluarës së tij, ai ndiqet vazhdimit nga disa figura të mistershme dhe të rrezikshme.
Një vajzë miliarderi e cila ka qëllim të rrëzojë një organizatë kriminale, shënjestrohet nga një grup vrasësish. Ajo njihet me dy persona të cilët kërkojnë të hakmerren ndaj grupit të vrasësve. Së bashku ata përpiqen të ndalin vrasësit.
Një Ruse udhëton drejt Amerikës bashkë me vajzën e saj për t'u martuar me një milioner i cili në të vërtetë është psikopat që e kthen jetën e tyre në ferr..
Një burrë lufton me kujtimet e të së kaluarës së tij, për të kuptuar të tashmen. Por së shpejti e kupton se koha, nuk është armiku që ai mendon se është.