Pas dështimit të një sulmi ndaj të burgosurit Frankenshtajn, një ushtar i specializuar hyn në burg për të marrë pjesë në Garën e paligjshme të Vdekjes dhe për të hequr qafe Frankenshtajnin.
Majk Fallon, Njeriu i Aksidentit, është një vrasës gjakftohtë, metodat e të cilit ndjellin policinë dhe kënaqin klientët e tij. Ai është më i miri në atë që bën. Por kur një person i dashur futet në botën e krimit të Londrës dhe vritet nga skuadra e tij, Falloni detyrohet të marrë hak për vdekjen e të vetmit person që kishte vlerë për të.
Kërt Slon është betuar të mos kthehet më në Tailandë. Gjithsesi, pas fitimit të një titulli të ri detyrohet të shkojë aty, këtë herë në një burg. Për të shpëtuar duhet të ndeshet me një bishë të quajtur Mongkut.
Xhamila e ka jetën të planifikuar. Ajo është presidente e shoqërisë në universitet, kapitene e skuadrës së stepit, punonjëse në zyrën e drejtorit dhe në listë pritjeje për të hyrë në Harvard. Ç'mund të shkojë keq?
Pas vdekjes së të atit, një adoleshent, bashkë me të ëmën, shkojnë të jetojnë në një shtëpi të vetmuar në mal. Por, vdekja duket se i ndjek pas... Janë ca njerëz të çmendur dhe hakmarrës ata që i kërcënojnë, apo forca misterioze të cilave duhet t’u largohen?
Kur e fejuara e tij rrëmbehet nga një trafikant femrash, Romani dhe vëllezërisht e tij ish-ushtarakë vendosin ta gjejnë atë dhe ta shpëtojnë para se të jetë tepër vonë. Gjatë rrugës, Romani bashkohet me Ejvërin, një polic që po heton trafikimin e femrave dhe që lufton burokracinë e cila ka qëllime të dëmshme.
Një grup i vogël i personelit ushtarak dhe disa të mbijetuar banojnë në një bunker nëntokësor ndërsa kërkojnë të gjejnë një kurë në një botë të pushtuar nga zombiet.