Filmi trajton historinë e studiueses së dukurive paranormale, Dr. Elise Rainer, e cila përballet me frikën e saj më të madhe kur gjendet në shtëpinë e saj të fëmijërisë.
Aleks vendos t'i japë fund makthit të vëllait të vet duke formuar një grup që kap përbindëshat imagjinarë. Kur biznesi i tyre bëhet i famshëm, asgjë nuk mund të shkojë keq... derisa shfaqet një përbindësh i vërtetë dhe shumë i madh.
Një biologe bën një marrëveshje të shkojë në ekspeditë në një vend të rrezikshëm, ku ligjet e natyrës tashmë nuk aplikohen më, për të zbuluar një të vërtetë të madhe.
Arkeologia, Alabama Çening, rekrutohet nga një miliarder misterioz për të ndihmuar në gjetjen e një relike antike kineze; i njëjti thesar që nëna e saj kishte kërkuar para se të vdiste...
Në hetimin e tij të fundit privat, një ish-polic lidh një çështje vrasjeje me një konspiraci qeverie, ku janë të përfshirë agjentë të pandershëm nga një agjenci e njohur spiunimi.
Në kërkim të një litari shpëtimi për ekipin e tij të garave off road, ish-lojtari Raden, merr në skuadrën e tij një hajdut makinash që po kërkon një shans të dytë. Por, ndërsa dy botët e tyre përplasen, ata duhet të luftojnë për të krijuar një aleancë të suksesshme edhe në pistën e garave.
Për shkak të një historie të vjetër mbi fëmijë hibridë të djallit, një vajzë e pafajshme bëhet pre e një plani të errët. Pas abortit të kryer, ajo mendoi se jeta e saj nuk do të kishte me probleme, por, pasi ajo udhëton në një qytet të humbur, kupton që diçka nuk ka shkuar ashtu siç duhej.
Një grup mercenarësh të aftë e gjejnë veten të tradhëtuar nga qeveria amerikane dhe janë të detyruar të luftojnë rrugën e tyre nga një ekip i ri dhe vdekjeprurës i njeriut dron.
Nik është një nga të burgosurit amerikanë në burgjet japoneze. Falë ndihmës që i dha djalit të një prej familjeve më të forta, ai i siguroi vetes një vend të mirë atje. Megjithatë, armiqtë tani janë më te rrezikshëm.
Kloe rikthehet në shtëpi pas lindjes së djalit të saj të parë.
Edhe pse kishte tërë dashurinë e nënës së saj Kloi 19-vjeçare nuk
po e përballonte dot idenë dhe lodhjen e të qenit nënë. Mendimet
e saj filluan të bëheshin më të dhunshme me kalimin e kohës dhe
për këtë arsye shkon të këshillohet me psikologun e familjes. Megjithatë
as Dr.Reed nuk qe në gjendje të shmangte ngjarjet e dhunshme në jetën Kloit.
Stivi Ualsh bën një jetë luksoze por duke shkatërruar ëndrrat e njerëzve të tjerë. Piter Farrell është një burrë që s'ka më asgjë për të humbur dhe s'ka gjë më të rrezikshme se një njeri që kërkon hakmarrje...
Një aspirante për gazetare zbulon një pemë për të cilën ka shumë histori të tmerrshme.
Teksa atë e përndjekin djajtë e së shkuarës, ajo më në fund zbulon misterin e pemës...
Detektivët Shon dhe Dejvid Karter janë në çështjen e një vrasësi serial që terrorizon qytetin. Duke u bashkuar me Detektiven Kristin Egerton, ata gërmojnë më thellë në një labirint të tmerrshëm që nuk mund të jetë në këtë botë.
Shon Hagerti ka vetëm një orë kohë për të transportuar ngarkesën e tij të paligjshme. Një orë kohë për të siguruar një kartel droge dhe DEA-n se gjithçka shkon sipas planit. Një orë kohë për t'u siguruar që gruaja e tij do jetë gjallë. Dhe duhet të bëjë gjithçka nga kabina e avionit të tij.
Një zbulim i paqëllimtë i një perandori të balsamosur prej vitit 200 përpara erës sonë në Kinë, nxjerr mbi tokë një makth të vjetër 2000 vjeçar, një sekret që duhet të mbetej i varrosur.
Një çift, për të hedhur pas humbjen e vajzës, zhvendosen nga qyteti dhe bëhen pronarë të një hoteli në një qytezë të vogël. Pas ardhjes së tyre, fillojnë të ndodhin shumë ngjarje misterioze, të cilat u vënë në rrezik jetën.
Një grua dhe asistenti i saj po përpiqen të krijojnë një lidhje mes botëve të ndryshme. Pas vdekjes së burrit të saj, ajo udhëton në një botë tjetër për ta gjetur atë. Gjërat do të komplikohen kur lidhja mes botëve të mos funksionojë siç duhet.
Noa kalon një natë të parë të përkryer me Ejvërin, vajzën e ëndrrave të tij, por ajo nuk e sheh në të njëjtën mënyrë. Ai kalon tre vjet duke menduar çfarë shkoi keq - deri në momentin që i jepet mundësia e papritur të udhëtojë pas në kohë dhe ta ndryshojë atë natë - dhe fatin e tij - disa herë me radhë.
Në vitet '70 dhe '80, suksesi dhe influenca e 'Llamba Kombëtare' krijon një perandori të re mediatike të mbikëqyrur në mënyrë brilante dhe të trazuar nga Dag Kenei.
Një burri të moshës së mesme, i martuar prej një kohe të gjatë, e gjen jetën e tij të kthyer kokëposhtë kur një grua joshëse shpërngulet në shtëpinë ngjitur me bashkëshortin e saj abuziv.