Një shpirt i një dhelpre antike niset në një mision diabolik për t'u bërë njeri pasi arratiset nga një burg akulli. Ajo zotëron trupin e një princeshe që kërkon dashurinë e një roje fisnik teksa mbretëria e saj po shkrumbohet...
Një vrasës policësh kërkon hakmarrje. Dy kolegë të rinj vendosin të bashkëpunojnë për të kapur kriminelin që po u vret kolegët. Nganjëherë drejtësia nuk anon nga të drejtit.
Një trashëgimtare e kyçur brenda apartamentit të saj për rreth 20 vjet detyrohet të përballet me frikën e saj më të madhe, pasi një nga fqinjët vritet...
Një virus përhapet në Taipei dhe forcat S.W.A.T. nisin evakuimin e zonës. Por në Ximending policia has kundërshtimin e Banditëve lokalë. Të dyja palët duhet të bashkëpunojnë për të shpëtuar nga sulmet e zombiëve.
Stefani Plam është pa punë dhe e sapo divorcuar. Ajo fillon punë si agjente private te kompania e kushëririt të saj dhe detyra e saj e parë është të gjejë një ish polic të kërkuar, që ndodh të jetë dhe ish i dashuri i saj.
Një histori për dashurinë mes një babai me probleme mendore dhe vajzës së tij të adhurueshme.
I akuzuar për vrasje dhe përdhunim, shtëpia e babait të saj është burgu.
Një histori e guximshme që flet për një luftë të ashpër ndërmjet policëve të korruptuar dhe një bande motoristash. Kryetari i bandës, një bos droge, vendos që të marrë masa drastike.
Filmi tregon historinë e një organizate spiunazhi super sekrete e cila rekruton një fëmijë rruge të pakulturuar por shumë premtues, në një agjensi me një program trajnues konkurues ashtu siç del një kërcënim global nga një gjeni i ndrydhur i teknologjisë.
Bela Barden është një grup, që përbëhet nga vajza të reja që këndojnë këngë pop dhe bazohen te pamja e tyre perfekte. Pas një dështimi katastrofik në finalet e vitit të kaluar, ato janë të detyruara të rigrupohen. Midis rekrutëve të reja, është edhe studentja Beka, një DJ e pavarur me asnjë interes për jetën në kolegj. Por, pasi takon Jesin, që është në grupin rival të djemve, Beka merr përsipër që të ndihmojë grupin e shoqeve që të futen përsëri në kompeticion.
Një nga përrallat më të dashura në botë merr një kthesë tepër gazmore në këtë film të freskët dhe emocionues që luan fituesja e çmimit Oscar Julia Roberts. Pasi shpenzon të gjitha paratë e saj, një mbretëreshë e ligë magjistare komploton të martohet me një princ të pasur dhe të bukur. Ka vetëm një problem, ai është i dashuruar me një princeshë të bukur, Borëbardhën. Tani, së bashku me shtatë xhuxha rebelë, Borëbardha nis një betejë epike të së mirës kundër së keqes në këtë film gazmor, magjik që do ta dashurojë e gjithë familja.
Filmi ka të beje rreth qëndrimit të zyrtareve të larte të qeverise mbi një çështje serioze qe vonesa e marrjes se një vendimi çon në përkeqësimin e gjendjes.
Xhon, është një ish oficer policie, zbulon se vëllai i tij të cilin nuk e kishte parë prej 29 vjetësh Yeang, është një kriminel i kërkuar nga policia. Kur vajza e Yeang, Champi merret peng nga disa mafiozë të cilët punojnë që të prodhojnë një virus të detajuar të lisë, dy vëllezërit do të bashkojnë forcat e tyre për ta shpëtuar atë...
Një vajzë e re e cila vuan nga humbja e kujtesës pasi i shpëtoi zjarrit ku humbi jetën mikja e saj e fëmijërisë, nis një rrugë plot vuajtje drejt shërimit.
Bobi është një taksist dhe vrasës serial që i gjen viktimat e tij nëpër rrugët e qytetit. Xhimi është një djalosh që Bobi i ka vrarë nënën që kur ishte i vogël dhe e ka bërë atë si skllavin e tij. Tani që Xhimi është rritur, ai duhet të zgjedhë nëse do të bëhet vrasës, ose të arratiset nga Bobi.
Djali i Mambëllit, Eriku, nuk po gjen dot çfarë talenti ka në botën e pinguinave.
Ndërkohë, Mambëlli dhe familja e tij zbulojnë se shtëpinë e tyre e kërcënon një rrezik i madh dhe nëse nuk luftojnë së bashku,
s'mund të fitojnë.
Historia e Linda Lovelace, e cila është përdorur dhe abuzuar nga industria e pornografisë nën urdhërin e bashkëshortit të saj shtrëngues, para se të merrte kontrollin e jetës së saj.
Një grup elitar ushtarak mëson për një komplot të drejtuar nga një njeri i maniak. Ndërkohë që koha kalon, është në dorë të grupit që të gjej tentakulat ndërkombëtare të terroristëve dhe të mos i lejoj ata që të sulmojnë Indinë. Kush prej kundërshtarëve do t'ia arrijë qëllimit final?!