Mathajusi është biri krenar i Ashurit, kapiten i ushtrisë së Akrepave të Zinj. Pasi refuzon që Mathajusin ta fusë në radhët e ushtrisë, Ashuri vritet nga gjenerali i paskrupullt, Sargoni. Mathajusi mbetet jetim dhe dërgohet në një kamp stërvitor për gjashtë vjet. Ai kthehet, këtë herë si Akrep i Zi, në hakmarrje ndaj Sargonit i cili ka marrë fronin me dhunë...
Historia rrotullohet rreth pasagjerëve të një udhëtimi me "jaht" në Oqeanin Atlantik, të cilët teksa përballen me kushte misterioze të motit, hidhen tek një anije tjetër, duke sjellë kështu shkatërrim në det të hapur.
Në vitin 1985 zhvillohen ngjarje alternative (të imagjinuara) ku vrasja e një kolegu super-hero e detyron detektivin Rorsçak ti futet hetimeve. Ai do zbuloje që…
Mbreti spartan dhe Leonidha heroike, të armatosur me asgjë, por me të brendshme lëkure dhe një pelerinë, drejtojne një bandë të luftëtarëve Spartan te cilet nuk përshtaten për të mbrojtur atdheun e tyre kundra mijëra persëve e pushtuesve të cilëve përfshijnë Ghost Rider, Rocky Balboa, Autobots, dhe një kurrizdalë te shëmtuar Paris Hilton dhe një luftetareje-kreu Brittany Spears.
Arbeni është një i ri shqiptar që së bashku me të atin punojnë si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri për të fituar disa para. Çdo gjë është në rregull deri kur Arbeni arrin moshën 20 vjeç dhe familja fillon të shqetësohet për të ardhmen e tij. Ai është i dashuruar me Etlevën, një vajzë e cila jeton në një fermë në male, afër shtëpisë së tij. Ajo është shtatzënë me fëmijën e Arbenit, por i ati nuk e lejon të martohet nqs Arbeni nuk i jep 10,000 € në mënyrë që të shlyejë disa borxhe...
Deil Denton, është një shpërndarës proces gjyqësore, dërsa Saul është një tregtar marihuane. Ata ndiqen nga kriminelët dhe një police e korruptuar, pasi Deil ishte dëshmitar kur Bosi i një bande vrau një tjetër tregtar për të eliminuar konkurrencën....
Agjenti sekret “007” më i njohur në botë vjen në filmin “Casino Royale” për të shpëtuar botën nga një i çmendur dhe nga banda e tij terroriste.
Ky është quajtur si “Filmi Bond më i mirë i kohërave” nga revista G.Q. Aktori Daniel Craig në interpretimin e tij të parë luan superspiunin britanik Xhejms Bond ndërkohë që e përshkon rrugën e tij me fjalë të ëmbla, me forcë dhe pajisje të teknologjisë së fundit për të tejkaluar mundësitë dërrmuese që vetëm Bondi mund ta bëjë.
Lao San është një veteran i ri, shumë i aftë në KungFu, por jo shumë i aftë me inteligjencën. Pasi u bë roje për një koleksionues të pasur, Lao San zbulon planin e shefit të tij për të vjedhur muzeun kombëtar.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, katër afrikano-veriorë rekrutohen në ushtrinë Franceze për të çliruar vendin nga pushtuesit nazistë, si dhe të luftojnë diskriminimin francez.
Producentët e DEATH RACE dhe RESIDENT EVIL ju rifusin në botën e adrenalinës të shfaqjes televizive më të egër në Tokë - Gara e Vdekjes. Një histori mbi Frankenstein, të burgosurin mbi akuzën e vrasjes së një polici.
Cindy Campbell shkon në qytet për të takuar mikun e saj Tom Logan, dhe ai vetëvritet sepse nuk mbajti premtimin që i kishte bërë gruas së vetë. Në vazhdim Cindy vendos që të ndihmoje një grua të moshuar dhe shkon deri të shtëpia e plakës, e cila është e pushtuar nga shpirtrat. Afër shtëpisë se plakës ndodhet edhe shtëpia e Tom Rayan një baba i dëshpëruar dhe i ndare nga gruaja. Mbas një rrëmuje të shkaktuar nga vetë Tomi, Cindy shkon të ngushëllohet me dy miqtë e saj repera, dhe qe aty fillon aventura…
Tridhjetë vjet pas rënies së gongut të parë, Roki Balboa rikthehet prej pensionit, dhe vesh dorezat e tij, për ndeshjen e fundit, kundër kampionit sundues të peshave të rënda, Mejson Dikson.
Forcat e Deseptikonëve kthehen në Tokë në një mision për të marrë të burgosur Sem Uituikin, pasi heroi i ri mëson të vërtetën për origjinat e lashta të Transformersave. Duke u bashkuar në misionin për shpëtimin e njerëzimit është Optimus Praimi, i cili formon një aleancë me ushtritë ndërkombëtare për një betejë të dytë epike.
Një ekonomiste banke e cila sakrifikon një grua të moshuar për t'u ngritur në detyrë, e gjen veten të mallkuar nga Lamia. Për t'i shpëtuar këtij mallkimi dhe forcave te errëta ajo bën gjithçka, madje dhe gjëra që mendonte se nuk do t'i bënte kurrë.
Një çift të rinjsh që jetojnë në periferi të Konektikatit gjatë mesit të viteve '50, luftojnë për t'u përballur me problemet e tyre personale, teksa përpiqen të rrisin dy fëmijët e tyre.
Në Verona të Italisë - qyteti i bukur ku Romeoja takoi për herë të parë Zhulietën - ekziston një vend ku zemërthyerit lënë letrat e tyre duke i kërkuar ndihmë Zhulietës. Është aty ku shkrimtarja frymëzuese Sofi gjen një letër 50-vjeçare që do t’i ndryshojë jetën përgjithmonë. Ndërsa niset në një udhëtim romantik me autoren e letrës, tashmë gjyshe, dhe nipin e saj bukurosh, që të tre do të zbulojnë se ndonjëherë historia më e madhe e dashurisë mund të jetë e jotja.