"Udhëtim për në Perëndim” është një novelë Kineze e publikuar në shekullin e 16, gjatë Dinastisë Minge. Protagonisti i historisë është murgu Tang, një murg budist i cili niset në perëndim për të mbledhur shkrimet e shenjta dhe gjithashtu për të mposhtur demonët dhe forcat e keqija. Pasi ka bërë betimin e murgut për të mos përdorur dhumë atij i duhet të marrë e vete tre dishepujt e tij që do ta mbrojnë…
Musa karizmatik dhe i pashpirt bën një marrëveshje për të blerë diamantin e Yllit të Lindjes nga bosi i krimeve z.Lu. Vjedhja e parave nga Aliah dhe Ruslani, prish shumë ekuilibra dhe rebelon bandat kundërshtare, duke vënë në sprovë gjithashtu edhe lidhjen e tyre.
Terra Markov është një vajzë me fuqi të jashtëzakonshme për të kontrolluar tokën dhe gurët. Por a është titania e re një aleate apo kërcënim? Cilat janë planet e Deathstroke dhe si do përballen Titanët me të.
Gueni, që në moshën 13 vjeçare, planifikonte çdo pjesë të jetës së saj. Në pritje të 30 vjetorit, plani i radhës për t'u përmbushur, ishte martesa. Por, kësaj radhe, çdo gjë do të shkojë ndryshe. Të papriturat e jetës, ndryshojnë ekuilibrat e saj, si në punë, edhe në marrëdhënien me të dashurin meteorolog, Aleksin.
Kur banda e Skubit viziton fermën e kushrirës së Shegit, ata zbulojnë se qyteti po zbrazet për shkak të legjendës së Depër Xhekut famëkeq, i cili është rikthyer në formën e një fantazme. Misteri thellohet akoma më shumë kur zbulojnë se fantazma është paraardhës i Shegit.
Gjatë pushimeve në Islandë, një çifti i ri amerikanësh zgjohen një mëngjes dhe me sa duket gjithë njerëzit e tjerë janë zhdukur nga faqja e dheut. Ata luftojnë të mbijetojnë dhe të kuptojnë këtë ndodhi misterioze që i solli ata të dyshojnë gjithçka dinë mbi veten dhe botën.
Një grup djemsh që duan të anëtarësohen në një vëllazëri në universitet, vihen përballë nderimit të kodit të heshtjes apo të flasin për dhunën e fshehtë që ushtrohet nga vëllazëria.
Një gazetare investigative do hetojë një grup të çuditshëm në një qytezë në mes të maleve, por ndërkohë do përfshihet shumë thellë dhe do ndikohet nga ky grup.
Ngjarja është vendosur në ndalimin me ligj të pijeve alkoolike në vitin 1930. Një polic i korruptuar zbulon se kontrabandisti më popullor i qytetit ka qenë i infiltruar me vampirët.