Pasi kaluan me sukses përtej - dhe poshtë - Maleve të Mjegullta, Thorini dhe Shoqëria e tij duhet të kërkojnë ndihmën e një të huaji të fuqishëm para se të përballen me rreziqet e Pyllit Mirkvud - pa patur Magjistarin e tyre. Nëse arrijnë të shkojnë në koloninë njerëzore të Lejktaunit, do të jetë koha për hobitin Bilbo Bagins të përmbushë kontratën e tij me xhuxhat. Kompania duhet ta përfundojë udhëtimin në Malin e Vetmuar dhe hajduti Bagins duhet të kërkojë Derën e Fshehtë që do t’i lejojë të hyjnë në territorin e dragoit Smog. Dhe ku ka shkuar vallë Gandalfi? Dhe cila është puna e tij sekrete në jug?
Bilbo Bagins hyn në një kërkim për të marrë mbrapa Mbretërinë e humbur të Xhuxhave të Ereborit nga dragoi i frikshëm Smog. Pasi afrohet papritmas nga Gandalfi i Hirtë, Bilboja e gjen veten në shoqërinë e trembëdhjetë xhuxhave të udhëhequr nga luftëtari legjendar, Thorin Okenshild. Udhëtimi i tyre do t'i çojë në Shkretëtirë, përmes tokash tradhtare të mbushura me goblinë dhe orkë, Uargë vdekjeprurës, Merimanga Gjigante dhe shtriganë. Edhe pse qëllimi i tyre gjendet në Lindje dhe në djerrinat e Malit të Vetmuar, ata më përpara duhet të shpëtojnë nga tunelet e goblinëve, ku Bilboja takohet me krijesën që do t'i ndryshojë përgjithmonë jetën... Golumin.
Muzafar dhe Feruz janë dy barinj zemërmirë nga një vend i vogël në Azinë Qendrore që askush s'e ka dëgjuar. Për të tërhequr vëmendje ndërkombëtare, djali i presidentit Tabouli vendos të dërgojë dy barinjtë për të shkatërruar Kullën Eifel!
Një herë e një kohë, një vajzë e vogël u vu në kërkim të Yllit të Krishtlindjeve, i cili kishte kohë që kishte humbur. Me kurajën dhe ndihmën e disa miqve të veçantë, ajo duhet të dalë fitimtare kundër forcave të së keqes.
Gas, një i ri antikomformist njihet me Rubyn, një bukuroshe që bënte tatuazhe që këmbëngul të mbeten thjesht shokë. Mes shumë kilometrave që bëjnë bashkë, miqve, drogës dhe rok 'n rollit linjat e marrëdhënies së tyre nisin të mjegullohen.
Aventurat e një djaloshi në Paris që ngjit shkallët e shoqërisë falë manipulimit të grave më të pasura në qytet...
Pasi avioni i tyre rrëzohet në vendin e shkretë dhe të izoluar të Alaskës, një grup punonjësish nafte detyrohet të gjejë një rrugë për t’u kthyer në civilizim. Ndërsa Otuej i udhëheq të mbijetuarit e plagosur përmes dëborës dhe akullit të vrazhdë, ata gjurmohen pa mëshirë nga një kope ujqish që do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur territorin e tyre.
Me krimin në rritje, shtatë ish kriminelë formojnë grupin për vënien e drejtësisë në vend '7 Të Egrit'. Ata do të vihen pas kriminelëve që policia s'mund t'i prekë...
Run (Vrapo) është një aksion/triller me ritëm të shpejt, i cili ka në qendër një djalosh 17 vjeçar të quajtur Daniel që merret me Parkun dhe është njëkohësisht hero dhe hajdut.
Një psikopat japonez ndez aksidentalisht 'anën e errët' vrasëse të një gazetari. Ata fillojnë të ndajnë krimet e tyre nëpërmjet internet, por pasojat e këtyre krimeve do të jenë fatale.
Një ushtar prezantohet në familjen Piterson, si një shok i djalit të tyre i cili vdiq në detyrë. Pasi është i pritur në shtëpinë e tyre si një mysafir, dalë-ngadalë fillon të zbulohet se ai është si një makineri vrasëse.
Një tragjedi moderne, që flet për një grup nxënësish 14 vjeçarë, jeta e të cilëve ndikohet rrënjësisht nga rrjetet sociale dhe seksualiteti masiv në internet.
Një polic shkakton një aksident që lë në koma një djalë të ri. A do jetë ai në gjendje ta mbajë të fshehtë këtë?
Gjithçka ndryshon kur një njeri është dëshmitar i një vrasje e cila ndodh në qytetin e ti rural në Kat Benk.
Ditët e shenjta kanë ardhur përsëri, vetëm se pak më shumë dru dhe më pak të shenjta. Pasi ishin larguar prej vitesh, Haroldi dhe Kumari ribashkohen kur një pemë speciale Krishtlindjesh aksidentalisht digjet. Në vend që t’i thotë të vërtetën vjehërrit të tij, Haroldi bëhet gati të ndyjë duart ndërsa ai dhe Kumari nisen në një aventurë të hatashme festash për të gjetur pemën e përkryer për ta zëvendësuar. Gjatë rrugës, dyshja gjen këngën, kërcimin dhe shpirtin e vërtetë të Krishtlindjeve. Dhe ka mundësi të takojnë një figurë mitike që mendohej e vdekur: të vetmin dhe unikun... Nill Patrik Harris.
Një bandit misterioz, Amani, është i biri i një murgeshe e cila thyen betimin e saj ndaj Zotit për të siguruar mbijetesën e tij. Ky veprim sjell një mallkim mbi Amanin - të gjithë ata që do të vdesin nga pistoleta e tij do të rikthehen. Shumë shpejt, ai po përndiqet nga një bandë e përbërë nga ish-viktimat e tij të ringjallura, të udhëhequr nga mizori Kansa. Amani rekruton Fabulosin, një luftëtar të ri, për të luftuar përkrah tij.
Një marins në zotërim të një informacioni sekret qeveritar, i shpallur në kërkim, ndiqet nga forcat speciale ruse, policia e Los Anxhelesit dhe nga një vrasës i rrezikshëm...
Një polic i cili punon në fshehtësi si një vrasës me pagesë pranon të vrasë mamanë e urryer të një shitësi droge të dëshpëruar në shkëmbim të një lidhjeje me motrën e djaloshit të ri.
I mbushur me magji, bukuri dhe gëzim, ky fitues i turmave në Festivalin e Filmit Sundance ka dalë si një nga filmat më të mirë të vitit. Talentja e re Quvenzhane Wallis jep një performancë të denjë për Oscar në rolin e Hashpapit, një vajzë 6-vjeçare këmbëngulëse që është si një forcë e natyrës në një komunitet të izoluar moçalor. Kur babai i saj i ashpër por i dashur Uink sëmuret nga një sëmundje misterioze, vajza e fortë niset në një udhëtim të guximshëm për ta shpëtuar. Por misioni i Hashpapit pengohet nga një univers “i prishur” që shkrin akullnajat dhe lëshon një ushtri bishash prehistorike.
Lisa Xhonson do dhe një ditë për të mbushur 16 vjeç. Dhe kështu do të mbetet përgjithmonë. Ajo dhe familja e saj kanë vdekur dhe janë dënuar ta përsërisin atë ditë të fundit fatkeqe para se të vriteshin të gjithë më 1985. Vetëm Lisa është “zgjuar” dhe ka kuptuar se çfarë po ndodh. Ajo fillon të ndihet sikur po përndiqet, por “fantazma” del se është Olivia, një vajzë e gjallë e cila jeton në shtëpi në ditët e sotme së bashku me familjen e saj. Me ndihmën e saj, Lisa zbulon se shtëpia dikur i përkiste një vrasësi serial që rrëmbente vajza adoleshente dhe i digjte trupat e tyre në një furrë të fshehur. Kur ai vdiq, u kthye në një Përndjekës - një shpirt i keq dhe i fuqishëm, i aftë për të pushtuar të gjallët.
Një kumarxhi profesionist infiltrohet në rrethin e jashtëligjshëm të kumarit për t'u hakmarr për vëllanë e tij të vdekur...
Gjëra të çuditshme fillojnë të ndodhin kur një grup miqsh mblidhen të darkojnë natën kur një kometë kalon në qiell.
Kësulëkuqja po stërvitet në grupin e Motrave Kapuç, kur ajo dhe Ujku thirren për të hetuar zhdukjen e papritur të Hanselit and Gretelit.
Pasi familja e tij rrëmbehet gjatë një udhëtimi në Spanjë, një i ri, tregtar në Wall Street, konfrontohet me disa agjentë të Cia-s për gjetjen e një valixheje misterioze, e cila do shpëtonte familjen e tij.