Duke punuar në një strehë për endacakët në Boston, Nik Flin ri-takohet me babin e tij, një mashtrues dhe poet i vetëshpallur. Duke pasur telashe në jetën e tij personale, Nik lufton me dëshirën për t'u lidhur përsëri me të atin.
“Majat binjake Pjesët e munguara” është një përmbledhje e skenave të fshira apo të zgjeruara të serialit horror amerikan, që mbështetet mbi misteret e disa vrasjeve. Në sezonin e parë, “Majat binjake” mori 14 nominime në Emmy Awards dhe sot, listohet si një ndër serialet më të mëdha të të gjitha kohërave...
Një inspektor së bashku me ndihmësit e tij merr përsipër një çështje për përdhunim dhe vrasje të dyfishtë, e cila implikon një grup studentësh dhe ishte quajtur si e zgjidhur por që nuk ishte zgjidhur. Por kjo çështje është më e ndërlikuar seç pritej dhe...
Një burrë indian me një zemër të madhe vendos të ndihmojë një vajzë të vogël memece nga Pakistani të bashkohet me familjen e saj.
I thirrur nga fronti i luftës në pallatin e Sadam Huseinit, togeri i ushtrisë irakene Latif Jahia rraset brenda niveleve më të larta të “familjes mbretërore” kur i kërkohet të bëhet kopja - ose sozia - i djalit të Sadam Husein, “Princit të Errët” Udai Husein, një djali moskokëçarës dhe sadist që ka një etje të tërbuar për seks dhe dhunë. Me jetën e tij dhe të familjes së tij në rrezik, Latifi duhet të dorëzohet...
Njihuni me planetet dhe hënat e sistemit tonë diellor, si dhe me galaktikat përreth nesh.
Kur Shoni vendos të marrë një ditë pushim dhe të bëjë pak qejf, përballet me më tepër aksion nga ç'priste. Një bashkim me fermerin, një karavan dhe një kodër të rrëpirë e bëjnë atë dhe skuadrën të arrijnë në Qytetin e Madh. Është detyra e tij t'i kthejë shëndoshë e mirë në shtëpi.
Një histori dashurie, hakmarrjeje dhe traditash të egra, me ngjarje të vendosura në shekullin e 17-të. Hanshiro, një samuraj i varfër dhe i shkatërruar nga jeta, troket në derën e feudalit Kagejo, me kërkesën për të bërë harakiri (vetëvrasje) në oborrin e tij. Duke menduar se ai po shtiret, Kagejo i tregon historinë e dhimbshme të Motomes, pa e ditur se me këtë, i ka hedhur benzinë zjarrit të hakmarrjes që është ndezur brenda samurajit, i cili tashmë ka humbur gjithçka në jetën e tij…
Kanë kaluar pesë vjet që nga zhdukja e Ketit dhe Hanterit dhe një familje dëshmon ndodhi të pashpjegueshme në lagjen e tyre kur një aty vijnë një grua me fëmijën e saj.
Historia e vertetë e formimit të 30 njësive të Ian Fleming e Komando, një shenjë paralajmeruese për forcat elite në Mbreterine e Bashkuar.
Në vitin 1988, dy motrat e vogla Keti dhe Kristi përballen me një qenie të padukshme që përndjek shtëpinë e tyre. Edhe pse në fillim duket miqësore, kthehet në agresive, duke torturuar vajzat e vogla dhe familjen e tyre. Një skenë afër fillimit të filmit, e cila është e bazuar përpara filmit të dytë, tregon Ketin që sjell një kuti me videokaseta në shtëpinë e motrës së saj Kristit dhe pasi ajo largohet Kristi nis të seleksionojë disa prej kasetave, duke u filmuar nga bashkëshorti i saj Daniel.
Një drame e vendosur në luftën ndermjet Rusisë dhe Gjeorgjisë dhe e përqendruar të një gazetar amerikan, kameramani i tij, dhe një gjeorgjian vendas.
Një i burgosur i pavdekshëm që arratiset nga ferri për t’u hakmarrë ndaj vrasësit të së bijës dhe për të shpëtuar foshnjën e saj të rrëmbyer nga një bandë adhuruesish të pamëshirshëm të djallit. Në shoqërinë e së fortës Pajper, të dy nisen në një tërbim shpagimi, gjithçka ndërsa ndiqen nga një vrasës enigmatik i cili është dërguar nga Djalli për të gjetur Miltonin e për ta kthyer mbrapa në ferr.
Kejti po përpiqet t’ia dalë në botën mizore të modelingut. Kur pranon një ofertë për të nxjerrë disa fotografi të reja për dosjen e saj, eksperienca shumë shpejt kthehet në një makth të paimagjinueshëm përdhunimi, torture dhe marrje peng. Kur për fat ajo arrin më në fund të lirohet nga pengmarrësit e saj - e rrahur, e nxirë dhe e thyer - do t’i duhet të hyjë në vendet më të errëta të psikologjisë njerëzore për t’i mbijetuar përvojës së saj dhe për të gjetur forcën të kryejë hakmarrjen e saj brutale.
Kur mamaja e saj zhduket, Kleri Frei mëson se e ka prejardhjen nga një brez luftëtarësh që mbrojnë botën tonë nga demonët. Ajo bashkon forcat me të tjerët si ajo dhe niset për në Nju Jorkun tjetër të quajtur Bota e errët.
Me sfond Anglinë Elizabetiane të mbushur me gjarpërinj politikanë, ANONIMI spekulon mbi një çështje që ka intriguar për shekuj me radhë akademikët dhe mendjet e ndritura... kush ishte autori i pjesëve të akredituara Uilliam Shekspirit? ANONIMI parashtron një përgjigje të mundshme, duke u fokusuar në një kohë kur intrigat politike, romancat e ndaluara në Oborrin Mbretëror dhe komplotet e fisnikëve lakmitarë të uritur për pushtet ekspozoheshin në vendin më të pa pritur: skenën e Londrës.
Pas vdekjes së babait, Brit Reid, trashëgimtar i një pasurie të madhe, bashkon forcat me asistentin e të atit Katon për t'u bërë skuadra e maskuar në ndjekje të krimit...
Projekti shkencor në shkollë i Kleas bëhet shumë i çuditshëm, duke shkaktuar që motra e saj më e madhe Moli të bëhet e padukshme.
Kopshtet fqinje të Montageve dhe kapuleteve janë në lufte me njëri-tjetrin, mirëpo edhe pse janë në dy familje të ndryshme Gnomeo dhe Zhulieta bien në dashuri.
Duke kërkuar për një student të humbur, dy hetues privatë hyjnë me forcë brenda shtëpisë së tij dhe gjejnë një koleksion videokasetash. Duke parë përmbajtjet e tmerrshme të secilës kasetë, ata zbulojnë se mund të ketë motive të errëta mbrapa zhdukjes së studentit.
KUJDES: FILMI PËRMBAN SKENA EROTIKE TË FORTA! KESHILLOHET PËR SHIKUES TË MOSHËS MBI 18 VJEÇ! Është një vend magjik ku tregohen përralla erotike. Një Madam prezanton klinetët me një burrë ose grua, ku fjalët rrjedhin bashkë me pasionet dhe epshin...
Në V/H/S, një grup personash punësohet nga një grup i tretë i panjohur për të hyrë me forcë në një shtëpi të izoluar në fshat dhe të marrin një videokasetë të rrallë. Duke kontrolluar shtëpinë, djemtë përballen me një kufomë, një mori televizorësh të vjetër dhe një rezervë të pafund filmimesh kriptike, secila video më e çuditshme dhe më tmerruese se e fundit...
Një komedi fantastike nga i riu Ronal i cili jeton në një fshat barbar. Ronal është i dobët dhe s'ka një karakter të zakonshëm si barbar. Ai përqeshet nga të tjerët. Një dite fshati i tij sulmohet, dhe klani i tij rrëmbehet nga i keqi Volcazar. Ronal vendos të shpëtoje klanin e tij dhe të mundi të keqin Volcazar.
Vetëm sekonda pas ngjarjeve tek “Rrënimi”, Bilbo dhe grupi vazhdojnë të ngjiten në një mal thesari që ishte ruajtur prej shumë kohësh. Por me Gandalfin e Thinjur, i cili po përballej me disa armiq të vështirë, Hobiti mbetet në disavantazh kur ushtria brutale me orkë e drejtuar nga Azog Përdhosësi kthehet pas. Por me ushtritë e tjera, si ajo e kukudhëve dhe ajo e njerëzve të Qytetit në Liqen, të cilave nuk u besohet, vihen në provë nga tërbimi i Smogut, forca absolute e Azogut, dhe ushtria e plotë Sauronit plotësojnë sulmin. Me pak fjalë, ushtritë e besuar kanë dy zgjedhje: të bashkohen ose të vdesin. Por për më keq, Bilbo vihet në teh të thikës dhe e gjen veten duke luftuar me të gjithë forcën për shokët e tij xhuxhë, pasi shpresa për Mesin e Tokës ishte vënë e gjitha në duart e Bilbos. Gjëja e vetme “e shtrenjtë” për t’u dhënë fund të gjithave.