KUPIDI - Fei, një nxënëse gjimnazi, që praktikon magjinë e zezë, thërret Kupidin, vrasësin e dashurisë, për t'u hakmarrë ndaj bashkëmoshatarëve, të cilët i punuan një rreng tmerrësisht turpërues.
Kur spiuni më i mirë në botë takon femrën e ëndrrave të tij, heq dorë nga jeta aventureske dhe mundohet të bëjë jetë të zakonshme, por në çdo hap e shkuara e vendos në provë.
Sara është një vajzë anti sociale. Asaj i pëlqen kalërimi, arti, zanati dhe serialet me krime. Pikërisht këto të fundit fillojnë të ndikojnë negativisht në gjendjen e saj psikologjike duke rezultuar në haluçinacione dhe gjendje ankthi.
Koha e holokaustit, kur Anglia shpëton 300 fëmijë, të mbijetuar nga kampet e përqëndrimit dhe i strehon në Windermere. Kjo është historia e ashpër, e trishtë e lidhjeve që këta fëmijë bëjnë me njëri-tjetrin, dhe se si miqësitë e fituara në Windermere bëhen një rrugë shpëtimi për një të ardhme të frytshme.
Një vështrim mbi artisten ikonë të popit, Tejlor Suift, gjatë një periudhe transformuese në jetën e saj, teksa përqafon rolin si kantautore dhe shfrytëzon forcën e plotë të zërit të saj.
Kur Kris Uots, lutej ne kamerat e televizionit, stoik dhe i vetëkënaqur, për kthimin e sigurt të gruas së tij shtatzënë, Shanan dhe dy vajzave të tij të vogla, sekrete te errëta ngriheshin nën sipërfaqe.
Robert ishte i lodhur nga jeta e përditshme e një bankieri në Londër. Një ditë, ai vedos të marrë paratë e bankës, e ti prishë në kumar, ku do të futet në borxh e nga aty, zgjedhja e tij për ta pauar këtë borxh do e çojë në një rrugë pa kthim, me rreziqe që nuk i kishte meduar më parë.
Ana takon rastësisht Rafën. Ata nisen në një udhëtim rrugor në tentativë për të shpëtuar Rafën nga falimentimi dhe vdekja. Ana është vetëm 11 vjeçe por me një mendje shumë djallëzore.
Një vajzë adoleshente në vështirësi ekonomike detyrohet të vjedhë makina për profesorin e saj të gjimnazit por gjërat shpejt marrin një kthesë të rrezikshme.
Pas filmit të parë "Bulletproof", tani Xheku punon si agjent special me një mision për të shkatërruar një familje të fuqishme krimi të Afrikës së Jugut. Këtë radhë agjenti i maskuar merr identitetin e Mosesit, shokut që e kishte qëlluar me plumb në kokë.