Në ditët e sotme tre shokë bëjnë një lloj turi turistik për të treguar bandën Maliana të Romës së viteve 1980. Por gabimisht përfundojnë në një tunel dhe përballen me bandën e atëhershme në verën e Botërorit të Spanjës në 1982-shin.
Dagllasi, një ekspert Spitfire i shkatërruar dhe i vetmuar, duhet ta lërë pas të shkuarën e tij për të drejtuar një ekuipazh bombardues të Lankasterit në luftën e rëndësishme ajrore mbi Berlin, në vitin 1944.
Pas shkatërrimit të anijes kozmike, Uilli, aksidentalisht ndahet nga prindërit e tij. Kapsula e tij zbret në një planet të egër dhe të paeksploruar, ku i duhet të mbijetojë me ndihmën e Bakut, robotit të mbijetesës.
Teksa qytetarët e Dedvudit mblidhen për të festuar pranimin e Dakotës së Jugut si shtet in 1989-ën, pronari i sallonit Al Sverengen ka mosmarrëveshje me sherifin Set Bullok.
Një grua shkon në fshat për të kaluar një fundjavë të qetë pas humbjes së punës së saj dhe ndarjes me të dashurin. Ajo merr me qira shtëpinë e një burri të ve, i cili lufton për të fshehur prirjet e tij psikopatike.
Historia e një burri që shantazhohet nga dashnorja e tij, e vrarë në mënyrë misterioze, shpalos përpjekjet e guximshme të vrasësit për të fshehur gjurmët.
Melinda është një punonjëse e vetmuar dhe e paqëndrueshme e një pike karburanti, e lodhur nga mosvëmendja e burrave që tërhiqen vetëm nga kolegia e saj e bukur, por acaruese. Kur dikush vjen të vjedhë nën kërcënimin e armës, Melinda përpiqet të krijojë lidhje me hajdutin e dëshpëruar.
Dy gjuetarë thesaresh zbulojnë një arkivol të mbyllur dhe zgjojnë një mumje, i cili ka pritur vite për t'u rikthyer dhe për ta shfarosur njerëzimin nga faqja e Tokës. Në garë me kohën, ata mundohen ta ndalojnë mumjen që të mos bëjë kërdinë në botën moderne.
Në përgatitje për të krijuar familjen e tij, Alan niset në kërkim të mamasë biologjike, që e dha për adoptim, kur ishte foshnje, por ai zbulon më shumë nga çfarë priste. Vëllezër dhe motra të Alanit janë të shpërndarë në tërë Amerikën dhe sjellin veçanti dhe telashe të ndryshme në jetën e tij, por në fund të fundit, familja nuk zgjidhet.
Gjithçka që Abi Xhonsin dëshironte të bënte ishte të ndihmonte gratë. Si një nga drejtoreshat më të reja të klinikave të Prindërimit të Planifikuar në vend, ajo besoi në të drejtën e një gruaje për të zgjedhur. Deri ditën që ajo pa diçka që ndryshoi gjithçka.
Një romantik i pashpresë, i pasigurt mbi të ardhmen e tij në shkollën e mjekësisë, bie në dashuri me një vajzë të re e të pafat, e cila nuk beson në dashuri.
Burrat me të Zeza kanë mbrojtur gjithmonë Tokën nga llumi i universit. Në këtë aventurë të re, ata përballen me kërcënimin më të madh deri më sot: me një spiun në organizatë.
Një grua e vetmuar miqësohet me një grup adoleshentësh dhe vendos t'i lërë të festojnë në shtëpinë e saj. Kur fëmijët fillojnë të mendojnë që nuk mund të ishin më me fat se kaq, fillojnë të ndodhin gjëra që i bëjnë të vënë në pyetje qëllimet e mirëpritëses së tyre.
Kjo është historia e një qeni që ndjek porosinë e pronarit, për t’u kujdesur dhe mbrojtur mbesën e tij. Një detyrë e rëndësishme që ai e përmbush me përkushtim, mes jetëve dhe aventurave të ndryshme, ai e ndjek atë dhe i qëndron pranë, që ta bëjë të lumtur dhe ta bashkojë me familjen e saj.
Xhon Uiki është në arrati, pasi ka vrarë një anëtar të shoqatës së vrasësve ndërkombëtarë. Me një çmim prej 14 milionë dollarësh për kokën e tij, tashmë ai është objektivi i çdo qitësi.
Histori e vërtetë. Pasi dashuria i thyen zemrën, një këngëtar meksikano-amerikan nis një udhëtim nëpër Meksikë, për t'u lidhur përsëri me rrënjët e tij.
Një dado çon fëmijët për një shëtitje në park, ku gjejnë një krijesë të çuditshme. Por ata nuk e dinë se një anije kozmike plot me përbindësha ka zbarkuar në tokë.
Një vajzë e vogël dhe babai i saj udhëtojnë larg shoqërisë, një dekadë pasi pandemia ka fshirë gati të gjithë popullsinë femërore në botë. Ndërsa babai lufton për të mbrojtur pafajësinë e së bijës, duke e mbrojtur atë nga rreziqet e reja, vihet në provë lidhja e tyre dhe karakteri i njerëzimit.
Agjencia kripto-zoologjike Monark përballet me disa përbindësha me përmasa gjigante, përfshirë Godzillën e fuqishëm, i cili ndeshet me Mothran, Rodanin dhe armikun e tij më të fundit, Mbretin Gidora me tre koka.
Një piktor 50 vjeçar vendos të rindërtojë jetën e tij pas një periudhe të vështirë. Vështirësitë fillojë kur gruaja e tij përjeton probleme mendore gjatë shtatëzanisë të cilat do të sjellin një fund jo të mirë.