Një sëmundje që i kthen njerëzit në zombi është shëruar. Zombit, dikur të infektuar, diskriminohen nga shoqëria dhe familjet e tyre, gjë që shkakton lindjen e problemeve sociale. Kjo çon në ndërhyrjen e ushtrisë dhe të qeverisë.
Historia e vërtetë e lindjes së legjendës "Winnie-the-Pooh", që solli lumturi për fëmijët e botës, por shumë vuajtje e trishtim për atë që e inicioi atë, Kristoferin. Një film që tregon se suksesi i jashtëzakonshëm, jo gjithmonë është burim lumturie... Ngjarjet mes katër personazheve kryesore, çiftit Milne, djalit të tyre dhe dados së tij të dashur, do të marrin një rrjedhë që nuk e kishte parashikuar askush...
Në përpjekje për t'u rilidhur si familje, Ema planifikon një natë argëtuese, por plani i saj dështon kur një shtrigë e keqe i mallkon duke i kthyer në përbindësha. Tashmë, ata do të përpiqen jo vetëm të qëndrojnë të bashkuar, por edhe të luftojnë forcat e së keqes…
Filmi është bazuar në një histori të vërtetë gjatë luftës së dytë botërore. Familja Zabinski drejtonte një kopsht zoologjik në Varshavë, kur nisën bombardimet gjermane. Nga kujdestarë kafshësh, misioni i tyre në këtë pikë u kthye të shpëtonin hebrenjtë nga duart e gjermanëve.
Në Prill të vitit 2015, kompania e sigurimeve Haton Garden, një kasafortë e nëndheshme në zonën Haton Garden të Lodrës, u grabit nga 4 të moshuar. Totali i vjedhur mund të ketë kapur vlerën prej 200 milion paund. Incidenti është quajtur "grabitja më e madhe në historinë ligjore të Londrës".
Stefan dhe Kai takohen përsëri pas disa vitesh. Stefan është bërë një avokat i suksesshëm në Dubai ndërsa Kai ka mbetur në qytetin e tyre të lindjes. Kai ka probleme me marrëdhëniet me nejrëzit dhe po përpiqet shumë të komunikojë me thjeshtrin e tij që po has telashe serioze me disa shitës droge. A mund t'i zgjidhin problemet Kai dhe Stefan? Po me mikun e tyre të vjetër Frank, çfarë ndodh?
Espen "djalë hiri", një fermer i thjeshtë, niset bashkë me vëllezërit e tij në udhëtim për të shpëtuar princeshën nga mbreti i malit, që të fitojë shpërblimin për të rindërtuar fermën e familjes.
Një eksplorim i fiksimeve tona me vendet e larta dhe sesi ato kanë arritur të kapin imagjinatën tonë.
Vetëm tre shekuj më parë, ngjitja në një mal do të konsiderohej çmenduri.
Ideja mezi ekzistonte që peisazhet e egra mund të mbanin ndonjë lloj tërheqjeje. Majat ishin vende rreziku, jo bukurie.
Li Hajden është një aktor veteran i filmave Western, i cili pak para vlerësimit dhe nderimit me çmim për vitet më të mira të karrierës së tij të bujshme, mëson se ka një prognozë përfundimtare të kancerit të pankreasit, të cilën e mban të fshehtë për një kohë të gjatë. Udhëtimi i tij kalon përmes dashurisë e mbështetjes nga miqtë, admiruesit dhe e dashura e re, famës dhe përballjes me gabimet e së shkuarës.
Gaza është një djalë 14-vjeçar që jeton në bregdetin turk të Egjeut. Së bashku me babanë e tij dominues, ai ndihmon kontrabandën e refugjatëve nga vendet e shkatërruara nga lufta drejt Europës, duke u dhënë atyre strehim të përkohshëm dhe ushqim të pakët derisa të përpiqen të largohen. Gaza ëndërron të shpëtojë nga kjo jetë, por nuk mund të mos tërhiqet në një botë të errët të imoralitetit, shfrytëzimit dhe vuajtjeve njerëzore. A mund të mos shndërrohet një përbindësh kur rritet nga një i tillë? Bazuar në romanin e Hakan Günday, që dokumenton krizën e refugjatëve në Europë, "Më shumë" është historia mbërthyese e një djali që duhet të rritet në një botë ku nuk ka vend për pafajësi.
Kur Brajan vendos të zbulojë të vërtetën e dopingut në historinë e sportit, një takim me shkencëtarin rus transformon të gjithë historinë nga një eksperiment personal në një thriller gjeopolitik.
Çetini një burrë i suksesshëm bën një jetë të lumtur me të dashurën e tij të re Exhe. Por një ditë, ish e dashura ambicioze Sara, i bashkohet përsëri jetës së tij me një ofertë pune të pa refuzueshme. Ai ndryshoi qytetin për punën e re duke marrë me vete të dashurën e tij. Por shumë shpejt ai do të shkatërrohet nga zhdukja e Exhes. Exhe ka lënë pas një video lamtumire, por askush nuk e di ku ndodhet ajo. Në një kohë të shkurtër, Çetini përpiqet të plotësojë mungesën e Exhes me Sarën, por kudo sheh gjurmët e Exhes. Sara gjithashtu dëgjon zëra në të gjithë shtëpinë. Çifti gradualisht do të hyjë në një rrugë plot frikë dhe paranojë.
Një muzikant i ri udhëton në Burning Man, një festival unik në mes të shkretëtirës së Nevada, në një përpjekje për tu rikthyer vajzën çapkëne me të cilën është dashuruar.