Kur një studente kolegji dëshmon vetëvrasjen e supozuar të shoqes së saj të dhomës, ajo vë në lëvizje një sërë ngjarjesh të tmerrshme që e bëjnë atë të frikësohet nga entiteti i mbinatyrshëm.
Një vajzë e re, pasi ka përjetuar në fëmijëri vrasjen e dy prindërve të saj, është rritur me një fobi të thellë ndaj krijesës mitike të gogolit. Por, tmerri i vërtetë për të do të nisë kur regjistrohet në një klinikë të shëndetit mendor me shpresën se më në fund do ta kapërcejë frikën e saj.
Jack, një vrasës me pagesë, i kërkohet të dizenjojë një pushkë snajper të nivelit të lartë për një atentat.
Megjithatë, ai nuk është në dijeni se të gjitha veprimet e tij po monitorohen nga një vrasës sekret nga Suedia.
Një vepër e keqe nga ana e një lojtari të ashpër hokeji rezulton në një vendim të pazakontë: Ai duhet të shërbejë një javë si një Zanë dhëmbësh në jetën reale.
Një krimineli të rangut të ulët, i besohet nga shefi i tij, të zhdukë një armë që ka vrarë policë të korruptuar, por gjërat dalin jashtë kontrollit kur arma bie në duar të gabuara.
Rick Penning e jeton jetën ashtu si luan regbi; i shpejtë, i fortë dhe intensiv. Kur ai përfundon në burg, i ofrohet një shans për t'u rikthyer në lojë. Dhe pa dëshirën e tij ai duhet të bashkohet me ekipin ku stërvitja është rraskapitëse nga trajneri Gelwix, përndryshe Rick, përfundon pas hekurave.
Aventurat e një babai dhe vajzës së tij të vogël, në kërkimin e tyre për një libër të humbur prej kohësh, i cili do t'i ndihmojë në ribashkimin e një të afërmi të zhdukur.
Pasi Klajd Aleksandër Sheltonit i vrasin të shoqen dhe të bijën, ai irritohet sepse vrasësit nuk marrin dënimin e duhur dhe ai vendos t'i torturojë dhe t'i vrasë për t'u treguar të gjithëve që duhej respektuar ligji. Për krimin e kryer Klajdi arrestohet dhe fillon të kryejë ekzekutime nga brenda qelisë, synimi i tij shkon edhe për kokat e larta qeveritare.
Lightning McQueen, një makinë garash, mëson një mësim të vështirë në jetë kur dëmton shumë prona në Radiator Springs.
Detyra e tij është të riparojë dëmin e bërë përpara se të mund të kthehet në rrugë.
Një gazetare televizioni dhe kameramani i saj janë bllokuar brenda një ndërtese të karantinuar nga CDC-ja
(Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve), pas shpërthimit të një virusi misterioz
që i kthen njerëzit në vrasës të etur për gjak.
Një vajzë e re kërkon të marrë hak ndaj njerëzve që e rrëmbyen dhe e torturuan kur ajo ishte fëmijë. Bashkë me shoqen e saj, e cila edhe ajo është një viktimë e abuzimit, do të përballen me një rrugëtim të tmerrshëm në një ferr të gjallë të nënçmimit.
Alpha Dog, është i bazuar në histori të vërtetë dhe emrat u ndryshuan për filmin e Nick Cassavetes, por historia ndjek të njëjtën rrjedhë: Johnny Truelove është një shpërndarës droge në Los Anxheles që ushtron ndikim të madh tek debitorët e tij. Kur Jake Mazurksy, nuk i paguan paratë që i ka borxh, ai dhe shoku i tij rrëmbejnë vëllain e Jake, Zack. Por çuditërisht, Zack-ut i pëlqen koha në robëri dhe nuk bën asnjë përpjekje për të shpëtuar.
Pasi pushohet nga ekipi i softbollit të SHBA-së dhe ndihet sikur jeta e saj po pëson një rënie, Lisa e gjen veten në mes të një trekëndëshi dashurie, teksa një djalë i një kompanie në krizë konkurron me të dashurin e saj aktual, që luan bejsboll.
Një skllav i cili është Luftëtari i Fundit me fuqi mbinatyrore, arrin të arratiset nga padroni skocez dhe bashkë me një grup vikingësh nisin një udhëtim për të çliruar “Tokën e Shenjtë”...
Një shkencëtar i çmendur rrëmben dhe gjymton një treshe turistësh për t'i ribashkuar në një shumëkëmbësh njerëzor, të krijuar duke qepur gojën e tyre në zorrën e trashë të njëri-tjetrit.
Një major që sapo kishte humbur dy persona në komandën e tij në një luftim me militantët e PKK-së
mbërrin në stacion dhe merr drejtimin. Ai e ka shumë të vështirë të dalë nga gjendja
e depresionit për shkak të humbjes së tij të fundit, kështu i frikëson ushtarët e tij
që të përmirësohen dhe të sigurohet që një tragjedi e tillë të mos ndodhë më kurrë.
Gjatë qëndrimit të tij atje, ai has një militant të PKK-së të quajtur “Doktori”.
Bob Munro dhe familja e tij jonormale marrin me qira një RV për një udhëtim rrugor në Kolorado Rockies, ku në fund u duhet të luftojnë me një komunitet të çuditshëm kampistësh.
Kalorësi Arn dërgohet në një mision të fundit kundër Saladinit. Ai duhet ta fitojë këtë betejë, para se të mund të shkojë në shtëpi në Suedi dhe më në fund të martohet me Sesilian e tij dhe të krijojë një familje. Por paqja në shtëpi kërcënohet nga Danezët.
Në shkollë, Alvini, Simon dhe Theodore duhet të shpëtojnë programin muzikor të shkollës duke fituar betejën e grupeve. Për këtë, ata duhet të mundin Brittany, Eleanor dhe Jeanette, të quajtura gjithashtu The Chipettes.
Menjëherë pas vdekjes së babait të tij, një i ri i shqetësuar (Gael García Bernal) fillon një punë si dizajner grafik, por ka pak mundësi për të krijuar. Ëndrrat e tij intensive fillojnë të kapërcejnë jetën e tij të zgjuar dhe ai përfshihet gjithnjë e më shumë në fluturimet e fantazisë. Imagjinata e tij hiperaktive më pas fillon të ndërhyjë në miqësinë e tij me një fqinj të bukur (Charlotte Gainsbourg).
Përpara se Andi të niset për në kolegj, lodrat e tij i dorëzohen gabimisht në një qendër ditore. Woody i bind lodrat e tjera se ato nuk u hodhën dhe i çon në një ekspeditë në shtëpi.