Një hetim i vrasjes e çon policinë në një foto të një të dyshuari, por kur dy burra gjenden me fytyra që përputhen me foton, çështja bëhet dyfish e ndërlikuar.
E transferuar në shtëpi pas një misioni luftarak traumatizues, një ushtare francez e trajnuar përdor aftësitë e saj vdekjeprurëse për të ndjekur njeriun që lëndoi motrën e saj.
U RREGULLUA! Një i burgosur në qendrën e paraburgimit të Gjirit të Guantanamos, të ushtrisë amerikane, mbahet pa akuza, për më shumë se një dekadë dhe i kërkon ndihmë një avokateje për lirimin e tij.
Sara është një vajzë adoleshente që pret ditëlindjen e saj të 18-të që të largohet nga shtëpia prej babai të saj, Donit. Para se t'i fryjë qirinjve, i ati e burgos atë në një bordum të fshehtë në shtëpi.
Duke luftuar me bllokimin e shkrimtarit, një romanciere gjen frymëzim kur takon një djalë të çuditshëm, i cili vazhdimisht ndryshon karakteret dhe sjelljet për të përballuar të kaluarën dhe për të shmangur realitetin.
Në vitin 2524, katër shekuj pasi njerëzit filluan të kolonizonin planetët e jashtëm, ish-gjenerali Xhejms Ford kthehet përsëri në detyrë pasi një flotë e huaj armiqësore sulmon ushtarët në një planet të largët. Rreziku që i kanoset njerëzimit përshkallëzohet shpejt në një luftë ndëryjore, ndërkohë që Fordi dhe një ekip ushtarësh elitarë përpiqen të ndalojnë sulmin e afërt para se të jetë tepër vonë.
Flora është një vajzë e cila frymëzohet shumë nga karakteret vizatimore qe krijon babai i saj. Ajo beson se super-heronjtë ekzistojnë edhe në jetën reale këtë e përforcon edhe më shumë pasi njihet me Ulisesin, një ketër pak me ndryshe se lloji i tij.
Një detyrë rutinë policie kthehet në një situatë jetë a vdekje, kur dikush i etur për drejtësi dhe hakmarje, sulmon kamionin e policisë dhe bën ç’mos që të zbuloj të vërtetën, duke treguar që jo gjithçka është bardhë e zi, por që shpesh rregullat thyhen në emër të dashurisë.
Rilind rivaliteti legjendar mes Tomit dhe Xherrit, ndërkohë që ky i fundit shkon në hotelin më të mirë të Nju Jorkut, në prag të dasmës së shekullit. Tomit, ndihmësit të menaxheres së hotelit, do t’i duhet ta përzërë miun ngatërrestar, por beteja mes maces e miut përshkallëzohet aq shumë sa kërcënon të shkatërrojë dasmën dhe ndoshta, edhe vetë hotelin.
Bill O'Nilli infiltrohet nga FBI-ja në Partinë e Panterave të Zeza që mbronin të drejtat e njerëzve me ngjyrë dhe lirinë e tyre. Kryetari i partisë, Fred Hemptoni, kërkon të nisë një revolucion teksa përveç policisë, duhet të kujdeset dhe nga spiunët dhe të tjerët kundra lëvizjes.
Një endacak fjalëpak bie pre e punës si pastrues në "Botën e Çudirave të Uillit."
Detyrat e përditshme befas bëhen një luftë e gjithanshme për mbijetesë
kundër valës së njëpasnjëshme të animatorëve demonikë.
Grushta fluturues, përplasje titanësh, ku vetëm njëra palë do të mund t'ja dalë të mbijetojë.
Adami, pasi tronditet nga një vdekje misterioze në familje, fillon të shqyrtojë historinë e një qenie tinëzare të njohur si Sator, që ai beson se ka ndjekur familjen dhe paraardhësit e tij për shekuj me radhë.
Në Italinë e viteve 1950, një shpirt i lirë ëndërron për dashuri dhe drejtësi. Por një lidhje dashurie e ndaluar shkatërron gjithçka. Bazuar në një histori të vërtet.
Kur Nadja mbetet shtatzënë, çifti bën një përpjekje për të rindezur marrëdhëniet e tyre duke udhëtuar në veri të Suedisë për një udhëtim malor por shpejt udhëtimi i tyre romantik kthehet në një makth.
Një ndërmjetës i ri aksionesh në një firmë të kontrolluar nga Mob Strit në Uoll Strit tradhtohet dhe dërgohet në burg për gjashtë vjet. Kur del jashtë, ai kërkon hakmarrje.