Bazuar në ngjarje të vërteta. Tre studentë kolegji fillojnë të luajnë një lojë të quajtur "Mundësitë janë...", por papritur e gjejnë veten të mbërthyer në një rrjet mbijetese dhe vrasjesh.
Në vitin 2033, një vajzë e re e bllokuar në një jetimore misterioze, udhëton pas në kohë për të gjetur prindërit e saj dhe për të ndryshuar të kaluarën e saj.
Pas një epidemie globale të pazakontë, shumica e njerëzimit kthehet në "Të Infektuar" të dhunshëm. Një njeri me aftësinë për të folur gjuhën e re të të Infektuarve, i udhëheq të mbijetuarit e fundit në një gjueti për Pacientin Zero dhe një kurë.
Kur Universi vendos se çfarë dëshiron, është e kotë të rezistosh. Kur jeta e familjes së tij vihet në rrezik, Xhosef Stedman bëhet subjekt i testit të gatshëm të një shkencëtari maniak në një betejë që mund të shpëtojë botën, ose ta shkatërrojë plotësisht atë.
Në një të ardhme jo të largët teknologjia do jetë e shpërndarë dhe do kontrollojë çdo aspekt të jetës. Por a do arrijë në atë pikë sa të kontrollojë dhe vullnetin e lirë njerëzor?
Historia e vërtetë e Tami Oldham dhe Riçard Sharpit, të cilët po lundronin krejt të vetëm në oqean, gjatë një prej uraganeve më katastrofike në histori. Pas stuhisë, Tami e gjen Riçardin të lënduar rëndë dhe jahtin e tyre, të shkatërruar. Ajo duhet të gjejë forcën dhe vendosmërinë për të shpëtuar.
Kur një grup shokësh adoleshent shkojnë në një udhëtim për pushimet e pranverës, një aksident fatkeq i kthen në një garë kundër kohës për të shpëtuar gjënë më të çmuar të mikut të tyre.
Një detektiv fillestar, i biri i një policit të vdekur me turp, punon për të zgjidhur rastin e tij të parë të madh nën syrin vigjilent të një vrasësi të ngjashëm me fantazmë.
Pas marrjes së një forme të re ekstazie, një psikopat përjeton një ndryshim mendor që e bën atë të ndiejë dhe të vejë në diskutim moralin e tij për herë të parë.
Një oficer policie, i cili është transferuar në policinë e Marsejës ngarkohet me detyrën e kapjes së grupit të hajdutëve italianë, të cilët ngasin Ferrarin e fuqishëm me mbesën e madhe të Daniel, një shoferi të tmerrshëm, i cili merr taksinë e bardhë legjendare.
Simon Spajër fsheh një sekret të madh nga familja, miqtë dhe shokët e klasës. Kur sekreti i tij del në shesh, Simoni duhet të përballet me të gjithë dhe të pranojë identitetin e tij.
Pak nga pasardhësit e tyre janë bërë vrasës të pamëshirshëm mercenar, "Ujqërit e Aresit". Ljutobor, është një ushtar me një detyrë të vështirë në dorë. Ai përfshihet në konflikte të brendshme dhe fillon një udhëtim të rrezikshëm për të shpëtuar familjen e tij.
Mercenari mutant gojë-ndyrë, Wade Wilsoni (Deadpool), krijon një ekip mutantësh për të mbrojtur një djalë të ri me aftësi të mbinatyrshme
nga Cable, një udhëtar kohe i dhunshëm që kërkon ta vrasë.
Ky film tregon udhëtimin e një ish-kontrabandisti, i cili po përpiqet të nisë jetën nga e para dhe të ndreqë marrëdhëniet e tij me vëllanë pas lirimit nga burgu.
Një gjeni i ri krijon aksidentalisht një pajisje që përforcon aktivitetin paranormal brenda shtëpisë së familjes së tij.
Si pasojë ai rikthen përsëri shpirtrat e familjarëve por bashkë me ta liron dhe gjëra shumë më të frikshme.
Një baba shikon një ëndërr që përsëritet sikur humbet familjen e tij.
Mankthi i tij bëhet realitet kur planeti pushtohet nga një forcë shkatërruese.
Duke luftuar për jetët e tyre, ai arrin të kuptojë forcën e madhe që ka për t'i shpëtuar...
Bazuar në një ngjarje të vërtetë. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, India ka mbetur pa aleatë të fuqishëm dhe, për të krijuar vendin e saj si një superfuqi, ajo vendos të testojë 6 bomba bërthamore. Një grup njerëzish do të vihen në shërbim të këtij qëllimi, por nuk do të jetë e lehtë...
Një patok beqar krijon një lidhje me dy biba të humbura teksa udhëtojnë për në jug. Ajo që nis si një marrëdhënie përfitimi kthehet në një miqësi të ngushtë, pothuajse familjare.
Adami, një profesor gjenetike është marrëzisht i dashuruar me gruan e tij. Pas vdekjes së saj, ai e klonon atë. Por a mjafton vetëm ADN-ja për të krijuar gruan e tij të vërtetë?
Avengers dhe aleatët e tyre duhet të jenë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka në një përpjekje për të mposhtur te plotfuqishmin Thanosin, përpara se shpërthimi i tij i shkatërrimit t'i japë fund universit.