Një ekip i S.W.A.T. sulmohet nga një terrorist ndërkombëtar i cili ndjek pa rreshtur dhe egërsisht një njeri misterioz i cili u kap nga S.W.A.T. i Siatëllit pas një sulmi i cili përfundoi tmerrësisht keq.
Duke u bazuar në idenë "Çdokush mund të tradhtoj këdo", Sarkar, figura e fuqishme politike këtë herë përdor dinakërinë dhe hilet politike për të zbuluar armiqtë.
Një grua që është e ngopur me jetën e saj monotone përgatit një skemë për të bërë familjen e saj të famshme, por jo gjithçka shkon siç është planifikuar, pasi ish- i dashuri i saj fillon ti prishi punë...
Mjeshtrit ndërkombëtar të vjedhjes, Sajmon Templar, i njohur ndryshe si Shenjtori, i kërkohet nga një burrë i pasur i dëshpëruar të gjejë vajzën e tij të rrëmbyer. Megjithatë, përveç se të shmangë autoritetet, Sajmonit i duhet të përballet me një kundërshtar të rrezikshëm nga e shkuara e tij.
Menjëherë pas sulmit të 9/11, më pak se 100 ushtarë amerikanë u dërguan në një mision të fshehtë për të rrëzuar talibanët. Ajo që ndodh më pas është një pjesë histori origjine lufte dhe tregim paralajmërues, duke hedhur dritë mbi ndikimin e 15 vjet beteje të vazhdueshme.
Hajduti dhe krimineli, Xhek Krigën, vendosë që të zbulojë vrasësin e babait të tij e personin që i ka vjedhur paratë e bankës së vjedhur, edhe pse kjo do të thotë të rrezikojë veten.
Në rrugëtimin e hakmarrjes, Xhek, do të zbulojë disa të vërteta që do ia ndryshojnë jetën...
Në shekullin e 13-të në Irlandë, një grup murgjish duhet të transportojë një relikë të frikshme nëpër territorin Irlandez të mbushur me rreziqe, për në Romë.
Policit legjendar, Billi Hikoku i egër, i jepet detyra që të zbusë qytetin më të egër të perëndimit. Ndërkohë, i vihet në provë fama si njeriu më i shpejtë me armët.
Kur katër turistë amerikanë, Sofia, Karli, Bella dhe Majkëlli shkojnë në një turne fantazmash, përjetojnë më shumë nga sa mund të përballojnë, kur fantazma e një doktori të keq dhe e viktimës së tij i kapin në një pavion të vjetër psikiatrie.
Frenk Pirs duket se bën një jetë normale, por kur e shkuara shqetësuese rikthehet dhe i merret diçka e vyer për të, maska e tij e të qenit mirë bie dhe i rikthehet sërish dëshira për të qenë i dhunshëm.
Mija, një vajzë e vogël që rrezikon gjithçka të ndalojë një kompani ndërkombëtare të fuqishme nga rrëmbimi i mikeshës së saj më të mirë - një kafshë gjigante të quajtur Okja.
Në një të ardhme ku ndarja mes robotëve dhe njerëzve është shumë e zbehtë, Majorja është një ushtare e përmirësuar kibernetikisht për të luftuar kriminelët më të rrezikshëm në botë.
Për Herrin, jeta po shkonte tamam siç supozohej. Kishte punë të mirë, miq besnikë dhe të fejuan e përsosur. Gjithsesi, zbulimi se një nga miqtë e tij jo edhe aq besnikë kishte një marrëdhënie me të fejuarën e tij të pwrsosur, s'ishte pjesë e planit. Pas anulimit të dasmës, Herri, duke qenë i dehur, mendon se si gjithçka i shkoi keq ndërkohë që Boui, shoqëruesi i parë i Herrit, gjen një frymëzim. Në vend të anulimit të muajit të mjaltit fantastik, pse të mos shkojnë dy miqtë bashkë në një "muaj miqsh"? Ajo që supozohej të ishte një fundjavë relaksuese kthehet në një aventurë marramendëse. Herri dhe Boui do përjetojnë kohën më të bukur të jetës së tyre nëse mund t'i mbijetojnë parajsës tropikale të rastësishme.
Jeta e një djali del jashtë kontrollit kur një strukturë ogurzezë ngjarjesh përsëritet në të njëjtën mënyrë çdo ditë, duke përfunduar pikërisht në orën 2:22.
Tajleri është çmendurisht i dashuruar me të dashurën e tij Alin, por pas një zënke me të, ai bie në krahët e Holit e cila e bën të përjetojë një natë që s'do e harrojë kurrë. Mëngjesin tjetër ai mëson jo vetëm që Ali kërkon të rikthehet me të, por Holi është nxënësja e re në shkollën e tyre dhe është fiksuar keq pas tij.
Elois, pasi nuk u hoq si shoqëruesja e nderit teksa u la nga shoqëruesi përmes mesazheve, vendos të shkojë përsëri në dasmën e shoqes së saj dhe e gjen veten të ulur me të ftuar të padëshiruar në Tavolinën 19.