Fansat marrin pjesë në një festival festiv rreth filmave më të mirë të zhanrit horror, vetëm për të zbuluar se personi karizmatik që fshihet pas eventit ka një plan diabolik. Teksa audienca e festivalit nis të shuhet, tre adoleshtë bashkohen dhe luftojnë kundër përbindshave dhe të çmendurve për të mbijetuar.
Të etur për aventurë, një grup eksploruesish nisen drejt një liqeni të qetë në Mejn, që është vendi i një sekreti vdekjeprurës. Fatkeqësisht, shumë shpejt zbulojnë se nuk janë vetëm. Tashmë, do t’u duhet të luftojnë me një grabitqar gjigant dhe të uritur...
Luisi 12-vjeçar nis një aventurë të këndshme për të ndihmuar tre jashtëtokësorë të vegjël të kthehen në anijen e tyre të madhe. Nga ana tjetër, ai duhet t’i shpëtojë një zonje të ligë dhe të krijojë lidhjen e humbur me të atin.
Reni më në fund i ka arritur të jetë në krye të një bande të fuqishme. Për shumë kohë ambiciet e tij ishin në plan të dytë, por tani ai mund t'i përmbushi ato. Por në skenë kthehet Xhiani i pamëshirshëm me bandën e tij. Pozicioni i Renit është në rrezik, dhe kjo shkakton tensione me King, kapitenin e tij besnik.Megjithëse Ren dhe Xhian ishin dikur si vëllezër, tani janë armiq të betuar.Çfarë do të ndodh me miqësinë e tyre, pasi beteja të ketë përfunduar?
Kur vullkani i fjetur i ishullit fillon të riaktivizohet, Owen dhe Claire zhvillojnë një fushatë për shpëtimin e dinosaurve të mbetur nga kjo ngjarje që do të çojë në zhdukjen e tyre.
Një menaxher banke i përndjekur nga grabitja e dhunshme e cila mori jetën e një kolegut të tij, bashkohet me fqinjin e tij ish-polic për të kapur sulmuesin, duke nisur kështu një kundërsulm të fuqishëm i cili i bashkon të tre në një pikë kulmore.
Duke pasur ndërmend të tërhiqet, një shpërndarës droge i suksesshëm realizon një shpërndarje të fundit, ndërkohë që përballet me kundërshtarët e tij dhe policinë.
Maksi, një qen policie vetmitar dhe mashkullor urdhërohet të shkojë si agjent i fshehtë në një festival qensh, së bashku me partnerin e tij njeri, për të shmangur një fatkeqësi.
Një ushtarak në pension dhe një polic i punësuar ndjekin një mashtrues të maskuar si prift në Kolumbi. Vështirësitë shtohen kur një adoleshente 16-vjeçare bashkohet me “priftin” dhe bëmat e tij, në përpjekje për të gjetur motrën e saj të vogël në SHBA.
Pas vrasjes së një oficeri, shefi i rajonit policor e ka të vështirë të luftojë krimin e organizuar dhe të zbardhë vrasjen, për shkak të mungesës së stafit. Ndërkohë bandat gangstere të zonës përfshihen në konflikte të brendshme, që sa vijnë e përkeqësohen.
Dy ish-të burgosur, Edi dhe Poli, janë në liri me kusht dhe punojnë në një restorant në Nju Jork. Jetët e tyre kishin marrë fund, deri në momentin kur avokatja angleze, Katerina Rokud, vjen në restorant me një ofertë që nuk mund ta refuzojnë.
Pasi dyshojnë që komshiu i tyre polic është një vrasës serial, një grup adoleshentësh kalojnë gjithë verën duke e përgjuar dhe duke mbledhur prova. Sa më shumë i afrohen të vërtetës, aq më të rrezikshme bëhen gjërat.
Pas epidemisë Zika që ndodh në Malajzi, grupi i paligjshëm 'Informuesit' së bashku me një polic nga Hong Kongu, përpiqen të zbulojnë konspiracionin dhe krimet e kompanisë farmaceutike Amanah.
Një histori që vendoset në Hauain e vitit 1920 në plantacionet e kafes. Xho është një djalosh jetim, pa mbiemër që dashurohet me vajzën e pronarit të plancionit, Grejs. A do jetë e mundur dashuria e tyre, apo diferenca që kanë do sjellë vetëm fatkeqësi?
Kit Gordy, një studente e re në shkollën Blackwood Boarding, ballafaqohet
me dukuritë e mbinatyrshme të kësaj shkolle dhe me fuqitë e errëta të drejtoreshës.
Kejsi është një nënë beqare, që punon si agjente shitjesh e pasurive të paluajtshme. Jeta e saj kalon nga shiu në breshër, kur një klient i pakënaqur e rrëmben.
Kur ish-ushtari u bë mercenar, ai mëson për vrasjen e shokut të tij më të mirë dhe nis një mision për të zbuluar se çfarë ndodhi. Ajo që zbulon është një konspiracion i lig dhe ai vendos për eliminimin e atyre që janë përgjegjës.
Pas një fëmijërie të trazuar, Ashli kërkon të
lidhet përsëri me nënën e saj dhe pa dashur fton një forcë demonike.
Të dashurit e saj duhet të luftojnë me kohën për të shpëtuar shpirtin e saj.
Elizabeta e sapomartuar mbërrin me burrin e saj shkencëtar Henri në vilën e tij të mrekullueshme, ku ai i ofron vakte të majme dhe tur në gjithë shtëpinë. Stafi i shtëpisë, Kleri dhe Oliveri, e trajtojnë ndryshe por ajo ka një ndjesi se diçka nuk shkon. Henri i shpjegon se gjithçka i përket asaj, përveç një dhome të kyçur ku s'i lejohet të hyjë. Kur ai largohet për punë, Elizabeta vendos të hetojë.