Një grup shokësh kalojnë fundjavën tek shtëpia e shoqes në liqen. I bashkuar dhe sherifi lokal, grupi hasen me të burgosurin e larguar dhe me një ndjekës të frikshëm e vrasës me emrin Damon.
Katerina e ve, është e zënë duke u përpjekur të mbrojë veten dhe djalin e saj nga një organizatë kriminale lokale.
Kur jetët e Nik Bunit dhe Katerinës
kryqëzohen, ata e gjejnë veten të mbështetur tek njëri-tjetri për të mbrojtur gjithçka që ata përfaqësojnë.
13-vjeçari Nejt Fostër ëndërron të bëhet një yll i madh në Broduei. Ai dhe shoqja e tij e ngushtë Libi planifikojnë
një udhëtim të guximshëm në Nju Jork për të marrë pjesë në provat për "Lilo dhe Stiç: Shfaqa muzikore".
Kur Ridler, një vrasës serial sadist, fillon të vrasë figurat kryesore politike në Gotham, Batman detyrohet të hetojë korrupsionin e fshehur të qytetit dhe të vërë në dyshim përfshirjen e familjes së tij.
Në 1979, një grup të rinjsh shkojnë të filmojnë një film pornografik në Teksas, por kur fqinjët e tyre të vjetër i shohin, të rinjtë përfundojnë në një situatë të rrezikshme.
I mbiquajtur sipas një shpirti që gllabëron njerëzit, udhëheqësi i pamëshirshëm i një ekipi vrasësish jashtë shtetit merr një mision të rrezikshëm në një qytet të mbushur me spiunë.
Një burrë i akuzuar për vrasjen e 3 yjeve të Hollivudit nis investigimin e tij. Duke pasur nevojë për ndihmë, ai angazhon dy detektivët për të ekspozuar një komplot që askush mund ta imagjinonte.
Lumturia e Gabrielit dhe Xhulias kërcënohet nga një studente dhe politika akademike e përbetuar.
Kur Gabrieli të përballet me administratën e universitetit,
a do t'i nënshtrohet fatit të Dantes?
Apo do të luftojë për të mbajtur Xhulia, Beatricen e tij, përgjithmonë?
Alisa, një grua e skllavëruar nga pronari brutal i një plantacioni rural në Xhorxhia, ëndërron për lirinë. Pas një përleshjeje të dhunshme, ajo ikën nëpër pyje dhe gjendet papritmas në një autostradë, ku zbulon se është në të vërtetë, viti 1973. Shumë shpejt ajo kupton gënjeshtrat që kanë mbajtur në robëri atë dhe njerëzit e saj...
Një apliniste profesioniste me detyrën e Kërkim Shpëtimit duhet të gjejë një person të bllokuar nga stuhia në mal dhe ta kthej në shtëpi përpara perëndimit.
Në një shkretëtirë australiane të infektuar nga Zombi, ushtari Ris i ka kushtuar jetën e tij gjurmimit dhe kapjes së të mbijetuarve për Kirurgun e Përgjithshëm me shpresën për të gjetur një kurë.
Stenli, një fëmijë teksan në vitet ’60, punësohet nga NASA fshehurazi, për të drejtuar një anije kozmike që duhet të shkojë në Hënë, para misionit të famshëm "Apollo 11”...
Amanda dhe vajza e saj jetojnë një jetë të qetë në një fermë amerikane, por kur hiri i nënës së saj të vdekur mbërrinë nga Koreja, Amanda përndiqet nga frika se mos bëhet nëna e saj.
Leonardi është një rrobaqepës anglez që bën kostume në Savile Row në Londër. Ai duhet të mposhtë një grup të rrezikshëm kriminelësh për t'i mbijetuar një nate fatale.
Historia se si Takeri, Rolfi dhe Pat Tejti bashkohen për të krijuar firmën e tyre. Takeri kthehet nga Lufta e Falklandës si një burrë i hidhëruar dhe i zemëruar, duke bërë emër në botën e krimit me biznesin e tij të sigurisë dhe të tregtimit të drogës.
Në një shtëpi banimi në veri të Dublinit, nëna e Sharit zhduket. Kur ajo kthehet, Shari është e vendosur të zbulojë të vërtetën e zhdukjes së saj dhe të zbulojë sekretet e errëta të familjes.
Dorothy, një hartuese fjalimesh liberale mjedisore, humbet punën e saj në një fushatë të Senatit të SHBA-së për një protestë që shkoi keq. Ajo kthehet në vendlindjen e saj konservatore në Teksas, ku mëson se ai që e ngacminte në fëmijëri po kandidon si republican për legjislaturën e shtetit. Në këtë qytet, vetëm republikanët mund të fitojnë, kështu që e vetmja gjë për të bërë është të fshihemi dhe të kandidojmë kundër tij si vetë republikane. Në pamundësi për të fshehur ndjenjat e saj në rrugën e fushatës, edhe pse ajo luan një rol, Dorothy zbulon se e mira kundër së keqes nuk është domosdoshmërisht aq e thjeshtë sa e majta dhe e djathta.
Jetët e kundërta të një arkitekti të apasionuar pas punës dhe një artiste të zjarrtë përplasen kur takimi i tyre i rastësishëm në Peru ndryshon pikëpamjet e tyre për jetën.