Një i ri gjimnazist mund të shohë fantazma si dhe shpirtra të këqij. Një korrëse shpirtrash i transferon pa dashur fuqitë e saj dhe ai e gjen veten duke luftuar shpirtrat që e ndjekin dhe nga e kaluara...
Konti Drakula dhe kompania e tij marrin pjesë në një lundrim në det për përbindëshat që e dashurojnë detin. Por ata nuk e dinë që barka e tyre komandohet nga familja Van Helsing që përbuz përbindëshat.
Si do ta shpëtojë familjen konti?
Një veri-perëndim të Paqësorit, Red Miler dhe Mendi Blum bënin një jetë të lumtur dhe të qetë. Kur parajsa e tyre tokësore shkatërrohet egërsisht nga prijësi sadist i një sekti, Red nis rrugëtimin e tij drejt gjakakmarrjes.
Historia e vërtetë e Ashraf Maruanit, i cili ishte dhëndëri i presidentit Naser dhe këshilltar i besuar pasardhësit të tij Anuar Sadatit. Njëkohësisht pasuria më e çmuar e inteligjencës izraelite të shekullit të 20-të. Bazuar në librin më të mirë të NYT 'Engjëlli: Spiuni egjiptian që shpëtoi Izraelin'
Roi, një djalë i sjellshëm me të gjithë, pranon një ftesë për darkë nga e bukura Emilia. Me të shkelur në shtëpinë e saj, Roi kupton se Emilia dhe vëllai i saj i çuditshëm nuk janë ashtu siç duken.
Pasi një terrorist i tmerrshem merr peng mbesën e tij në një ndeshje futbolli, një ish-ushtar me aftësi të jashtëzakonshme nis një luftë personale për ta shpëtuar atë dhe për të shmangur shkatërrimin në masë.
Në Perëndimin e Largët të rreth viteve 1870 një i ri amerikan merr një udhëtim për t'u martuar me të dashurën e zemrës, duke përfshirë dhe një pastor të ri i cili do celebrojë dasmën. Por gjërat shkojnë në rrjedhën e kundërt nga çfarë ishin menduar.
Një psikologe kriminale heton vdekjen mizore të një burri, nëpërmjet mbytjes së tij në shtrat. Shumë shpejt, ajo takon anëtarët e një komuniteti që i tregojnë asaj për një demon shekullor, i cili i vret njerëzit në gjumë. Kush e ka radhën këtë herë?
Gjatë një aventure në botën e krimit, Han Solo njihet me bashkë-pilotin e tij të ardhshëm, Çubakan. Gjatë rrugës së tij takohet papritur me Lando Kalrisian, para se të bashkohet me Rebelimin.
Ekipi i një shfaqjeje horrori në internet udhëton në një azil të braktisur për një transmetim të drejtpërdrejtë. Grupi përballet me gjëra të frikshme, ndërsa futen në ndërtesën e vjetër duke filmuar çdo gjë. Por ky do të jetë makthi i tyre i vërtetë...
Lufta e drogës në kufirin e SHBA-së dhe Meksikës ka përshkallëzuar, pasi aleancat kanë filluar trafikimin e njerëzve në të gjithë kufirin amerikan. Për të fituar luftën e hapur, agjenti federal, Met Grejvër ribashkohet me Alejandron energjik.
Miqësia me një robot sekret, e kthen jetën e një vajze të vetmuar në një aventurë mahnitëse. Të dy do të përballenme njerëz të këqij, robotë të ligj dhe me një armik të rrezikshëm.
Prindërit e dërgojnë Xhakobin në një konvikt të izoluar për të përmirësuar gjendjen e tij psikologjike. Por gjendja e tij përkeqësohet kur fëmijët në konvikt vdesin njëri pas tjetrit në mënyrë të çuditshme...
Një djalosh i ri zezak kishte një ëndërr për të fituar turneun e basketbollit Rucker Classic në Harlem por humbet ekipin nga rivali i tij më i madh. Ai kthehet me një ekip pensionistësh me përpjekjen e tij të fundit për të fituar.
Një djalë adoleshent i vendosur, përpiqet të pranohet te rojet e plazhit Hermosa,
duke kaluar sfida dhe duke krijuar marrëdhënie me të tjerët gjatë verës së vitit 1986.
Kur Frenk dhe Lindsi takohen rrugës për tek një dasmë, zbulojnë se kanë shumë të përbashkëta; të dy urrejnë nusen, urrejnë dhëndrin, urrejnë dasmën, urrejnë veten dhe të tjerët. Janë të dy njësoj të pakëndshëm dhe të mjerë.
Një grup të rinjsh ndërmarrin një aventurë për të vizituar pemën më të rrallë në botë, por ashpërsia e natyrës u kundërvihet dhe ata fillojnë të përballen me të vërteta të padëshiruara.
Douglas Brown është një yll filmash që po i bëhet shantazh nga dikush që nuk e njeh.
Ai punëson një detektiv privat për të zgjidhur gjërat. Por detektivi gjen njeriun e gabuar
Maxin, i cili është një shkrimtar që ëndërron të bëjë një film. Në fund, Maxi ka mundësinë
për ta bërë filmin. Për fat të keq, atij do t'i duhet të vrasë dikë për këtë.
Ngjarja vendoset në vitin 2245, kur Dielli i Tokës rrezikon të shuajë krejt njerëzimin. 5 mercenarë udhëtojnë drejt një planeti të panjohur, në kërkim të një minerali të rrallë, që mund të zëvendësojë Diellin.