Kur heroit të ri, Shazamit, i ofrohet t'i bashkohet Ligës së Drejtësisë, ai heziton. Por kur rivalët e tyre, Shoqëria e Përbindëshave, e vendosin Ligën në rrezik, ai është i vetmi që mund t'i shpëtojë.
Një grup prej dy burrash dhe një grua planifikojnë grabitjen e shekullit para se një sinjal i transmetuar nga qeveria të zhdukë përgjithmonë aktet kriminale.
E sëmurë, Ana kthehet në Oregon për t'u lidhur me vëllanë, ndërsa njëkohësisht bëri zgjedhjen për t'i dhënë fund jetës së saj, duke përdorur aktin "Vdekja me Dinjitet".
Fundjava e një vajze të vogël në shtëpinë pranë liqenit me babanë e saj merr një kthesë të tmerrshme kur në duart e saj bie një objekt që kërkohej nga një grup kriminelësh të arratisur nga burgu.
Herët në fëmijërinë e saj, Jozefina Malone mësoi në mënyrën më të shëmtuar, se kishte vetëm një njeri të cilin ajo mund ta donte dhe t’i besonte: gjyshen e saj, Lidia Malone. Prej nevojës, në mënyrë të pavetëdijshme, në mënyrë të suksesshme, Jozefina veshi një maskë që të mbante njerëzit larg. Ajo krijoi një stil jetese, si udhëtare e përhershme në skajet e modës dhe elitës së muzikës, por duke e mbajtur veten të distancuar. Ndërsa Jozefina po shëtiste botën, boksieri në pension Xhejk Spir po jetonte në të njëjtin qytet me Lidian. Nuk kishte asgjë të fshehtë tek Xhejku. Përfshirë edhe faktin e vendimeve të tij të gabuara për jetën e tij private. Por për Jozefinën dhe Xheikun, ekzistonte i njëjti person që i donte të dy. Një person i cili diti t’i udhëheqë drejt lumturisë. Dhe një person që e kishte synim këtë gjë. Edhe nëse do t’i duhej ta linte këtë gjë si kërkesë në testamentin e saj.
Një eksplorim intrigues i joshjes dhe e dashurisë së ndaluar, një përrallë tërheqëse dhe pasionante e arratisjes së një njeriu nga ferri i tij personal, ndërsa përpiqet të fitojë të pamundurën: faljen dhe dashurinë.
Në mesin e viteve 1950, një vajzë me emrin Fei dhe një folës i radios i quajtur Everet, zbulojnë një sinjal të
çuditshëm në radio që mund të ndryshojë të ardhmen e qytetit të tyre përgjithmonë.
Linda zotëron një sallon thonjsh me akrilik. Biznesi i saj do të kërcënohet nga konkurrenca me hapjen e një salloni të ri pikërisht nga ish shoqja e saj e ngushtë. Një konkurs i ndershëm mes salloneve do t'i vendosë pikat mbi i.
Dy shokë, mbledhës të huave, shtyhen në një situatë shumë të rrezikshme, ku vihen në ndjekje të banditëve të ndryshëm, ndërkohë ju duhet të shmangin një shef hakmarrës.
Pipa fillon karrierën e saj si një agjente policie përkrah mentorit të saj, detektivit të diskutueshëm Francisco Juánez. Së bashku ata duhet të zgjidhin vrasjen e dhunshme të një vajze 19 vjeçare.
Shokët Skot dhe Emili, shkojnë tek shtëpia e gjyshes së Skotit, dhe papritmas zbulojnë një krijesë misterioze, Rufusin, dhe magjistarin Abot, në një dhomë sekrete. Ata kanë një mision: me ndihmën e një libri magjish të vjetër, ata duhet të mbledhin disa elementë për të bërë një pluhur magjik që të shpëtojnë botën e tyre, një botë magjike. Megjithatë, ata kalojnë në vështirësi të ndryshme kur tre shërbëtorë të këqij me fuqi misterioze, duan të marrin librin magjik për të cilin mendojnë se kthen gjithçka në flori.
Tre vjet pasi dëshmon vrasjen e të fejuarës së tij, Sam qëndron i arratisur duke ruajtur veten e tij deri sa sheh në kinema Pariziene një aktore që i ngjan shumë dashurisë së tij të vdekur. Përfundimisht gjen të vërtetën për të fejuarën e tij.
Kur një adoleshente rebele fillon një udhëtim të vetëm veror për t'u lidhur me rrënjët e saj, ajo e gjen veten në një botë të re, të përgatitur për udhëtimin e jetës së saj kur zbulon se e kishte në vetëvete gjatë gjithë kohës.
Duke u përballur me një shtatzëni të paqëllimshme dhe mungesën e mbështetjes vendore, Autumn dhe kushërira e saj, Skajler, vendosin të nisen në një udhëtim në Nju Jork mbushur me miqësi, trimëri dhe dhembshuri, për t’i dhënë asaj ndihmën që i nevojitet.
Një doktor, i marrë me sy të keq, dhe familja e tij mbahen peng në shtëpinë e tyre, nga dy kriminelë në arrati. Por një grabitje e shkuar jo sipas parashikimeve i detyron ata të kërkojnë ndihmë mjekësore të menjëhershme.
Pasi një takim policor e ndan Advetin nga e dashura e tij, disa vite më vonë ai merr përsipër një mision vrasës, ndërkohë që një polic po aq hakmarrës e ndjek hap pas hapi.
Timi fton gabimisht për një fundjavë në Hauai vajzën e çmendur, që njohu para disa muajsh, në vend të bukuroshes së tij të ëndrrave. Ç'telashe do të sjellë në jetën e tij kjo ngatërrese vrastare?
Kur ndalesa rutinë e një makine, rezulton në vdekjen e pashpjegueshme dhe mizore të kolegut të saj polic, Reneja është e vetmja që arrin të shikojë pamjet e incidentit. Ndërsa sulmet ndaj policëve shtohen, ajo përpiqet të kuptojë forcën e mbinatyrshme që qëndron pas tyre.
Ndjenjat e papritura lindin mes një djali dhe rivales së tij në boks dhe kjo gjë sjell ndryshimin e gjithë planit të tij për finalen e shumëpritur kundra saj.
Frymëzuar nga historia e jashtëzakonshme e Elisa Xhirotos. Gruas, që bëri gjithçka, që ti linte vajzës
18 dhurata për ditëlindjet e saj, pasi zbuloi që nuk do mund të kalonte shumë kohë me të.