Kur gazetarja e re dhe e suksesshme Xhemi zbulon se motra e saj ka vdekur në rrethana vdekjeprurëse, ajo udhëton në Singapor për të zbuluar të vërtetën. Ajo atje duhet të përballet me një djall i cili përdor teknologjinë e fundit për të përmbushur një profeci antike...
Gladiatori i tërhequr Juda Ben Hur ndihmon një grup të rinj vullnetarësh për drejtësi me qëllim që të largojnë një herë e mirë Romakët nga tokat e tyre...
Maturantët Logan dhe Blejk pregatiten për pushimet më fantastike të verës, teksa ata udhëtojnë për në qytetin e bukur dhe ekzotik të Meksikës, Puerto Vajarta, duke shpresuar të lidhen me vajzat që pëlqejnë nga shkolla, por do të përjetojnë ndodhi dhe trazira që as nuk i kishin çuar nëpër mendje.
Historia e Elishkës dhe vajzës së saj, që fillojnë një jetë të re në një shtëpi të largët me 'babain e larguar për punë', siç thotë mamaja. Pasi zbulohet gënjeshtra, marrëdhënia e tyre fillon të zbehet. Në atë kohë, Shtriga mititke e Mesditës fillon të materializohet. Ajo po afrohet shumë dhe lind pyetja: është i vërtetë rreziku apo është gjithçka në mendjen e shkërmoqur të nënës?
Një vajzë e re agorafobike(frika nga njerëzit dhe turmat), e traumatizuar nga ngjarjet e së kaluarës, e gjen veten të ngecur dhe të tmerruar në shtëpinë e saj të re.
Çfarë duhet që të provosh të pamundurën? Bazuar në një histori të vërtetë. Historia e jetës dhe karrierës akademike të pionierit e matematicienit indian, Srinivasa Ramanuxhan. Një djalosh 25 vjeçar që ndërmerr një rrugë të gjatë për t'i dhënë kuptim gjithë njohurive të tij. Një rrugëtim i gjatë e i vështirë, Ramanuxhan mbështetet nga miku i tij, z.Hardi, i cili i qëndron pranë tij deri në fund në gjithë punën kërkimore.
Sprovë në Pënxhab: Një histori që tregon rreth abuzimit me drogën, në veri të shtetit të pasur të Indisë, Pënxhab. Në thelb tregohet se si të rinjtë i janë nënshtruar drogës në masë të madhe dhe se si kjo e çon vendin në rënie socialo-ekonomike.
Pasi disa të armatosur do të marrin peng fëmijët e pasur në një kamp, njëri nga fëmijët, i cili ka shpëtuar nga duart e rrëmbyesve do duhet që të shpëtojë miqtë e tij.
Kur një xhepist dhe një ish-agjent i CIA-s nisin një mision anti-terroristë në Francë, ata zbulojnë se persona të shteti fshihen pas akteve terroriste dhe...
Xhulia është një pilote e garave GT. Kur babai i saj ndërron jetë, çdo gjë në jetën e saj merr një drejtim tjetë. E vetmja shpresë për të është vëllai i saj i madh, një i droguar, ish-pilot e kampion i reilit.
Ajo që duhet të ishte një fundjavë e mbushur me mësime dhe qejf, shndërrohet në diçka të tmerrshme pasi një grup kapet nga një hordhi personash të tmerrshëm.
Kur galaktika është në rrezik nga shkatërrimi i çdo planeti të saj prej një shkencëtari të çmendur, një mekanik dhe shoku i tij më i ri robot do të bashkohen me një skuadër heronjsh. Së bashku do të bashkojnë forcat për të mposhtur të këqijtë e do të shpëtojnë galaktikën.
Në një emision në lidhje me bursat dhe me tregtinë e aksioneve do të krijohet një situatë e pakëndshme, kur një investitor do të shfaqet në emision me një armë dhe duke marrë peng prezantuesin e shfaqjes.
Një histori e zhvilluar kohët e fundit në Mumbai tregon historinë e një vrasësi serial Ramana, I cili inspirohet nga një vrasës serial famëkeq Raman Raghav. Fiksimi I tij I çuditshëm me Raghavin, një polic i ri rritet teksa e ndjek pa e ditur atë dhe shpesh krijohen situata ku të dy vihen ballë për ballë me njëri-tjetrin.
Një burrë lufton për të shpëtuar pasi e gjen veten të ngecur në një ferme fshati të banuar nga krijesa djallëzore që ruhen nga një kujdestar misterioz.
"Konspiracion Besimi" : Një letër e vjetër që ka udhëtuar përtej oqeanit shumë kohë më parë, gjendet në Jutland. Letra është e vështirë të deshifrohet, por kur hetuesi danez nga Sektori Q e merr, personalitetet e çuditshme në sektor gjejnë një kënd të ri dhe mundohen të zbulojnë dhe një tjetër çështje të vjetër dhe të ligë edhe pse pistat ishin të pakta.
Pasi një familje lëviz në një shtëpi të vjetër Viktoriane, ata zbulojnë një sënduk në papafingo, që përmban gjëra antike të kontrolluara nga një shpirt keqdashës. Pasi gjërat antike fillojnë të zotërojnë trupin e të gjithë pjesëtareve të familjes, shpirti bëhet më i fortë, i vendosur me çdo kusht të rrëmbej fëmijët.
Një grup lojtarësh on-line ftohen të provojnë një realitet virtual të video lojërave, por gjërat marrin një kthesë për keq kur këta mjeshtëra zbulojnë se në fakt, ata duhet të luftojnë për jetët e tyre.
Pas shpërthimit të një virusi i cili fshin shumicën e popullsisë njerëzore, një vajzë e re, dokumenton jetën e re të familjes së saj në izolim dhe mundohet të mbrojë motren e saj të infektuar.