Mo Dajmond është një pastrues parash në Nju Jork i cili zgjohet pa kujtesë dhe me miliona dollarë të thata dhe drogë. Ai kërkon rrugët në kërkim të përgjigjeve ndërkohë që përpiqet t'i shmanget një bande të dhunshme dhe disa policëve të korruptuar.
Një aktor i venitur televizioni dhe dublanti i tij përpiqen të arrijnë famë dhe sukses në industrinë e filmit përgjatë viteve të fundit të Periudhës së Artë të Hollivudit në vitin 1969, në Los Angeles.
Nata e martesës së Grejsit merr një kthesë djallëzore kur aktet eksentrike të familjes së saj të re e detyrojnë të marrë pjesë në një lojë të tmerrshme.
Nëse është zbatuar ligji nuk do të thotë që është vënë drejtësia në vend. Ky është gjyqi kundër një regjisori të famshëm të "Bollywood" pasi ai akuzohet për përdhunim nga një anëtare e ekipit të xhirimeve.
Nata e paharrueshme e jetës së oficerit të LAPD-së, Ray Mandel dhe fillestarit Nick Holland i cili mëson për jetën e të qënurit polic në një natë të vetme, të mbushur me aksion, vrasje, ndjekje, dhe të papritura që ai nuk do t'i kishte imagjinuar kurrë.
Një vepër zemërgjerësie nxit gjithmonë një tjetër. Kjo është historia se si një postieri i papërgjegjshëm në bashkëpunim me një druvar të vetmuar dhe një mësuese të re sollën paqen dhe harmoninë në një qytet dhe krijuan një nga traditat më të bukura dhe të njohura në botë.
Një rrugë hakmarrjeje i drejton një vrasës famëkeq dhe një njeri ligji drejt një qyteti fanatikësh, ku përveç peripecive të tjera, do të derdhet edhe gjak.
Billi shqetësohet për ngrohjen globale dhe ndotjen e ajrit dhe mundohet të gjejë një zgjidhje.
Mundësia më e mirë është energjia bërthamore dhe Billi me ekipin e tij mundohen të krijojnë reaktorin bërthamor më të fuqishëm, të sigurt dhe pa asnjë ndotje, por kur politika hyn në mes gjërat nuk shkojnë sipas pritshmërive.
Njëzetë e shtatë vjet pas përballjes së parë me Pennywisen e tmerrshëm, Grupi i Dështakëve është rritur dhe e ka lënë pas të shkuarën, deri sa një telefonatë shkatërruese i kthen edhe një herë pas.
Një stuhi e parakohshme në prag të Krishtlindjes e mbulon qytetin me borë. Një vajzë e guximshme zbret nga treni i bllokuar, duke nisur një zinxhir ngjarjesh që do të ndryshojnë mjaft jetë. Gjatë tre ditëve të ardhshme, jetët e shumë njerëzve do të turbullohen, shumë marrëdhënie do të prishen ose qartësohen... Është Krishtlindje nën dëborë!
“I lutem Zotit ç’do ditë që ta ç’bëjë.” Kjo ishte dëshira e detektivit Xhek Radklif, pas një tragjedi e tmerrshme shkatërroi familjen e tij. Gjëra të çuditshme fillojnë të ndodhin dhe Xhek kupton që mund të ketë dhe një mundësi tjetër për të shpëtuar njerëzit e tij të dashur.
Agjenti i Shërbimeve Sekrete Mike Banning kërkohet për vrasjen e mbetur në tentativë të Presidentit dhe i duhet t'i shmanget FBI-së, teksa përpiqet të zbulojë kërcënimin e vërtetë.
I sapodalë nga burgu, Pat kthehet në biznesin e tij të klubit të natës. Edhe pse mirë nga gjendja financiare, ai nuk resht së menduari për njeriun që e futi në burg dhe shkon në Marbela për të gjetur Frenk Herris dhe për të kryer hakmarrjen e tij.
Billi kërkon zgjidhje për zhdukjen e përhershme të poliomielitit, sëmundje që prek shumë vendet e varfra me epiqendër në Nigeri.
Në fillim shpërndarja e vaksinës shkon mirë por trazirat dhe problemet në vend i shkaktojnë vështirësi Billit.
Qyteti i Mt. Moriah pushtohet nga Marta, një fantazmë që kthehet për të ndjekur adoleshentët dëshmitarë të vdekjes së saj në fëmijëri gjatë lojës "Fantazma në varreza".
Gustav, është një adoleshent problematik, por duket sikur gjërat marrin një kthesë për mirë, kur ai e gjen veten në një marrëdhënie seksuale me njerkën...
Në gusht të 1966, në një plantacion në Vietnam të quajtur Long Tan, 108 ushtarë të rinj dhe pa përvojë nga Australia dhe Zelanda e Re luftojnë për mbijetesë kundrejt 2500 ushtarëve të Vietnamit verior dhe vietkong.
Pas një grabitjeje në Paris, pesë hajdutë arratisen në Tajlandë për të shijuar jetën e luksit. 15 vjet më vonë, partneri dhe shoku i tyre i vjetër i ndjek për të marrë pjesën që i takon.
Një gjahtar kafshësh ka prenotuar një udhëtim në një anije transportuese mallrash me një tufë kafshësh ekzotike të rrezikshme të marra nga Amazona, duke përfshirë një xhaguar të bardhë - bashkë me një vrasës politik që po ekstradohet në mënyrë sekrete në Amerikë. Pas dy ditësh udhëtim, vrasësi arratiset dhe lëshon të lira kafshët në anije, duke krijuar kaos.
Historia e vërtetë e një zyrtare britanike që ekspozoi informacione qeveritare në shtyp për një mision të jashtligjshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Sigurisë për të shtyrë Këshillin e Sigurisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për votimin e sulmit në Irak në vitit 2003.