Gjyqet dhe triumfet e Maltit, një e mbijetuar nga një sulm acid. Nga hetimi i sulmit deri në proceset gjyqësore, trajtimi mjekësor deri tek shërimi emocional. Chhapaak është historia e shpirtit të pashtypur njerëzor.
Tashmë në vit të fundit, Elle ka një marrëdhënie në distancë të gjatë me të dashurin e saj Noah, bën aplikimet për kolegj dhe krijon një miqësi të re me një shok klase simpatik që mund të ndryshojë gjithçka.
Çak, një djalë që ka humbur për disa vite në një ishull, kthehet në shtëpi dhe bisedon me një gazetare për jetën e ishullit si edhe për shokët që njeh aty.
Shaun dhe Gus sapo janë kthyer në Santa Barbara për të ndihmuar shefin e tyre por e gjejnë veten jo të mirëpritur në klinikën ku është shtruar shefi Lesli. Ata do bëjnë të pamundurën për të zbuluar sekretet e errëta në korridoret e saj.
Një gjahtar me metoda të përmirësuara të gjahut, e jeton jetën e tij i izoluar në një strehë që mbron kafshët e egra, përfshihet në një lojë vdekjeprurëse mes maces dhe miut, ku ai dhe Sherifja e zonës vendosin të ndjekin një vrasës të egër i cili mund të ketë marrë peng vajzën e tij vite më parë.
"Lusi Neal është hedhur në lojë, kur përflitet se është shumë e frenuar nga ish i dashuri i saj. Në përpjekje për ta ndryshuar këtë, Lusi krijon një listë mjaft të çuditshme, që do ta dërgojë atë në një turbullirë dhe në një udhëtim befasues të gjetjes së vetvetes, miqësisë dhe dashurisë së re."
Pesë ushtarë amerikanë janë caktuar për të ruajtur një kështjellë franceze në fund të Luftës së Dytë Botërore. Aty, ata hasin një armik të mbinatyrshëm shumë më të tmerrshëm se ata që shihen në fushën e betejës...
Një grup mercenarësh shekullorë, të gjithë të pavdekshëm dhe me aftësinë për t’u vetëshëruar, zbulojnë se dikush e ka mësuar kush janë dhe ata duhet të luftojnë për të mbrojtur lirinë e tyre.
Kur Nilsi i pakujdesshëm dhe shoqëruesja e nderit Sarah takohen rastësisht në një dasmë në Palm Springs, gjërat ndërlikohen pasi ata nuk janë në gjendje të shpëtojnë nga vendi, vetja dhe njëri-tjetri.
Kur Edna, matriarka e vjetër dhe vejushë e familjes, zhduket, vajza e saj Kei, dhe mbesa Sem, shkojnë tek shtëpia e vjetër e familjes për ta gjetur. Pas rikthimit të saj, filluan të venë re një prezencë të çuditshme që pushton shtëpinë dhe trupin e Ednës.
Në një të ardhme, ku teknologjia dhe qenia njerëzore kanë ndryshuar, mendja dhe trupi pushtohen me forma më mizore, të cilat shpesh, kërkojnë edhe zgjidhje më radikale.
Viti 2038. George Almore është duke punuar në një IA të vërtetë të ekuivalentit njerëzor. Prototipi i tij i fundit është pothuajse gati. Kjo fazë e ndjeshme është gjithashtu më e rrezikshmja, sidomos pasi ai ka një qëllim që duhet të fshihet me çdo kusht: të ribashkohet me gruan e tij të vdekur.
Në vitet që pasuan nga humbja e vëllait të saj vokalist në një aksident me makinë, në jetën e saj vjen një talent në kitarë, i cili lë të spekulohet se ai mund të jetë një rimishërim i vëllait të saj të ndjerë.
Bharati vuan nga një çrregullim i rrallë i quajtur Sindroma e Bukuroshes së Fjetur (sindroma Kleine-Levin), e cila i shkakton përgjumje të tepruar dhe e bën atë të flejë minimalisht 18 orë në ditë. Në ato gjashtë orë të mbetura për të jetuar, atij i duhet të përballet me të papriturat e jetës, mes të cilave, edhe me një klan mafioz që bën trafikimin e qelizave vezë për gratë infertile.
Jeta e vërtetë e një prej baballarëve themelues më të mëdhenj të Amerikës dhe sekretarit të parë të thesarit, Aleksander Hamilton, e kapur live në Broadway nga Teatri Richard Rodgers me kastin origjinal të Broadway.